AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Nyja siriane

Joschka FischerngaJoschka Fischer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në foto presidenti sirian Bashar al-Assad gjatë një vizite te gardës kombëtare, foto arkive e 16 dhjetorit 2003. Beta/ (AP Photo/Petros Giannakouris)

“Lufta në Siri ka marrë formën më të keqe për vendin dhe rajonin, por Europa dhe SHBA-ja duhet të ndërhyjnë për të zgjidhur një herë e mirë konfliktin duke ruajtur balancat me myslimanët, Rusinë dhe duke asgjësuar radikalët ekstremist,” thotë Joshka Fisher, ish-ministër i jashtëm gjerman.

Në foto presidenti sirian Bashar al-Assad gjatë një vizite te gardës kombëtare, foto arkive e 16 dhjetorit 2003. Beta/ (AP Photo/Petros Giannakouris)
Në foto presidenti sirian Bashar al-Assad gjatë një vizite te gardës kombëtare, foto arkive e 16 dhjetorit 2003. Beta/ (AP Photo/Petros Giannakouris)

Prej katër vjetësh një luftë e përgjakshme është ndezur në Siri. Ajo që filloi si një kryengritje demokratike kundër diktaturës së Bashar al-Assad është kthyer në një ngatërrese konfliktesh, që pjesërisht reflektojnë një luftë brutale të deleguar që zhvillohet mes Iranit, Turqisë dhe Arabisë Saudite për dominim rajonal.  Kjo luftë, ashtu siç ka treguar luftimi në Jemen, ka potencialin për të destabilizuar të gjithë rajonin. Dhe tani Rusia, përmes ndërhyrjes ushtarake në emër të Assad, po kërkon të rrisë statusin e vet si një fuqi globale përballë Perëndimit (dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti).

Ndaj konflikti në Siri po ndodh në të paktën tre nivele: lokal, rajonal dhe global. Dhe, për shka se luftimet janë lejuar të rriten dhe të përhapen, rreth 250,000 njerëz kanë vdekur, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara. Këtë verë, Agjencia e OKB për Refugjatët e çoi numrin e refugjatëve që ishin larguar nga Siria në katër milionë, përveç 7.6 milionë njerëzve të zhvendosur brenda vendit. Ndërkohë, vala e refugjatëve sirianë në Europë ka krijuar një nga sfidat më të mëdha që Bashkimi Europian ka hasur.

Lufta civile siriane është bërë gjithashtu një nga terrenet më të rrezikshme të shumimit të terrorizmit islamik, siç kanë treguar sulmet nga Shteti Islamik në Ankara, Beirut dhe Paris, si dhe bombardimi i një avioni pasagjerësh rus mbi gadishullin e Sinait. Për më tepër rrëzimi i një luftë-avioni rus nga Turqia ka shtuar rrezikun e përplasjes direkte të fuqive të mëdha. Mbi të gjitha, Turqia, si një anëtare e NATO-s, do të merrte ndihmën ushtarake të Aleancës nëse do të sulmohej.

Për të gjitha këto arsye, lufta siriane duhet të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur. Jo vetëm që katastrofa njerëzore që përkeqësohet thuajse çdo ditë; por burojnë edhe rreziqe sigurie nga lufta.

Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, një mundësi e re për t’i dhënë fund agonisë së Sirisë është shfaqur, sepse të gjithë aktorët e rëndësishëm (përveç ISIS) janë gati të ulen në një tavolinë negocimi. Por megjithëse të gjithë aktorët kanë rënë dakord të luftojnë së pari ISIS, çështja mbetet nëse do ta bëjnë këtë vërtetë.

Kurdët në Sirinë veriore dhe në Irak janë luftëtarët më efektivë kundër ISIS, por ambiciet e tyre kombëtare i vënë ata përballë Turqisë. Irani dhe Arabia Saudite po luftojnë kryesisht kundër njëri-tjetrit për dominim rajonal, duke u mbështetur te aktorët jo-shtetëtor. Rusia po lufton për status global dhe kundër çdo forme të ndryshimit të regjimit.

