AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Sokol Hazizaj: Ky parlament nuk e ka tagrin për Reformën në Drejtësi

Ben AndoningaBen Andoni
11 years më parë
në Faqja e pare, Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sokol Hazizaj | Foto nga : Facebook

Në një intervistë për BIRN ish-zëvendësministri i Drejtësisë Sokol Hazizaj shprehet se kriminalizimi i parlamentit kompromenton vendimmarrjen e tij për Reformën në Drejtësi. 

Sokol Hazizaj | Foto nga : Facebook
Sokol Hazizaj | Foto nga : Facebook

Juristi i njohur Sokol Hazizaj ka folur rrallë në këto kohë, por gjithnjë duke përdorur argumente shumë logjike për mbarëvajtjen e procesit të Reformës në Drejtësi. Për të, Drejtësia duhet të jetë në shërbim të qytetarit shqiptar dhe këtu mbyllet postulati, ndryshe nga si po veprohet. “Draft-reforma në Drejtësi, duke filluar vetëm nga analiza procedurale e veprimtarisë e organeve të drejtësisë, ka sjell si produkt vetëm përpunimin e strategjisë për reformimin e tyre, duke e kthyer reformën vetëm në ndryshime titujsh apo emrash institucionesh. Në të kundërt citoj se koncepti i Reformës në Drejtësi nuk ka dhe nuk mund të ketë në objekt fund dhe krye instrumentin, por të drejtën materiale, pa mohuar përmbajtjen dhe formën e institucionit”, thotë duke theksuar se duhej të ishte publiku aktori i fundit që duhej ta vlerësonte.

Megjithatë, krahas argumenteve të tij, ai shtron dhe një përcaktim, sipas të cilit ky parlament nuk e ka tagrin të merret me kushtetutën, derisa flet vetë që është i inkriminuar.

“Në kuptimin kushtetues, për shkak të asetit të madh ligjor që ka Kuvendi i Shqipërisë, është dhe duhet të jetë faktori kryesor i reformës, por për shkak të vet perceptimit të tij si organ i kriminalizuar, kam opinionin që ky institucion e ka humbur të drejtën e inicimit apo linçimit të këtij procesi”..

Nëse do t’ju bëja një pyetje thjesht teknike në malin e procesit që quhet Reformë në Drejtësi: Nga do t’ja fillonit Ju personalisht reformën dhe nga mund të fillohet?

Hazizaj: Përpara se t’i përgjigjem pyetjes, sqaroj se koncepti im mbi drejtësinë lidhet ngushtë me raportin që krijohet në mënyrë të vazhdueshme midis të Drejtës si koncept ligjor, si ligj i shkruar dhe vlerësimit që ligjbërësi dhe ligjzbatuesi ka mbi të, duke mos e konsideruar Drejtësinë si shërbim ndaj qytetarit. Në këtë kuptim, çdo reformë nuk mund dhe nuk ka se si të jetë qëllim në vetvete i vetëm dy kategorive të sipërcituara. Padyshim formatimi të drejtës shkruar dhe zbatuar, ekspertimi, shpjegimi apo sqarimi i rregullave ndodh dhe duhet të trajtohet nga ligjbërësi dhe ligjzbatuesit, por interesi thelbësor për të marrë këtë shërbim është i individit dhe shoqërisë.

Po në këtë kuptim, sqaroj se draft-reforma në Drejtësi, duke filluar vetëm nga analiza procedurale e veprimtarisë e organeve të drejtësisë, ka sjell si produkt vetëm përpunimin e strategjisë për reformimin e tyre, duke e kthyer reformën vetëm në ndryshime titujsh apo emrash institucionesh. Në të kundërt citoj se koncepti i Reformës në Drejtësi nuk ka dhe nuk mund të ketë në objekt fund dhe krye instrumentin, por të drejtën materiale, pa mohuar përmbajtjen dhe formën e institucionit. Koncepti im mbi Reformën në Drejtësi bazohet në faktin se porta e vërtet nëpër të cilën kalon dhe duhej të kalonte era e saj është publiku dhe shërbimi ndaj tij, arsye kjo për të cilën reforma duhet të filloj nga të drejtat materiale,  civile, penale, administrative etj, të cilat kanë nevojë të përmirësohen në mënyrë themelore. Përpos këtij ndryshimi konceptesh materiale, padyshim do të dilte nevoja dhe e ndryshimeve kushtetuese.

Për të njëjtën arsye dhe motiv, por parë në vështrim tjetër, theksoj se provokimi i ndryshimeve apo përmirësimi i cilësisë së koncepteve të së drejtës materiale, sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e cilësisë së vendimeve të gjykatave. Sqaroj se perceptimi e ulët i publikut për drejtësinë nuk vjen shumë nga shkaku i vonesës së vendimit, por nga mungesa e arsyes ligjore për të dhënë një vendim të drejtë etj. Thënë më troç, e drejta e individit në vendin tonë nuk ka pengesë themelore procedurën, por vendimin e gjykatës, arsyetimin e dobët të tij, mungesën e argumentit brenda vendimeve të gjykatave, cilësia e dobët e tyre, terminologjia e varfër dhe  pamundësia e palëve për të shkuar te vërtetësia e provës. Ndonëse strategjia e reformës nuk ka asgjë të përbashkët me konceptin e cituar më sipër, shkaku themelor i reformës kjo duhet të ishte.

