AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Drejtësia pas reformës, si ndryshon sistemi dhe Kushtetuta

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punëtore, duke pastruar gjatë Analizeë Vjetore të Drejtësisë në në Pallatin e Kongreseve në vtin 2015. | Foto nga : LSA

Paketa e propozuara e ndryshimeve kushtetuese rikompozon sistemin gjyqësor në Shqipëri, si dhe rolin e institucioneve të saj përbërëse dhe mbikëqyrëse.

Nje punetore, duke pastruar gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015, me teme "Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes", ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nA worker, during the Annual analysis of Reform in Justice in Albania in 2015, at Congresses Palace.
Një punëtore, duke pastruar gjatë Analizës Vjetore të Drejtësisë në Shqipëri 2015, me temë “Reforma në Drejtësi, Sfida e të Sotmes, Garancia e së Ardhmes”, në Pallatin e Kongreseve. | Foto nga : Malton Dibra

Rreth 73 për qind e gjyqtarëve shqiptarë kanë mbi 100 mijë euro pasuri-vlerëson një hetim i gjerë i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive mbi deklaratat e 399 gjyqtarëve të të gjitha shkallëve në Shqipëri. 35 për qind e gjyqtarëve të mësipërm deklarojnë se zotërojnë deri në 250 mijë euro pasuri dhe disa prej tyre mund të klasifikohen në listën e milionerëve shqiptarë.

Hendeku i thellë mes pagave dhe jetës së luksit të gjyqtarëve shqiptarë përbën një terren pjellor për perceptimin që publiku ka për sistemin e drejtësisë; prej vitesh qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare e klasifikojnë atë në krye të institucioneve të korruptuara në vend.

Përveç korrupsionit kronik, drejtësia shqiptare konsiderohet joeficiente dhe nën ndikimin e fortë të pushtetit politik në vend. Prej një dekade, reformimi i këtij sistemi ka qenë një kusht i përsëritur i Bashkimit Europian.

Reforma në drejtësi synon të ngrihet mbi një histori të gjatë dështimi në atë që mund të quhej shtet i së drejtës në Shqipëri dhe ka në thelbin e vet një dokument analitik që vijëzon profilin e errët të të gjithë sistemit.

Megjithatë, ky dokument është kthyer në udhërrëfyes për grupin e reformës, një proces i nisur vjeshtën e vitit 2014 dhe sot ka si produkt të parë një paketë të plotë të ndryshimeve kushtetuese, e cila pret opinionin e Komisionit të Venecias.

Ndryshimet kushtetuese, të prezantuara nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë ridizenjojnë nga e para gjithë sistemin e drejtësisë. Nëse këto ndryshime miratohen, Shqipëria do të ketë gjithashtu ndërhyrjen më të thellë në Kushtetutë, që prej miratimit të saj në vitin 1998.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese i jep përfundimisht Presidentit një rol honorifik në krye të shtetit, rikompozon funksionet e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, decentralizon institucionin e Prokurorisë dhe prezanton një formulë të re për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Reforma parashikon gjithashtu ngritjen e një komisioni 3-vjeçar me kompetenca kushtetuese, si antidot për korpusin e gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar.

Miratimi i reformës në drejtësi kërkon një shumicë të cilësuar prej 2/3 e votave në Parlament, por mazhoranca nuk ka mundur të sigurojë konsensusin e opozitës. Partia Demokratike e ka kundërshtuar deri më sot mënyrën se si po bëhet kjo reformë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim kapjen e sistemit të drejtësisë.

Në funksion të transparencës dhe në ndihmë të një debati për atë që konsiderohet krye-reforma e Shqipërisë, BIRN Albania do të publikojë një cikël intervistash me ekspertët e rëformës në drejtësi, me aktorë politikë të të dyja kaheve dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të cilët po e monitorojnë atë.

Paketa kushtetuese-Presidenti jashtë!     

Në pamundësi për të kthyer në vend ndryshimet e vitit 2008 që lanë hapur shtegun e zgjedhjes së një Presidenti partiak, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë ka vendosur të rrudhë kompetencat e tij mbi sistemin e drejtësisë. Në paketën e ndryshimeve kushtetuese që BIRN disponon, Presidenti nuk do të jetë më kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë-që pas reformës do të quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Presidentit i hiqet gjithashtu e drejta e dekretimit të gjyqtarëve të lartë dhe i mbetet si e drejtë ekskluzive zgjedhja e vetëm tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nga nëntë gjithsej. Kjo e kthen presidentin në një certifikues formal të emërimeve që do të propozohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por hartuesit e reformës mendojnë se kjo formulë i përgjigjet më mirë pozicionit kushtetues të presidentit dhe shmang përplasjet e tij me parlamentin.

“Kjo formulë është në gjendje të reduktojë ndjeshëm ndikimin politik në procesin e emërimit të anëtarëve të gjykatave të larta dhe do të rrisë cilësinë e tyre profesionale,” thuhet në materialin shpjegues të ndryshimeve kushtetuese.

Presidenti Bujar Nishani, në intervista të përsëritura për median ka mbajtur një mendim kritik ndaj procesit të reformës, për shkak se ai është mbajtur jashtë konsultimeve.

Ndërkohë, paketa e propozuar e ndryshimeve kushtetuese ndryshon kryekëput profilin e Gjykatës së Lartë, duke e kthyer atë në një shkallë të tretë brenda sistemit gjyqësor. Gjykatës së Lartë i hiqet gjithashtu e drejta që të funksionojë si shkallë e parë për funksionarët e lartë të shtetit.