Rusia kështu e gjen veten në aleancë me Iranin në mbështetje të diktaturës së Assadit, ndërsa Irani, si këmbim, po ndjek interesat e vet gjeopolitik duke mbështetur aleatët shiitë në Liban, Hazbollahun, për të cilët rrethina siriane është e domosdoshme. Franca është më serioze se kurrë për të luftuar ISIS, ndërsa Gjermania dhe europianë të tjerë ndihen të detyruar ta ndihmojnë – dhe të ndalojnë rrjedhën e refugjatëve në rajon.

SHBA-ja ndërkohë, po operon me frenat e dorës ngritur. Presidenti Barak Obama së pari do të shmangë përfshirjen e SHBA-së në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme përpara se t’i japë fund mandatit të tij. Me fuqitë botërore që kanë mbetur në anë, megjithatë, rezultati i pashmangshëm ka qenë një vakum shumë i rrezikshëm i pushtetit, që presidenti rus Vladimir Putin po kërkon ta shfrytëzojë.

Në veçanti, sepse SHBA refuzon të drejtojë dhe Europa është shumë e dobët ushtarakisht për të ndikuar zhvillimet në Siri vetëm, ka një kërcënim të një aleance europiane de fakto me Rusinë e Putinit. Ky do të ishte një gabim i rëndë, duke qenë se çdo lloj bashkëpunimi me Rusinë nuk do të kufizojë apo t’i japë fund luftës në Siri: në fakt, ekziston frika e së kundërtës. Çdo bashkëpunim ushtarak me Assad – që është synimi i Putinit dhe çmimi – do të çonte një shumicë myslimanësh suni në armët e islamikëve radikalë.

Një tendencë e tillë është tashmë e dukshme në Irak. Qeveria e dominuar nga shiitët e ish-kryeministrit Nouri al-Maliki luajti një rol vendimtar në radikalizimin e synive irakianë dhe bindjen e tyre për të mbështetur ISIS. Do të ishte gabim trashanik të përsëritej i njëjti gabim me vullnet të liri në Siri. Në fakt, bërja e një ujdie të tillë nuk do të kishte lidhje me politikën reale, sepse lufta në Siri nuk mund të marrë fund duke ekzistuar ende ISIS apo Assad.

Çdo bashkëpunim perëndimor me Rusinë duhet të shmangë dy rezultate: lidhjen e Sirisë me Ukrainën (negociatat me Iranin në limitimin e programit bërthamor dolën me sukses pa një lidhje të tillë) dhe bashkëpunim ushtarak me Assad. Një përpjekje duhet të bëhet për të lidhur një ndërhyrje ushtarake kundër ISIS kryer nën syrin e Këshillit të Sigurisë së OKB, me një marrëveshje në një proces tranzicioni politik që lëviz nga një armëpushim në një qeveri kombëtare të bashkuar për Sirinë dhe fundin e regjimit të Assad.

Dhe ka sfida të tjera madhore që përvijohen përtej Sirisë: zhytja në kaos e Irakut, lidhur ngushtë me tragjedinë siriane, kërcënimet për të kthyer në një teatër të ri të konfliktit mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Nëse kjo luftë për hegjemoni rajonale nuk kufizohet, luftëra të tjera të deleguara – me të gjithë rreziqet që sjellin – janë të pashmangshme.

Së fundmi, beteja vendimtare me ekstremizmin islamik do të ndodhë brenda komunitetit suni. Cila formë e islamit suni do të prevalojë – versioni saudit vahabist apo një version më modern dhe më i moderuar? Kjo është pyetja vendimtare në luftën kundër ISIS dhe lloji të tij. Në këtë kontekst, një faktor i rëndësishëm do të jetë mënyra se si perëndimi i trajton myslimanët – si shtetas të mirëpritur me të drejta dhe detyrime të barabarta apo si të huaj të përhershëm dhe ushqim për rekrutuesit xhihadistë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Syrian Knot.

Etiketa: Arabia SauditeArmëBashkimi EuropianEuropaFrancaGjermaniaIrakIraniISISLibanLuftamarrëveshjembështetjeNATOOKBpaktProject SyndicatePutinQeveriarajonRusiaSHSHBAShteti IslamikSiriSiriasiriantë drejtaTurqiaUkrainëVladimir Putin
Tjetri
Linguistja që i jep zë letërsisë shqipe në Gjermani

Linguistja që i jep zë letërsisë shqipe në Gjermani

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.