Përpos dy dimensioneve të sipërcituara, produkti do të ishte reformimi i institucioneve, që nuk ka lidhje me emrat, por me përgjegjësinë e tyre ndaj shërbimit. Bazuar në analizën e funksionimit të koncepteve të reja të së drejtës materiale, gjetja e rrugëve më të shpejta për të dhënë drejtësi efektive e prodhon vet detyrimin dhe përgjegjësinë, cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit, duke ndryshuar dhe defekte procedurale në funksionimin e gjykatave dhe ndryshimin e tyre, apo dhe gjenerimin e gjykatave të reja”.

A mundet që me këtë nivel korrupsioni dhe degjenerimi që ka Drejtësia shqiptare t’ia dalë Reforma?

Hazizaj: Nuk ka gjë që nuk rregullohet, në se ideja mbart në vetvete idealizëm, dëshirë dhe vullnet për të ndryshuar. Perceptimi mbi Drejtësinë e korruptuar vjen nga njëra anë për shkak të defekteve të sipërcituara të gjyqësorit dhe varfërisë konceptuale dhe materiale (si e Drejtë) në shërbimin ndaj publikut, dhe nga ana tjetër për faktin se ligjbërësit dhe zbatuesit e konsiderojnë drejtësinë jo si lojtar në vlerësimin mbi të drejtën ligjore dhe morale, apo si shërbim ndaj publikut, por si privilegj të tyre ndaj publikut dhe të drejtës tyre. Rikonceptimi i pavarësisë së organeve të Drejtësisë vjen si domosdoshmëri kur ndryshon kjo mënyrë e të konceptuarit. Sa kohë politika me qëllim ose jo, nga padija ose jo, përdor, pengon apo intimidon institucionin për ta vendosur në shërbim jo të individit qytetar, por në shërbimin e saj, këtu në vendin tonë nuk do të kenë kuptim institucionet. Për këtë arsye, rregullimi ligjor i vendit, përgjegjësive dhe të drejtave ligjore të çdo institucioni, jo vetëm të organeve të drejtësisë por dhe të organeve të tjera ligjzbatuese, do ta bënte të pashmangshëm reformën institucionale, duke sjell nga njëra anë rritjen e përgjegjshmërisë së çdo organi ligjzbatues ndaj urdhërime ligjore të gjykatës, dhe nga ana tjetër rrit shpejtësinë procedurale të gjykimit duke sjellë uljen e nivelit të korrupsionit.

Cilat janë subjektet që do ta bëjnë këtë Reforme sipas jush?

Hazizaj: Në kuptimin kushtetues, për shkak të asetit të madh ligjor që ka Kuvendi i Shqipërisë, është dhe duhet të jetë faktori kryesor i reformës, por për shkak të vet perceptimit të tij si organ i kriminalizuar, kam opinionin që ky institucion e ka humbur të drejtën e inicimit apo linçimit të këtij procesi. Pra ekziston një handikap shumë i madh midis cilësisë së përfaqësimit dhe aspiratës së deklaruar. Edhe në se do të ndodhë e kundërta, gjë të cilën nuk e besoj, ato pak ndryshime që do të ndodhin, do të deklamohen si produkt shumë i rëndësishëm, por thelbi nuk do ndryshojë asgjë, në mos e kundërta.

Në këtë kuptim, kur organi ligjvënës është vetdeklaruar jo legjitim, i inkriminuar, do të ishte më me vlerë gjetja e një vullneti politik dhe institucional tjetër, qoftë dhe i imponuar nga faktorë të tjerë për të ndryshuar një kuorum ligjesh mbi mënyrën e funksionimit të organeve ligjzbatuese. Ndërsa sa i përket Reformës në Drejtësi, do të ishte me vlerë thjeshtëzimi i marrëdhënieve midis faktorëve dhe aktorëve në Drejtësi, duke organizuar një pyetësor apo rrugë më të thjeshtë komunikimi ndaj tyre mbi çështjet objekt pengese apo të kundërtën në funksionim e të Drejtës dhe organeve të Drejtësisë. Padyshim kjo do të garantonte edhe reflektimin e publikut mbi çështjet e drejtësisë. Organizimi i këtij meeting relation nga çdo institucion në pjesën takuese të veprimtarisë ligjore të tij, si Kuvendi me përfaqësuesit e tij, Këshilli Ministrave, Ministria e Drejtësisë, organet ligjzbatuese që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me lirinë dhe të drejtën e shtetasve, aktorët në Drejtësi, publiku nëpërmjet testimeve, do të bënte të mundur vet përcaktimin qartazi të udhërrëfyesit të këtij procesi, në mungesën e rolit të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Kjo intervistë është pjesë e një cikli intervistash nga BIRN Albania me ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të përfshirë në procesin e reformës në drejtësi. Ky cikël artikujsh që synon të nxisë informimin dhe debatin publik mbi reformën, mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Etiketa: AdministrativeAnalizëBIRNBIRN AlbaniaDrejtësiaFacebookGjykatëGjykatësGjyqKorrupsionikushtetueseKuvendiLigjligjzbatueseparlamentReformaSHshqipshqiptareSokol HazizajVendim
Tjetri
Ish-drejtori i arrestuar zgjeron biznesin e tij në portin e Durrësit

Ish-drejtori i arrestuar zgjeron biznesin e tij në portin e Durrësit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.