AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kosova shpall ditë zie për viktimat e sulmeve terroriste në Paris

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Atifete Jahjaga | Foto nga : Visar Kryeziu/AP

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga shpalli të dielën ditë zie në Kosovë për sulmet terroriste në Paris ku u vranë 129 persona.

Atifete Jahjaga | Foto nga : Visar Kryeziu/AP
Atifete Jahjaga | Foto nga : Visar Kryeziu/AP

Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës,” thuhet në njoftim.

Me vendim të Jahjagës do të ulen në gjysmështizë flamujt në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës brenda e jashtë vendit.

Në sulmin për të cilin përgjegjësinë e mori ISIS-i janë vrarë 129 persona, ndërsa janë sulmuar gjashtë vende në kryeqytetin francez.

Sulmet e sw premtes nw Paris pasojnë sulmin terrorist kundwr gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo” nw Janar, kur u vranw 12 persona.

Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte zyrtari i parë kosovar që reagoi ndaj sulmeve të sw premtes në Paris.

“Jemi të shokuar me sulmet në Paris ku po raportohet për shumë viktima. Kosova lutet për familjet dhe popullin francez sonte”, shkroi Thaçi në profilin e tij në Facebook, të shoqëruar me një flamur të Francës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se nuk ka kosovarë të lënduar nga sulmet në Paris.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe sipas informacioneve të deritashme të zyrtarëve të MPJ-së, nuk ka konfirmime se ndonjë qytetar i Kosovës është plagosur në sulmet në Paris,” thuhet në komunikatën e MPJ-së.

MPJ-ja njofton se qytetarë të Kosovës kanë telefonuar në ambasadën në Francë për të mësuar për të afërmit e tyre me të cilët nuk kanë mundur të kontaktojnë pas sulmeve.

“Gjithashtu, një numër i qytetarëve të cilët mbrëmë nuk kanë arritur të kontaktojnë me familjarët e tyre që jetojnë në Paris, po telefonojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Paris për të pyetur për ndonjë informatë në lidhje me ta,” vijon komunikata e MPJ-së.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme kosovarët po interesohen më shumë nëse mund të udhëtojnë drejt Francës.

“Qytetarët tanë po thërrasin në numrin e emergjencës të Ambasadës së Kosovës në Paris kryesisht për të pyetur nëse mund të udhëtojnë nga Parisi për Prishtinë apo anasjelltas dhe se a janë të hapur kufijtë për udhëtim në  Francë,” tregon komunikata.

Pas sulmeve të djeshme në Paris që lanë shumë të vrarë, Franca shpalli gjendje emergjente., ndërsa sulmet u dënuan nga zyrtarë kosovarë dhe subjekte politike të vendit.

MPJ-ja njofton se ambasada në Francë po ndjek me vëmendje gjendjen e krijuar pas sulmeve.

“Ambasada në Francë i ka përcjellë me kujdes të gjitha zhvillimet në Paris dhe mbetet në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Kosovës në rast nevoje,” përfundon komunikata.

Marrë nga Kallxo.com

Etiketa: Charlie HebdoFacebookFrancaHashim ThaçiISISJahjagaKosovaKosovëPunëTerroristVendimviktima
Tjetri
Gjobat e reja tatimore mund të jenë në shkelje të së drejtës Europiane

Strazburgu, 5.3 milionë euro “gjobë” Shqipërisë për pronat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.