AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dështon kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selia e UNESCO-s në Paris. Foto: UNESCO.

Kërkesa e Kosovës për t’iu bashkuar organit kulturor të OKB-së nuk ka marrë mjaftueshëm vota nga shtetet anëtare të UNESCO-s, për shkak të kundërshtimit të fortë nga Serbia dhe aleatët e saj.

Selia e UNESCO-s në Paris. Foto: UNESCO.
Selia e UNESCO-s në Paris. Foto: UNESCO.

Kosova nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme në një votim në konferencën e përgjithshme të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore në Paris të hënën që kërkesa e saj për t’u bërë anëtare e UNESCO-s të miratohej.

Kosova duhet të merrte 95 vota – dy të tretat e shteteve anëtare të UNESCO-s – në mënyrë që kërkesa e saj të miratohej.

Por vetëm 92 shtete votuan pro kërkesës së saj, 50 votuan kundër dhe 29 abstenuan.

Presidenti serb Tomislav Nikoliç e përshkroi votimin si një triumf për vendin e tij.

“Kjo është një fitore e justifikuar dhe morale në kushte pothuajse të pamundura,” tha Nikoliç.

“Kjo fitore nuk u arrit me para, por nëpërmjet vlerësimit që Serbia ka në botë. Kjo është gjithashtu një shenjë e qartë që ne nuk do të heqim dorë nga provinca jonë jugore,” shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi tha pas votimit se Prishtina do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe UNESCO-n.

“Për fat të keq, nuk morëm dot 2/3 e votave për të pasur shumicën e nevojshme,” shkroi Thaçi në Facebook.

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku tha se pavarësisht zhgënjimit, ai është i lumtur që shumë vende e mbështetën kërkesën e Prishtinës.

“Nuk ka problem. Ne thjesht po fillojmë. Të inkurajuar nga mbështetja e madhe. 92 vende pro,” shkroi Çollaku në Twitter.

Ambasadori i Beogradit në UNESCO, Darko Tanaskoviç, megjithatë u shpreh se Kosova nuk duhet të lejohet të aplikojë për anëtarësim sepse ajo është pjesë e Kosovës.

“Kosova nuk është shtet,” tha Tanaskoviç në një fjalim në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s.

Si Prishtina ashtu edhe Beogradi kanë lobuar fort pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në javët para votimit të UNESCO-s.

Beogradi nuk dëshiron që pretendimet e ish-krahinës së tij për pavarësi të pranohen nga organizatat ndërkombëtare.

Shumë nga manastiret dhe kishat më të rëndësishme ortodokse serbe ndodhen në Kosovë, duke përfshirë edhe kishat manastir të Graçanicës dhe Deçanit si  edhe kompleksi patriarkal në Pejë, të cilat tashmë janë në listën e vendeve të shpallura Trashëgimi Botërore nga UNESCO.

Beogradi e akuzon Prishtinën se ajo nuk po kujdeset si duhet për to dhe po bashkëpunon në shkatërrimin e disa prej vendeve.

Përpara votimit, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, premtoi se Prishtina do ta mbrojë trashëgiminë ortodokse serbe.

“Kemi pasur shqetësime nga Serbia në lidhje me kishat ortodokse serbe. Ne i kemi dhënë asaj të gjtiha garancitë tona se do të mbrojmë dhe kultivojmë kishat ortodokse serbe si në lidhje me pronën, ashtu edhe me aktivitete fetare,” tha Mustafa të hënën në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve AFP.

Aleatja e Serbisë, Rusia, megjithatë paralajmëroi se pranimi i Kosovës në UNESCO do të ishte një lëvizje politike që do të miratonte pretendimet e saj për pavarësi.

“Është e rëndësishme të shmangim politizimin e aktiviteteve të UNESCO-s, të cilat po i dëshmojmë aktualisht në përpjekjet për t’i dhënë Kosovës anëtarësimin,” tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov për mediat të premten.

Serbia nuk kishte të drejtë të ushtronte veton e saj ndaj kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në UNESCO, kështu që Kosova teorikisht ishte në gjendje t’i bashkohej UNESCO-s edhe pse ajo nuk është një shtet anëtare e OKB-së.

Etiketa: FacebookfitoregraGraçanicëHashim ThaçiIsa MustafaKosovaKosovëOKBParaPrishtinaRusiaSerbiaTwitterUNESCOVotavotim
Tjetri
Më 2014, u ulën “vrasjet” dhe “vrasësit”, por u rritën “të vrarët” (Infografik)

Më 2014, u ulën “vrasjet” dhe “vrasësit”, por u rritën “të vrarët” (Infografik)

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.