AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Refugjatët i tremben mbylljes së kufirit të BE-së pas sulmeve në Paris

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pas sulmeve të Shtetit Islamik në Paris, ku mbetën të vrarë të paktën 129 persona, shumë refugjatë në kryeqytetin serb përgjatë rrugës për në Europën Perëndimore tani i tremben mundësisë që vendet e BE-së të mbyllin kufirin.

Një refugjat fle në një stol parku në Beograd. Foto nga Filip Avramovic
Një refugjat fle në një stol parku në Beograd. Foto nga Filip Avramovic

“Ne jemi të trembur se ata do të mbyllin kufirin tani. Por nuk i trembemi terrorit më. Çdo fshat në Siri është më keq se në Paris… nuk kemi shumë për të humbur,” tha një 17-vjeçar sirian i quajtur Mossa për BIRN në Beogradin qëndror.

Mossa tha se ai dhe disa miq të tij sirianë do të drejtohen për në kufirin kroat dhe se shpresojnë të mund të arrijnë Europën Perëndimore.

Shumë refugjatë i tremben mundësisë së mbylljes së kufirit në BE pas sulmeve të së premtes në Paris.

Media raportoi në fundjavë se një burrë me pasaportë siriane që u gjend në një nga skenat e krimit në sulmet e Parisit kishte kaluar përgjatë Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë në tetor, duke u shtirur si refugjat.

Kjo bëri që politikanët e krahut të djathtë në të gjihtë BE-në të bëjnë thirrje për mbyllje të kufirit, duke thënë se kishte prova se militantët e Shtetit Islamik po fshiheshin mes refugjatëve.

Sadam Ahmed, 19-vjeç nga Afganistani, tha për BIRN se vrasjet në Paris kishin shkaktuar shumë probleme për refugjatët.

“Ne jemi në  telashe të mëdha tani… ne vijmë nga një luftë dhe ata duan të na kthejnë atje për shkak të kësaj,” tha ai.

Sadam Ahmed, 19-vjeç nga Afganistani. Foto nga Filip Avramovic
Sadam Ahmed, 19-vjeç nga Afganistani. Foto nga Filip Avramovic

Ahmed, që do të shkojë në Zvicër, tha se policia e BE-së duhet të krijojë një procedurë për të dalluar terroristët nga refugjatët e zakonshëm.

“Ata duhet t’i kontrollojnë disi njerëzit… të marrin shenja gishtash… të bëjnë çfarë është e nevojshme për të na dalluar, sepse nuk jemi terrorist… duam vetëm të fillojmë një jetë të re nga e para,” tha ai.

Ai tha se ishte hasur me ISIS sepse ata kanë një bazë në fshatin e tij Pekha në distriktin Achin të Afganistanit.

“Humba prindërit, dy vëllezërit dhe një motër. Nuk e di se ku janë ata në këtë moment. Ushtarët e ISIS kanë një seli në fshatin tim dhe kushdo i trembet atyre… ne gjithashtu po ia mbathim nga talebanët,” tha ai.

Një nga oficerët e policisë në krye për të garantuar sigurinë në parqet e Beogradit ku refugjatët qëndrojnë për të kaluar natën përpara se të nisen drejt BE-së tha për BIRN se policia nuk kishte ndërmarrë masa specifike pas sulmeve në Paris.

“Ne kemi të njëjtat procedura si më parë, por nuk mund t’jua tregoj pasi janë sekret,” tha ai.

Hikmat nga Afganistani. Foto nga Filip Avramovic
Hikmat nga Afganistani. Foto nga Filip Avramovic

Ai shtoi se rreth 100 refugjatë mbërrijnë në Beograd çdo ditë. Shumica e kalojnë natën në qendrën e pritjes së refugjatëve në lagjen Krnjaca dhe të nesërmen nisen drejt kufirit kroat.

Agjencia e OKB për refugjatët ka thënë se nga 1 janari deri më 14 nëntor të këtij vitit, ishin regjistruar 416 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme që synon azil ose kalonin përgjatë Serbisë për në BE.

Hikmat nga Afganistani, i cili mbërriti në Beograd katër ditë më parë duke ecur përgjatë pyjeve bullgare pa ujë dhe ushqim, tha se ISIS kishte vrarë këdo që nuk donte t’i bashkohej.

“Ose me ta ose je i vdekur – kështu mendon ISIS. Nuk mund të negociosh me ta,” tha ai.

Hikmat thotë se shpreson shumë në vlerat europiane dhe se kufiri nuk do të mbyllet.

“BE-ja është e mirë, ne nuk i trembemi BE-së. Të rinjtë afganë që duan të punojnë mund t’ia dalin këtu. Ata kanë respekt për njerëzit, unë kam besim te kjo gjë,” tha ai.

Etiketa: afganAfganistaniazilBEBeogradbesimBIRNISISLindjaLindja e MesmeMasaMediaOKBpaktParaPoliciasekretShpresONSirisiriantalebanTerroristZvicër
Tjetri
Opozita e Kosovës detyron deputetët të braktisin parlamentin

Opozita e Kosovës detyron deputetët të braktisin parlamentin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.