AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Financimi i hendekut në infrastrukturë

Thomas MaierngaThomas Maier
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Infrastruktura urbane e Tiranës parë nga mali i Dajtit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Infrastruktura, – nga rrugët dhe hekurudhat te portet dhe urat – dhe zhvillimi ekonomik shkojnë së bashku. Kjo është arsyeja përse institucionet ndërkombëtare të financimit duhet t’i përgjigjen thirrjeve për investim më të madh për të ndihmuar mbylljen e një “hendeku infrastrukture” në shkallë globale me vlerë 1 trilion dollarë.

Infrastruktura urbane e Tiranës parë nga mali i Dajtit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Infrastruktura urbane e Tiranës parë nga mali i Dajtit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Shansi ynë më i mirë për të përmbushur nevojat në rritje të botës për infrastrukturë është të përdoren marrëdhëniet unike të bankave të zhvillimit me qeveritë dhe sektorin privat për të koordinuar përgjigjen tonë.

Merrni në konsideratë, për shembull, progresin që po ndihet në tregjet në zhvillim. Në vitin e shkuar, Grupi  i Bankës Botërore, Banka Aziatike për Zhvillim (ADB), Banka Ndër-Amerikane për Zhvillim (IADB), Banka Afrikane për Zhvillim, Banka Europiane për Investim dhe Banka Europiane për Rikonstruktim dhe Zhvilim (EBRD) kanë krijuar “lehtësirat e përgatitjes së projektit” (PPF) për të përmirësuar cilësinë e projektit të zhvillimit, ndërsa forcohen gjithashtu kapacitetet vendore të nevojshme për të siguruar rezultate që zgjasin.

PPF-të e ndryshme që kanë nisur nga puna mund të veprojnë si një model për zyrtarët publikë në tregjet në zhvillim që të rivalizojnë me njëri-tjetrin. Projekti i Përgatitjes së Lehtësirave për Infrastrukturën, lançuar nga EBRD vitin e shkuar, është një shembull: duke përdorur “konsulentë kornizë” të zgjedhur më parë, lehtësia mundëson përgatitjen e projekteve të cilësisë së lartë si për projektet e sektorit publik dhe për partneritetet e sektorit privat (PPP). Ky fokus i dyfishtë është i rëndësishëm: financimi i sektorit privat është themelor, por sektori publik ende financon rreth 90% të të gjithë investimi botëror në infrastrukturë.

Një tjetër inovacion është “Laboratori online PPP-ve të njohura”, i lançuar në qershor me ndihmë nga bankat multilaterale të zhvillimit. Laboratori është “një dyqan me shumë shërbime” për këdo që kërkon burime PPP.

Pastaj është Sistemi Ndërkombëtar i Mbështetjes së Infrastrukturës (IISS), një mjet online i mbështetur direkt nga disa institucione financiare gjatë fazës fillestare në vitin 2015 dhe në fillim të 2016. Ideja është të ndihmohet sektori publik të reklamojë projektet dhe që sektori privat t’i vlerësojë ato, me synimin e përmirësimit të cilësisë, vazhdimësisë dhe procesit transparent. Ndryshe nga një PPF, IISS punon si një formë standarde dhe mund të tërheqë entitete të sektorit publik kudo në botë.

Por çdo sistem është aq i mirë sa pjesëmarrësit e tij. Duke iu përgjigjur nevojës për mësim më sistematik dhe më standard, Grupi i Bankës Botërore, mbështetur nga ADB, IADB, EBRD, dhe Banka Islamike për Zhvillim, kanë licencuar një Program të ri Global Certifikimi për Profesionistët e PPP. Zyrtarët e tregut në zhvillim do të fitojnë licencim duke treguar se kanë aftësi për të aplikuar dijen e tyre praktikisht. EBRD synon të mbështesë trajnimin e një mase të madhe ekspertësh nga dhjetë shtete në rajonin tonë dhe ne besojmë se certifikata mund të bëhet aq e respektuar sa kualifikimi i mbajtur nga një Analist Financiar i Diplomuar ose një anëtar i Institutit të Menaxhimit të Projektit.

Vetëm pesë muaj më parë në Londër, ne mbajtëm një konferencë “Ditët e PPP) me mbështetjen e institucioneve të tjera multilaterale, G-20 dhe Kombeve të Bashkuara. Ne kishim shumë ekspertë – rreth 300 nga sektori publik dhe privat i 30 vendeve – në përpjekje për të ofruar një përgjigje për një pyetje të thjeshtë: “Çfarë duhet për të dyfishuar investimin privat në infrastrukturë në tregjet në zhvillim?”

Një mjet i dobishëm në këtë përpjekje është “Infraskopi” një indeks etapë krijuar nga Njësia e Inteligjencës së Ekonomistëve që vlerëson kapacitetin e vendeve të tregjeve në zhvillim nëpër rajonin Azi-Paqësor, Amerikë Latine, Afrikë, Europë Lindore dhe ish-republikat sovjetike në Shtetet e Pavarura të Komonuelthit për të zhvilluar PPP të qëndrueshme.

Një tjetër mjet është Qendra e re e Infrastrukturës Globale të G-20, që ndan praktikën e mirë ndërkombëtare dhe të dhëna gjithëpërfshirëse mbi infrastrukturë. Qendra ka një mandat 4-vjeçar të përqendruar mbi pesë zona madhore: një rrjet për të ndarë informacionin mbi projektet e infrastrukturës dhe financimit; të dhëna më të mira mbi investimin në infrastrukturë ; rekomandimet  e G-20 për huadhënien vullnetare; kapacitetin e zyrtarëve të qeverisë për të ndarë praktikat më të mira dhe një databasë që të bashkojë projektet e infrastrukturës me investitorë të mundshëm. Ne në institucionet financiare e shohim Qendrën si një plotësues të përpjekjeve tona dhe ne përshëndesim idenë e saj për një “platformë interaktive” duke përdorur rrjete sociale për të shkëmbyer dijen dhe ekspertizën.

Është e lehtë të tmerrohemi nga shumat e mëdha të nevojshme për të mbyllur hendekun mes infrastrukturës që bota në zhvillim ka dhe infrastrukturës për të mbështetur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Por krahasimi i botës sot me botën e një shekulli më parë, nxjerr në pah faktin se hendeku është më i ngushtë nga sa ka qenë. Ai do të ngushtohet edhe më shumë, ndaj ruajtja e fitimeve në zhvillimin global do të jetë përhapja e infrastrukturës duke ditur-si në tregjet në zhvillim në nivel lokal. Ne dhe institucionet tona partnere multilaterale kanë një detyrë të qartë, jo vetëm të rrisim ekspertizën tonë, por edhe ta ndajmë atë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Financing the Infrastructure Gap.

Etiketa: BankatBIRNcertifikataIndeksinfrastrukturaIvana DervishiLondërMaliPPPProject SyndicatePunarrjete socialeSHTiranëzhvillim
Tjetri
Rafineria e Cërrikut u dha me koncesion, por u shkri për skrap

Rafineria e Cërrikut u dha me koncesion, por u shkri për skrap

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.