“Gjykata e Lartë kthehet në një gjykatë karriere dhe integrohet plotësisht me sistemin gjyqësor. Jo më shumë se 20 për qind e anëtarëve të saj duhet të vijnë nga radhët e akademikëve të ligjit,” thuhet në dokument.

Paralelisht me Gjykatën e Lartë, reforma parashikon krijimin e një Gjykate të Lartë Administrative si shkallë e dytë dhe e fundit për çështjet administrative.  Drafti parashikon që kryetari i Gjykatës së Lartë të propozohet nga vetë anëtarët dhe mandati i tij do të jetë 5-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Së bashku me Gjykatën e Lartë, reforma ndryshon edhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe përcakton kritere të qarta për ta.

KLD dhe Prokuroria

Ekpertët e reformës në drejtësi propozojnë një riformatim tërësor të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që nis me ndryshimin e emrit. Ky organ do të quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe do të reduktohet në 11 anëtarë, nga 15 që janë aktualisht.

Gjashtë prej anëtarëve të KLGJ do të jenë gjyqtarë; 1 nga Gjykata e Lartë, dy nga gjykatat e Apelit dhe 3 nga shkalla e parë e gjyqësorit. Pesë anëtarët e tjerë të KLGJ do të emërohen nga Parlamenti me shumicë të cilësuar 3/5.

Reforma i është rikthyer modelit të qeverisë së gjyqësorit me kohë të plotë, duke gjetur edhe një zgjidhje në përputhje me kushtetutën. Në momentin që zgjidhen anëtarë të KLGJ, ata do të ndërpresin mandatin e gjyqtarit dhe pas përfundimit të mandatit do të kthehen në pozicionin e mëparshëm.

Roli i ministrit të Drejtësisë në KLGJ ka qenë gjithashtu një çështje e debatuar brenda grupit të ekspertëve, por në fund është vendosur që ai të mbetet anëtar, por pa të drejtë vote. Ministrit i hiqet gjithashtu e drejta ekskluzive e nisjes së procedimit disiplinor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ruan kompetencat në emërimin e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit si dhe propozon tek presidenti kandidatët për gjykatën e lartë. Ky këshill do të ketë në dorë vlerësimin e gjyqtarëve, transferimin dhe promovimin e tyre në detyrë. Kompetencat e KLGJ zgjerohen gjithashtu, duke marrë përsipër edhe një sërë funksionesh që aktualisht i kryen ministria e Drejtësisë.

Edhe pse deri më sot, KLD ka qenë organi më i lartë i gjyqësorit, reforma parashikon një hallkë të re që do të kontrollojë edhe Këshillin. Drafti parashikon ngritjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë, i cili do të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të KLGJ, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm si dhe Inspektoriateve.

Paketa e reformës i ndërpret në mes mandatin kryeprokurorit aktual, Adriatik Llalla ndërsa pasardhësi i tij do të jetë i detyruar të ndajë pushtetin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ky organ i ri do të jetë përgjegjës për emërimin, transferimin dhe disiplinën e prokurorëve.

“Ndarja e pushtetit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të ndikonte në rritjen e pavarësisë së brendshme të prokurorëve në raport me eprorët dhe të pavarësisë së jashtme,” thuhet në paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Sa i përket shkeljeve disiplinore, drafti parashikon ngritjen e një inspektoriati ndërkohë që i gjithë sistemi i ndjekjes penale parashikohet t’i nënshtrohet një decentralizimi të pjesshëm.

Komisioni “Antikorrupsion”

Ndryshimet strukturore janë vetëm njëra anë e medaljes për reformën në drejtësi; një  skanim i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve premtohet të realizohet brenda 3 viteve. Në draftin e reformës, ekspertët pohojnë se rishikimi në sistem i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve do të ketë në fokus uljen e ndikimit të krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të politikës mbi ta.

Dizenjuesit e reformës synojnë që sistemi i vlerësimit të bazohet mbi një sistem të fortë të deklarimit të pasurisë. Në qendër të këtij procesi vendoset një komision i posaçëm me kompetenca të forta, i cili do të ketë në fokus pasuritë e gjyqtarëve, gjurmimin e lidhjeve të tyre me krimin e organizuar dhe aftësitë e tyre profesionale.

“Në rast se rezultati i këtyre tre testeve del negativ, komisioni do të dalë me një vendim që varion nga detyrimi i gjyqtarit për t’u rikthyer në shkollën e magjistraturës, deri në largimin e tij nga detyra,” thuhet në draft.

Komisioni i pavarur do të ketë një mandate 3-vjeçar, që ekspertët e kanë përcaktuar nga 1 janari 2016-31 dhjetor 2019. Gjithsesi, ky afat pritet të shtyhet nëse paketa e ndryshimeve kushtetuese nuk miratohet brenda vitit 2015.

Anëtarët e këtij komisioni do të kenë statusin e Gjykatës së Lartë dhe do të jenë nën vëzhgimin e rreptë të ndërkombëtarëve në misionin e tyre për spastrimin e gjyqësorit shqiptar.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik LlallaAnalizëBIRNBIRN AlbaniaBujar NishaniDibraDrejtësiaEdi RamaEuroGjykataGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarHetimkandidatëtKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKompetencaKorrupsionkryetarkushtetueseParaparlamentPartiaPartia DemokratikeprokurorProkuroriaPunëRamaraportReformashqipShqipëriShqipëriashqiptareVendim
Tjetri
Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund ta shkatërrojnë Shqipërinë

Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund ta shkatërrojnë Shqipërinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.