AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Politikë-biznes-media; rrethi vicioz që prodhon vetëcensurë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga video ndërgjegjsuese e BIRN Albania kundër vetcensurës në media shqiptare | Foto nga : BIRN

Një studim i BIRN Albania, i realizuar me pjesëmarrjen e 121 gazetarëve, drejtuesve të medias dhe ekspertëve zbulon se interesat ekonomike të pronarëve, lidhjet e tyre me politikën dhe pamjaftueshmëria financiare prodhojnë censurë dhe vetëcensurë mes gazetarëve.

Lidhjet mes politikës, biznesit dhe medias kanë marrë formën e një “trekëndëshi Bermude” në Shqipëri, që minon gazetarinë cilësore dhe gjeneron censurë e vetëcensurë mes gazetarëve.

Një studim i BIRN Albania që përfshiu 121 gazetarë, drejtues mediash dhe ekspertë arrin në përfundimin se interesat ekonomike të pronarëve, lidhjet e tyre me politikën dhe pamjaftueshmëria financiare janë faktorët kyçë në prodhimin e censurës; një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri.

“Kur kam qenë gazetar, jam ndeshur me dhjetëra herë me censurën e redaktorëve të mi për lajmet që çoja në gazetë apo TV. Si redaktor, jam ndeshur me dhjetëra herë me dëshpërimin e gazetarëve të mi, pasi u kam censuruar një lajm,”-i tha BIRN një kryeredaktor lajmesh në Tiranë.

Megjithatë, ai është vetëm njëri prej profesionistëve të medias, që përmbledh në vetë të parë rrethin vicioz të censurës që dominon prej vitesh median shqiptare.

Mbi 70% e profesionistëve të përfshirë në studim besojnë se gazetarët në Shqipëri shmangin mbulimin e lajmeve të caktuara. Pothuajse gjysma e gazetarëve raportojnë se vetë ata kanë shmangur lajme, një apo disa herë gjatë praktikës së tyre të punës.

Arsyet identifikohen lehtë në piramidën mediatike, që dominoi tregun në dy dekadat e tranzicionit në Shqipëri: biznesmenë të fushave të ndryshme u bënë njëherazi edhe botues mediash në vend. Mediat e tyre u financuan ose u mbajtën në këmbë nga paratë e biznesit dhe të dyja bashkë ushqyen lidhje të ngushta me politikën.

Përveç ndërthurjes së këtyre interesave, klima mediatike në Shqipëri raportohet të jetë nën presionin e fortë të faktorëve të jashtëm, të cilët ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe negative në cilësinë e saj.

Gazetarët e përfshirë në studim rendisin edhe reklamuesit e mëdhenj, reklamat shtetërore dhe institucionet publike si faktorë shtesë në ushtrimin e presionit mbi raportimin e lajmeve. Megjithatë, ato kanë më pak ndikim se interesat ekonomike dhe politike të pronarëve të medias.

Sfidat e gazetarëve

Shqipëria-një vend me vetëm 2.8 milionë banorë numëron sot më shumë se 25 gazeta të përditshme, më shumë se 100 kanale televizive, 36 revista të përmuajshme dhe 69 publikime periodike. Megjithatë, numri i madh i mediave në treg nuk dëshmon për nivel të lartë të lirisë dhe pavarësisë së shtypit.

Në raportin e vitit 2014, Reporterët pa Kufinj e renditën Shqipërinë në vendin e 85-të nga 173 vendet e analizuara në raportin e tyre “Indeksi i Lirisë së Shtypit”. Freedom House-një tjetër organizatë që analizon lirinë e shtypit e rendit Shqipërinë në zonën “gri”, duke evidentuar njëanshmëri të fortë dhe partizanizëm, veçanërisht në kohë fushatash elektorale apo gjatë tensionit të ndezur politik.

