AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Prova për daljen në pension

Brigitte MiksangaBrigitte Miksa
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pensionist në TIranë. Foto: BIRN.

Teksa popullata globale do të rritet dhe si pasojë do të plaket, sistemet e pensioneve kudo në botë kanë përpara sfidën e të qenët të mjaftueshëm por edhe të qëndrueshëm. Shumë pak vende ia dalin t’i përmbushin këto dy kushte.

Një pensionist në TIranë. Foto: BIRN.
Një pensionist në TIranë. Foto: BIRN.

Përgjatë pjesës tjetër të shekullit të 21, popullata globale pritet të rritet; ç’është më e rëndësishmja, do të vazhdojë të plaket. Deri në vitin 2100, Kombet e Bashkuara presin të ketë më shumë se 10 miliard njerëz, nga 7.3 miliard njerëz sot.  Ndërkohë, numri i njerëzve më të moshuar se 60 pritet të dyfishohet deri në vitin 2050 dhe të trefishohet në fund të shekullit.

Teksa shoqëritë nëpër botë përgatiten për numrat në rritje të pensionistëve, sfida politike do të jetë të sigurohet qëndrueshmëria financiare për sistemet e pensionit ndërkohë që duhet të garantohen të ardhura të përshtatshme për ata që nuk punojnë më. Sot, sipas kërkimit të fundit nga Allianz, vetëm katër vende duket se e kanë arritur këtë: Finlanda, Norvegjia, Holanda dhe Zelanda e Re.

Më parë, ne analizuam qëndrueshmërinë e sistemeve të pensioneve në 50 vende. Shumë prej shteteve që dolën keq në këtë test – sidomos Franca, Greqia, Italia dhe Spanja – ishin shtete sociale europiane ku pensionet publike bujare rëndonin mbi financat kombëtare. Në vitin 2010, shpenzimi i Bashkimit Europian mbi pensionet publike llogaritej si 11.3 për qind e PBB. Kjo pritet të rritet në 12.9 për qind të PBB në 2060. Barra të ngjashme mund të vëzhgohen në Japoni dhe Brazil, duke nënkuptuar një nevojë substanciale për reformim.

Përkundrazi, shumë vende që rolën mirë në rankimin e qëndrueshmërisë e arritën këtë sepse sistemet e tyre të pensioneve publike mbulonin vetëm një minimum të thjeshtë të nevojshëm për t’i mbajtur pensionistët larg varfërisë absolute. Këto vende përfshinë Austrialinë, si dhe Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. Në këto vende, pensionistët do të kenë nevojë për forma alternative të kursimit dhe të ardhurave në mënyrë që të ruajnë standardin e jetesës me të cilën janë mësuar.

Studimi i parë na dha informacion rreth aftësive të qeverive për të ruajtur zotimet. Ne kemi filluar të analizojmë nëse këto zotime do të jenë të përshtatshme për nevojat e pensionistëve.

Nuk ka mënyrë të thjeshtë për të matur dobishmërinë e një sistemin pensionesh. Pragjet e mundshme përfshijnë linjën e varfërisë, një përqindje të të ardhurave para-pension ose një standard të caktuar jetese. Ndërsa burimet alternativë të të ardhurave dhe pasurisë mund t’i bëjnë pensionistët më pak të varur në sistemet publike, nevojat speciale të shpenzimit te të moshuarit mund të shtojnë domosdoshmërinë e burimeve. Përkufizimi i përdorur në kërkimin tonë përpiqej të gjente një balancë, duke llogaritur burimet e tjera të pasurisë dhe të ardhurave si dhe shpenzimet e rëndësishme për moshën e tretë.

Kur vjen puna për mjaftueshmërinë, sistemet e pensioneve në vendet e zhvilluara performojnë mirë. Holanda qe në krye të listës, pasuar nga Danimarka, Norvegjia, Zvicra, Japonia dhe Austria. Këto vende kryesisht ofrojnë pensione publike të fuqishme, mbështetur nga burime të tjera të ardhurash dhe pasuria që nuk vjen nga pensioni si dhe përfitojnë nga puna për një kohë më të gjatë dhe shpenzimet më të ulëta për shëndetin.

Jo të gjitha vendet që dolën mirë në qëndrueshmëri u vlerësuan lart kur erdhi puna për mjaftueshmërinë. Përkundrazi, performanca e mirë në të dyja matjet ishte përjashtimi.

Australia, për shembull, është në krye të listës për qëndrueshmëri, por rankohet e 35 nga 50 vende për mjaftueshmëri. Punonjësit në Australi dalin herët në pension, shpesh kanë mirëqenie të kufizuar që nuk varet nga pensioni dhe përballen me kosto substanciale të jetesës.

Vjetërimi – një plan kursimesh privat i mandatuar nga qeveria – nuk ka ende mjafteshëm asete për të kompensuar sistemin publik të pensionit relativisht kursimtar të një vendi. Problemi përkeqësohet kur njerëzit marrin pagesa të mëdha dhe nuk i transformojnë asetet e tyre në një burim të ardhurash për pensionin. Shkurt, sistemin i pensioneve në Australi mund të jetë i qëndrueshëm, por ka pak gjasa që të përmbushë nevojat e pensionistëve.

Që nga vitet 1990, shumë vende kanë prezantuar reforma të mëdha në pensione duke pakësuar rrezikun te qeveritë, kompanitë dhe individët në një mënyrë më të balancuar. Këto përpjekje duhet të përgëzohen, por ato gjithashtu duhet të forcohen nëse më shumë vende do t’i bashkohen Finlandës, Norvegjisë, Holandës dhe Zelandës së Re në sistemet e pensioneve që janë si të qëndrueshme dhe të mjaftueshme.

Teksa shoqëritë plaken, akti delikat i balancimit të kujdesit për pensionistët e sotëm ndërsa sigurohen të drejtat për brezat e ardhshëm bëhet më i vështirë – dhe më i rëndësishëm. Dështimi do të sillte mbingarkesë dhe paqëndrueshmëri te financat publike dhe do të ekspozonin një numër të konsiderueshëm dhe në rritje të votuesve në varfëri akute. Ashtu sikurse e di çdo kursimtar për pension, koha për t’u përgatitur për të ardhmen është tani.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Rehearsals for Retirement

Etiketa: AustraliaAustriaBashkimit EuropianBIRNBrazilDanimarkaFinancatFinlandaFinlandëFrancaGreqiaHolandëItaliaJaponiJaponiaKombet e BashkuarakostoNorvegjiaParapasuriaPBBPensionepensionetpensionistëProject SyndicatePunaQeveriaReformaReformimSHShtetet e BashkuaraSpanjaZvicra
Tjetri
Është koha për paranë globale?

Është koha për paranë globale?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.