AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Ekspozita fotografike i kthen ngjyrat portreteve të fëmijëve me sindromën Down

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Kultura, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eta në rolin e Motrës Tone, pikturë e Kol Idromenos. Foto nga Soela Zani.

Ndërthurja e pikturave të famshme dhe fëmijëve të sindromës Down në Shqipëri rezultoi një ekspozitë e goditur për sensibilizimin e publikut se këta fëmijë janë “plot ngjyra nga brenda” dhe jo “bardhezi” siç janë portretizuar zakonisht.

Eta në rolin e Motrës Tone, pikturë e Kol Idromenos. Foto nga Soela Zani.
Eta në rolin e Motrës Tone, pikturë e Kol Idromenos. Foto nga Soela Zani.

Një artiste shqiptare, Soela Zani, ka përdorur pasionin e saj, fotografinë, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut ndaj një çështje sa të ndjeshme, aq edhe të panjohur në Shqipëri, fëmijëve të sindromës Down.

Ekspozita “Edhe unë jam një vepër arti” e çelur më 6 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar u organizua në kuadër të muajit tetor të ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.

Përmes rikrijimit të tablove të piktorëve të famshëm shqiptarë dhe botërorë si Kol Idromeno, Joshua Reynolds, Edouart Manet, Peter Paul Rubens dhe Pablo Picasso, fotografja Soela Zani ka vënë në qendër të objektivit të aparatit të saj 14 fëmijë me sindromën Down në Shqipëri.

“Disa fotografë zgjedhin t’i përshkruajnë në foto këta fëmijë duke i dhënë nota dramaciteti dhe duke luajtur me nuancat bardhezi, por këndvështrimi im për ta mori ngjyra kur u njoha më afër,” tha për BIRN Soela Zani, fotografja që prej 7 vitesh punon me subjektin e familjeve dhe fëmijëve.

“Çdo fëmijë është i bukur, por këta fëmijë janë edhe më të bukur. Për më tepër që arti e përcjell mesazhin më bukur se çdo mjet tjetër komunikimi,” shtoi ajo.

Një risi për nga zhanri fotografik sensibilizues, ekspozita e hapur në bashkëpunim me shoqatën Down Syndrome Albania, është mirëpritur shumë mirë nga publiku.

“Krenohemi me fëmijët tanë përmes punës suaj të mrekullueshme,” u shpreh nëna e një prej modelëve të vegjël që pozoi për fotografinë  e frymëzuar nga vepra “Master Bunbury” Joshua Reynolds.

“Jam e lumtur që ideja pati një impak te publiku. Besoj se paragjykimet ndaj fëmijëve të sindromës Down po bien dhe mentaliteti i shoqërisë është zhvilluar në këtë aspekt,” tha për BIRN Zani.

“Megjithatë këta fëmijë kanë nevojë për gjithëpërfshirje më të madhe në shoqëri dhe t’u ofrohet mundësia e punësimit pas moshës 18-vjeçare”, shtoi ajo.

“Ekspozita është ndër aktivitetet e vetme që mbetet në mendjen e njerëzve dhe në kujtesën e tyre sepse godet përmes imazhit,” tha për BIRN, Flavia Shehu, koordinatore e Qendrës së Arritjeve dhe Zhvillimit pranë Down Syndrome Albania.

“Ndër problematikat e fëmijëve me sindromën Down në Shqipëri është se ata nuk përfshihen në aktivitete të shumta dhe duhet t’i jepet terren për të treguar se dinë të angazhohen seriozisht në tema të caktuara,” shtoi ajo.

Ekspozita “Edhe unë jam një vepër arti” qëndroi e hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri më datë 16 nëntor.

Etiketa: BIRNmasterPunëshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Refugjatët i tremben mbylljes së kufirit të BE-së pas sulmeve në Paris

Refugjatët i tremben mbylljes së kufirit të BE-së pas sulmeve në Paris

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.