Situata sot paraqet një rënie të ndjeshme nga viti 2003, kur Shqipëria renditej në vendin e 34-rt dhe vlerësohej se kishte performancën më të mirë në Ballkanin Perëndimor.

Gazetarët shqiptarë mendojnë se ekzistojnë një mori arsyesh për këtë situatë të errët që po kalon media. Siguria e punës dhe e pagës renditet në krye, për të cilën 80 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si negative apo shumë negative.

Në një studim të vitit 2012, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë zbuloi se vetëm 42 për qind e gazetarëve në Shqipëri kanë një kontratë të rregullt pune. Në anën tjetër, një pjesë e mirë e gazetarëve në vend përballen me vonesa në pagesat e tyre mujore.

Studimi i BIRN Albania arrin në përfundimin se kushtet e punës dhe pasiguria e gazetarëve krijon terren për censurë dhe vetëcensurë mes gazetarëve.

“Ky është problemi kryesor, mbijetesa. Një gazetar që nuk paguhet, do bëjë gazetari të keqe. Media është një profesion, por gjithashtu edhe pasion. Megjithatë një gazetar nuk mund t’i ushqejë fëmijët me pasion. Maksimumi mund të ushqejë iluzionin e tij e rrjedhimisht zhgënjimin,” i tha BIRN një kryeredaktor në Tiranë.

Mungesa e një politike editoriale të shkuar është gjithashtu një tjetër faktor që nxit vetëcensurën dhe krijon konfuzion në mënyrën se si mbulohen lajmet. Rreth gjysma e gazetarët pjesmarrës në anketim mohojnë të kenë dijeni për ndonjë media që e ka të shkruar politikën editoriale.

Pavarësisht se e pashkruar, politika editoriale e mediave, e perceptuar si anësi politike, raportohet se është e njohur nga ana e gazetarëve që përpara se ata t’i bashkohen medias specifike, ose u përcillet përgjatë punës në mënyrë informale, përmes urdhrave ose sinjaleve nga ana e pronarëve ose redaktorëve, censurës së lajmeve, apo sugjerimeve nga kolegët.

Këto presione brenda organizatës mediatike, në zbatim të linjës editoriale të vendosur nga pronari i medias, raportohen se ndikojnë në mënyrë të rëndësishme “shmangien e lajmeve të caktuara”, “mbulimin e njëanshëm të lajmeve”, “mbulimin pozitiv/reklamues të partnerëve politikë ose financiarë”, si dhe “mungesën e gazetarisë kritike dhe investigative”.

Faktori “vetcensurë”

Mund të ketë këndvështrime të ndryshme mbi atë se çfarë është një politikë editoriale, por udhëzimet e pronarëve dhe drejtorëve të medias që shpërndahen përmes redaktorëve ndiqen në përgjithësi nga gazetarët pa diskutim. Në shumë raste, gazetarët nuk i vënë në diskutim udhëzimet e marra pasi ndiejnë se janë të pasigurtë në vendet e tyre të punës.

“Politika editoriale në mediat shqiptare zbatohet për mrekulli. Duke qenë një media monokontroll, funksionon parimi: urdhri zbatohet, nuk diskutohet. Gazetarët i qëndrojnë besnik politikës editoriale dhe vonesa e pagave me 3 apo 4 muaj, ua shton besnikërinë,” i tha BIRN një kryeredaktor lajmesh në Tiranë.

Përveç sigurisë për vendit të punës, pasiguria fizike është një shqetësim tjetër që shfaqet në intervista, veçanërisht nga gazetarët që punojnë në kronikën e zezë, në lajmet politike dhe ata që punojnë në media lokale jashtë Tiranës.

Drejtuesit e mediave në Tiranë pranojnë gjithashtu se presionet nga krimi i organizuar është një fenomen i ri, që po i shtohet shkaqeve të vetcensurës në mediat shqiptare. Drejtori i një medie në Tiranë i tha BIRN se përveç arsyeve politike dhe linjës editoriale të medias që drejton, ka vënë re edhe fazat e para të evitimit të një lajmi për shkak të krimit të organizuar.

