AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Arrestohet për ryshfet drejtori i Bashkisë së Tiranës

Lindita ÇelangaLindita Çela
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bashkia e Tiranës. Foto kortezi: Xiquinho Silva/ Flirck

Gjelosh Progni, Drejtor i Auditit, akuzohet se mori 500 mijë lekë (3,600 euro) me premtimin se do të siguronte një vend pune, por u kallëzua nga aplikantja pasi kjo e fundit dyshoi se qe mashtruar.

Bashkia e Tiranës. Foto kortezi: Xiquinho Silva/ Flirck
Bashkia e Tiranës. Foto kortezi: Xiquinho Silva/ Flirck

Një drejtor i Bashkisë së Tiranës u arrestua nga policia sot (6 nëntor 2015) pas katër muajsh hetimesh mbi kallëzimin e një qytetareje që kërkoi punë dhe pagoi 500 mijë lekë për këtë vend pune, por doli e gënjyer nga drejtori, i cili ndërkohë refuzoi t’i kthejë paratë me argumentimin se “shefi” përgjegjës për sigurimin e punës e kishte gënjyer.

Gjelosh Progni, 38 vjeç, Drejtori i Auditit (kryeinspektor), pranë Bashkisë Tiranë,  është arrestuar mesditën e premtes për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Progni u kallëzua katër muaj më parë nga Valbona Bregu, e cila i tha policisë se e kishte paguar ryshfetin në dhjetor të vitit 2013 duke marrë para borxh, por Progni nuk ia kishte siguruar vendin e punës dhe nuk kishte arritur të kthente pas të gjithë shumën e parave.

Kallëzimi i Bregut i regjistruar në dosjen e prokurorisë thotë se Gjeloshi pati vajtur në një lokal më 25 dhjetor 2012.

“Gjatë bisedës së zhvilluar ai tha se kundrejt pagesës prej 500 ijë lekësh (3,600 euro), ai do të më fuste në punë te Bashkia Tiranë,” deklaroi Bregu para prokurorëve sipas dosjes hetimore.

Bregu i kërkoi vëllezëve emigrantë në Itali t’ia jepnin këto me urgjencë dhe paratë u transferuan dhe u paguan më 27 dhjetor 2012. Por në janar 2013, Bregu filloi të dyshojë se po mashtrohej. Pas këmbënguljeve të shumta, të Bregut, Gjeloshi pranoi të nënshkruajë një kontatë noteriale ku linte peng një apartament në këmbim të parave të ryfshetit.

Sipas kallëzimit, Bregu kërkoi bllokimin e hipotekës së apartamentit, i cili rezultoi se qe nën pronësinë e një shtetasi tjetër, i cili nuk kishte dijeni për kontratën noteriale.

Në dhjetor të vitit 2014, Progni ktheu një pjesë të parave të marra ryshfet një vit më parë dhe nënshkroi një kontratë të dytë noteriale për të njohur borxhin e mbetur me premtimin se do ta shlyente atë në mars 2015. Prokuroria thotë se ai nuk arriti ta shlyejë borxhin dhe Bregu kreu kallëzim.

Pas hetimeve, policia kreu arrestimin e tij si i dyshuar për veprën penale të  penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pagesa e ryshfetit në këmbim të vendeve të punës në sektorin publik është një fenomen i njohur në Shqipëri.

Etiketa: BashkiaEuroItaliKodit PenalParaPoliciaprokurorProkuroriaPunëryshfetSHshqipShqipëriTiranëValbona
Tjetri
Artistët bashkëkohorë shqiptarë luftojnë me mullinjtë e erës

Artistët bashkëkohorë shqiptarë luftojnë me mullinjtë e erës

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.