AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Artistët bashkëkohorë shqiptarë luftojnë me mullinjtë e erës

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Edhe pse në Shqipëri kryeministri është piktor dhe nuk nguron të prezantohet si i tillë, artistët ankohen që arti bashkëkohor promovohet dhe vlerësohet shumë pak – aq sa disave prej tyre i duket vetja si Don Kishoti.

Pikturat e artistit Gentian Shkurti, pjesë e viklit "Kthim në të ardhmen." | Foto nga : Ivana Dervishi
Pikturat e artistit Gentian Shkurti, pjesë e ciklit “Kthim në të ardhmen.” | Foto nga : Ivana Dervishi

Të shtunën e 31 tetorit, në Tiranë u hap Salloni i Artit Bashkëkohor, i cili mblodhi trembëdhjetë artistë shqiptarë nën moshën 40-vjeç në një ekspozitë të përbashkët të formave të ndryshme të artit nga pikturat, te fotot, instalacionet, videot dhe filmat.

Ekspozita e hapur në galerinë e Muzeut Historik Kombëtar vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës me Qendrën e George Pompidou në Paris, kuratorët e së cilës përzgjodhën grupin e artistëve, që pas ekspozitës në Tiranë do të prezantohen edhe në Francë.

“Salloni ka bërë bashkë artistë të mirë dhe të talentuar shqiptarë dhe gjithashtu përfshin personalitete të artit bashkëkohor në Francë,” tha për BIRN Gentian Shkurti, artist vizual që është prezantuar me dy punime, pjesë të ciklit “Back to the future” (Kthim në të ardhmen), i cili frymëzohet nga letërsia fantastiko-shkencore shqiptare e viteve 80’.

Ekspozita përfshinte artistët Endri Dani, Klodian Deda, Arbër Elezi, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Greta Pllana, Leonard Qylafi, Gentian Shkurti, Marina Sula, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro dhe Enkelejd Zonja.

Ekspozita e artistëve është mirëpritur nga publiku që vizitoi çeljen e Sallonit, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 9 nëntor.

“Aktivitete kulturore të këtij lloji janë shumë të nevojshme dhe të rëndësishme sepse bëjnë bashkë njerëz nga të gjitha shtresat. Po ashtu, ato shërbejnë si një frymëzim për ne artistët e rinj,” tha për BIRN Rubin Kadiu, një student i Universitetit të Arteve në Tiranë, gjatë vizitës në ekspozitë.

Një nga vizitorët e ekspozitës ka qenë dhe kryeministri Edi Rama, i cili vetëm pak ditë më parë hapi në Hong Kong një ekspozitë me vizatimet e tij të titulluar “Calendar Blossoms” (Lulëzimi i kalendarit).

“Një zhvillim i bukur në mbështetje të talenteve të këtij vendi me mbështetjen edhe të Qeverisë Franceze,” u shpreh Rama në rrjetin social Facebook pas vizitës në Sallonin e Artit Bashkëkohor.

Megjithëse e ndajnë vlerësimin e kryeministrit për ekspozitën, artistët pjesëmarrës në Sallon ankohen që ky aktivitet kulturor është një nga rastet e pakta kur artit bashkëkohor në Shqipëri i hapet një dritare për t’u promovuar.

“Artistët shqiptarë bashkëkohorë ngjajnë me Don Kishotë sepse këtu nuk ka skenë të artit bashkëkohor, si për shembull muze, galeri, kuratorë, kritikë që ta bëjnë këtë punë në mënyrë të mirëfilltë dhe të vazhdueshme,” tha Shkurti.

“Arti bashkëkohor në Shqipëri po kthehet në hobi, sepse nuk shitet, nuk promovohet dhe nuk merr vlerësimin e duhur,” shtoi ai.

Ilir Kaso, artist i veprës “Ëndërrimtarët e Realitetit”, i fokusuar te instalacionet dhe arti konceptual është dakord me Shkurtin, duke thënë që në vend ka shumë pak hapësira për të ekspozuar.

“Kjo ekspozitë është pozitive për mjedisin aktual të artit në Shqipëri, por do të doja që t’i kushtohej më tepër rëndësi talenteve të reja në vendin tonë pasi edhe unë vetë jam ekspozuar më tepër jashtë shtetit sesa në Shqipëri,” tha ai.

Etiketa: BIRNEdi RamaFacebookGaleriIvana DervishiKryeministri Edi RamambështetjeRamaSHshqipShqipërishqiptarestudentzhvillim
Tjetri
Rritet numri i viktimave nga zjarri në Bukuresht, arrestohet ish-kryebashkiaku

Rritet numri i viktimave nga zjarri në Bukuresht, arrestohet ish-kryebashkiaku

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.