Në mungesë të një politike editoriale të shkruar, udhëzimet mbërrijnë tek gazetarët me anë të sinjaleve apo urdhrave të drejtpërdrejtë të redaktorëve apo drejtorëve. Me kalimin e kohës, gazetarët brendësojnë orientimin editorial të medias përkatëse, duke shmangur mbulimin kritik të politikanëve, institucioneve apo organizatave politike të cilat konsiderohen si të paprekshëm.

Ky brendësim sjell mungesë mbulimi të disa institucioneve, mbulim të njëanshëm të disa të tjerave, mbulim pozitiv në formën e zëdhënies dhe mungesë të gazetarisë kritike dhe investigative.

“Na është bërë e qartë që ky institucion dhe ky tjetri nuk mund të preken. Normalisht që kjo na ka frenuar. I evitojmë që në momentin e parë që përballemi me këto lajme,” pohon një gazetar në Tiranë.

“Është vetë gazetari që e di se çfarë do ose kërkon media në të cilën punon, kështu që ecën në po atë drejtim. Ti e di ku duhet të shkelësh dhe ku jo,” sqaron më tej një ekspert i medias.

E ndërsa pranojnë hapur censurën dhe vetëcensurën, gazetarët kanë vështirësi megjithatë të projektojnë mënyrat se si mund të ndryshohet kjo situatë. Megjithatë, rekomandimet e tyre fokusohen tek promovimi dhe mbështetja e mediave me pronësi gazetarët apo zhvillimi i mediave online; një kundërpërgjigje ndaj dështimit të deritanishëm të mediave tradicionale për të qenë të pavarura.

Gazetarët e përfshirë në anketim ushqejnë shpresa të mëdha për median e re online, që sipas tyre po jep efektet e veta në zgjerimin e kufinjve të lirisë dhe thyerjen e censurës tek disa gazetarë.

Megjithëse në Shqipëri nuk është krijuar ende një model financiar funksional për një media të suksesshme në internet, tregu aktualisht po zien nga mediat e reja, të cilat, të intervistuarit besojnë se ofrojnë përgjigjen ndaj medias konvencionale, kur ato të maturohen.

Rritja e kontrollit dhe transparencës së financave të medias dhe atyre të pronarëve të medias është një tjetër sugjerim për rritjen cilësore në raportimin e lajmit. Transparenca besohet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e presionit mbi gazetarët dhe redaktorët nga trekëndëshi i krijuar mes politikës, biznesit dhe medias.

 

Studimi i plotë në shqip dhe anglisht mund të lexohet këtu: http://birn.eu.com/en/outputs/report-on-self-censorship-in-the-albanian-media

Etiketa: anketimBIRNBIRN AlbaniaBiznesmenFreedom HousegazetagazetarIndeksiKrijonkrimiKrimi i organizuarlajmeLokaleMediaMjaftmrekullindikimParaPunëreporterSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSiguriaTiranëTransparencaTregTregu
Tjetri
Katër kosovarë arrestohen pas kërcënimit për sulm ndaj Papës

Katër kosovarë arrestohen pas kërcënimit për sulm ndaj Papës

Komente 1

  1. Genc Melonashi says:
    11 years më parë

    Kam shkruar shpesh ne media si opininionist i jashtem. Interesant…asnje “shperblim” monetar…nga asnje medie. I thash dikur nje pronari gazete…”se paku me beni nje abonim falas te gazetes tuaj…”. Buzeqeshi dhe me tha: “Nuk ndjehesh i lumtur! Nuk thua shyqyr qe po te promovojme…!” Hahahaha…une pensionisti…paskam nevoje per promovim!!!!
    Rezultati: Tani asnje dergese ne media…I postoj ne faqen time te facebook-ut…Ju pershendes!

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.