AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Oferta për ndihmë nga kryeministri Vuçiç përçan vendasit në Srebrenicë

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Vuçiç në memorialin e Srebrenicës gjatë vizitës së tij javën e kaluar. Foto: BETA.

Premtimi i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç për fonde për zhvillimin e Srebrenicës javën e kaluar kënaqi bizneset vendase, por disa thonë se Beogradi i detyrohet shumë më tepër qytetit boshnjak.

Kryeministri Vuçiç në memorialin e Srebrenicës gjatë vizitës së tij javën e kaluar. Foto: BETA.
Kryeministri Vuçiç në memorialin e Srebrenicës gjatë vizitës së tij javën e kaluar. Foto: BETA.

Politikanët që morën pjesë në forumin e biznesit javën e kaluar në Srebrenicë, në të cilën mori pjesë edhe Vuçiçi, u shprehën të kënaqur me ofertën bujare të kryeministrit serb, i cili javën e kaluar ktheu vizitën në qytet, pavarësisht se u sulmua me gurë kur ishte atje në korrik.

Megjithatë, vendasit janë ndarë rreth premtimit të Vuçiçit për të dhuruar pesë milionë euro për zhvillimin e qytetit, i cili humbi më mijëra banorë boshnjakë nga masakrat e serbëve të Bosnjës 20 vjet më parë.

“Këto miliona të premtuara nga qeveria serbe nënkuptojnë shumë për këtë qytet. Ato janë ekuivalente me dy vjet buxhet për Srebrenicën,” tha për BIRN Marinko Sekuliç, një gazetar për vendasen Radio Televizija Srebrenica.

“Është shumë e rëndësishme që dy milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin e qytetit, gjë e cila parimisht do të thotë që administrata mund t’i përdorë atje ku ka më shumë nevojë,” shtoi Sekuliç.

Njëzet vjet që nga lufta e viteve 1992-1995, Srebrenica ka probleme serioze ekonomike dhe paratë e premtuar nga Vuçiç konsiderohen nga shumë njerëz si thjesht një pjesë e vogël e asaj që Serbia duhet të paguajë.

“Beogradi i detyrohet miliona jo vetëm Srebrenicës, por edhe qytetit të Bratunacit, Visegradit dhe Rogaticës,” tha Mirko Saroviç, Ministri për Tregtinë e Brendshme dhe Marrëdhëniet Ekonomike në Bosnjë.

Ky pretendim nuk ka aspak të bëjë me vrasjen e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë në korrik 1995 nga trupat e udhëhequra nga komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladiç. Zemërimi mbi masakrat u zbraz mbi Vuçiçin gjatë vizitës së mëparshme në Srebrenicë me rastin e 20 vjetorit të masakrave në muajin korrik, kur ai u qëllua me gurë dhe shishe nga një turmë të zemëruar dhe u detyrua të largohej.

Saroviç po i referohej kompensimit gjatë epokës së Jugosllavisë të cilin Serbia e përdori për të paguar banorët e këtyre komunave, të cilët vuajtën përmbytje pas ndërtimit të një hidrocentrali në Bajna Basta në Serbi.

Pas luftës, shuma i paguhej çdo vit qyteteve. Pas përfundimit të konfliktit, Serbia ndaloi së paguari kompensimin.

Nermin Alivukoviç, ndihmësi kryetari i kryetarit të komunës së Srebrenicës, thotë se Serbia i detyrohet këtyre komunave rreth 30 milion euro.

Para luftës, Srebrenica ishte një qytet i lulëzuar që tërhiqte turistë nga e gjithë ish-Jugosllavia me llixhat e saj.

Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, entiteti të cilit i përket qyteti, premtoi gjatë konferencës së javës së kaluar të rivitalizojë një prej kompanive kryesore në qytet, “Guber Spa”, e cila para luftës ishte një simbol vendas.

Llixha nuk është hapur më që pas luftës. Në vitet e mëparshme, kjo ishte kryesisht për shkak të pengimit nga qeveria e Republikës Srpska, e cila është zyrtarisht në pronësi të burimeve natyrore të qytetit.

Në vitin 2010, një projekt nga kompania Banja Guber AD për të restauruar llixhën dhe dy hotele me një vlerë prej rreth 30 milion Km, rreth 15 milion euro, u bllokua pasi autoritetet e Republikës Srpsa ia dhanë koncesionin për shfrytëzimin e ujërave një kompanie tjetër, Argentum 09. Pronari i saj, Milorad Motika, është asistent në Ministrinë e Industrisë në Republikën Srpska.

Gjatë vizitës së tij javën e kaluar Vuçiç tha se “Serbia tani dëshiron të shikojë drejt të ardhmes”. “Ne serbët duam të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me boshnjakët. Dëshirojmë të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët ku do të jetojmë në paqe për 100 vitet e ardhshme,” tha ai.

Etiketa: AdministrataBanorëBIRNEuroFondegazetarHoteleLuftaMilorad DodikpaqeParapërmbytjeQeveriaSerbiSerbiaSrebrenicaturistvuçiç
Tjetri
Jemi në luftë

Jemi në luftë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.