AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tirana dhe Shkupi arrijnë marrëveshje në “luftën e perimeve”

Fatjona MejdiniSinisa Jakov MarusicngaFatjona MejdinidheSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Takimi i CEFTA të enjten në Moldavi. Foto: Facebook.

Shqipëria dhe Maqedonia ndërmarrin hapa për të zgjidhur ‘luftën tregtare’ të produkteve të freskëta pasi Tirana e ngriti këtë çështje në takimin rajonal të tregtisë së lirë.

Takimi i CEFTA të enjten në Moldavi. Foto: Facebook.
Takimi i CEFTA të enjten në Moldavi. Foto: Facebook.

Tirana dhe Shkupi kanë arritur një marrëveshje që ka për qëllim t’i japë fund mosmarrëveshjes mbi kontrollet e gjata fitosanitare për prodhimet e freskëta shqiptare në kufirin maqedonas, pas negociatave intensive diplomatike gjatë dy ditëve të fundit.

Ministria shqiptare e Ekonomisë konfirmoi se Maqedonia ka rënë dakord t’i mbajë kamionë që transportojnë prodhime të freskëta në depo derisa kontrollet fitosanitare të përfundojnë, duke zvogëluar kështu rrezikun që përmbajtjet e tyre të mund të kalben para se të arrijnë blerësit.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar të enjten në mbrëmje, Tirana tha se marrëveshja u arrit pasi zv/ministri i ekonomisë në Shqipëri Ervin Mete i bëri presion Maqedonisë që të marrë masa urgjente në lidhje me këtë çështje gjatë konferencës së Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA-s, e cila u mbajt në Moldavi këtë javë.

“Ministri maqedonas i Ekonomisë, Bekim Neziri, i tha ministrit shqiptar se ky vendim ishte marrë dhe se do të shkruhej formalisht si një vendim zyrtar në mbledhjen e ardhshme të qeverisë,” thuhej në deklaratën shqiptare.

Kamionë shqiptarë që transportojnë prodhime të freskëta nuk janë lejuar të hyjnë në Maqedoni në disa raste gjatë muajve të fundit, derisa Maqedonia të kryente kontrollet fitosanitare.

Kamionë të ngarkuar me kastravecë që kalben shpejt dhe produkte të tjera janë lënë në pritje në kufi për 30 orë ose edhe më shumë, pohojnë eksportuesit shqiptarë, duke bërë që kjo t’i kushtojë ekonomisë së brishtë shqiptare me mijëra euro.

“Maqedonia ka një vend të çmuar për sa i takon tregtisë së jashtme për Shqipërinë. Një ditë eksport me Maqedoninë llogaritet të vlejë rreth 135,000 euro dhe kjo është një humbje e madhe për vendin, kur marrim parasysh që bllokimi zgjat disa ditë dhe përsëritet vazhdimisht,” tha për BIRN Nikollaq Neranxi, kreu i Shoqatës Shqiptare për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut.

Duke iu referuar shifrave nga Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT, Neranxi theksoi se gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti eksportet drejt Maqedonisë përbënin 2.7 për qind të totalit të eksporteve të Shqipërisë, me një vlerë prej 36.5 milionë eurosh.

Të dyja vendet kanë nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA, e cila parashikon të mos ketë barriera të paarsyeshme apo tarifa për tregtinë e lirë midis shteteve nënshkruese.

Incidenti i fundit shkaktoi kritika të ashpra në Shqipëri dhe Tirana kërcënoi se do të bllokonte importet e Maqedonisë në shenjë hakmarrjeje për atë që ajo e përshkroi si një “luftë tregtare”.

“Këto janë taktika të fshehta të përdorura nga qeveria maqedonase për të mbrojtur tregun e vet. Nëse bllokimi i importeve vazhdon, atëherë ne do të bllokojmë eksportet maqedonase në Shqipëri,” tha ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një deklaratë me shkrim për mediat ditën e martë.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se shqetësimet e Maqedonisë në lidhje me standardet dhe kontrollet sanitare të produkteve “nuk vlente si justifikim” gjatë një interviste televizive në Top Channel këtë muaj.

“Këto taktika nga ana e Maqedonisë janë thjesht për të shmangur konkurrencën e tregtisë së lirë. Kjo është luftë tregtare,” tha ai.

Duke mirëpritur vendimin e qeverisë për ta parashtruar çështjen në CEFTA, Neranxi tha se kjo masë ishte e vonuar.

“Më në fund ka ardhur koha të kemi këtë qasje të drejtë në marrëdhëniet me fqinjin tonë, me të cilat është abuzuar shumë në shumë raste me produktet tona. Ajo që ministri po bën tani, duhet të ishte vërë vite më parë nga paraardhësit e tij,” tha ai.

Vrenezi Naim, një zëdhënës për Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë, këmbënguli se Shkupi “po i përmbahet” CEFTA-s. Ministria e Bujqësisë tha se ajo po përpiqej të përshpejtonte inspektimet fitosanitare dhe se kamionët po mbaheshin nëpër depo dhe nuk po lihen në anë të rrugës në kufi.

“Zakonisht, këto kontrolle bëhen brenda 30 orëve. Mund të ketë disa inspektime që zgjasin më shumë, por njësoj si në çdo vend tjetër, ne duhet të mbrojmë konsumatorët tanë. Për shembull, së fundmi, kemi pasur dy kamionë në të cilët u zbuluan kastravecë me përqendrim të lartë pesticidesh,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë Sonja Trajkovska.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBIRNEdmond PanaritiErvin MeteEuroFacebookImportetINSTATKufiMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjeMASMasaMoldaviParaQeveriashqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranaTop ChannelVendim
Tjetri
Gazetarët serbë dhe kosovarë ndërtojnë ura me fjalë

Gazetarët serbë dhe kosovarë ndërtojnë ura me fjalë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.