AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Boshnjakët pesimistë për trashëgiminë e marrëveshjes së paqes

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rajoni i Grbavicas në Sarajevë pas luftës. Foto: Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo gjendjes ekonomike, shumë njerëz në Bosnjë dhe Hercegovinë janë dakord se suksesi i vetëm i marrëveshjes së Dejtonit 20 vjet më parë ishte përfundimi i luftës.

Rajoni i Grbavicas në Sarajevë pas luftës. Foto: Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
Rajoni i Grbavicas në Sarajevë pas luftës. Foto: Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

20 vjetori i marrëveshjes së paqes së Dejtonit këtë muaj, e cila ndaloi luftën e viteve 1992-1995 ka nxitur debate publike në Bosnjë dhe Hercegovinë në lidhje me sukseset dhe dështimet e marrëveshjes.

Ndërsa diplomatë të huaj, zyrtarë qeveritarë, aktivistë dhe ekspertë mbajtën diskutime në dhomat e konferencave dhe ato parlamentare, njerëzit e zakonshëm kanë zhvilluar biseda të ngjashme në rrugë dhe tregje në vend.

Gazetarët e BIRN kryen një serë intervistash me banorët në Sarajevë, Doboj, Mostar, Prijedor, Tuzla dhe qytete të tjera në të gjithë vendin për të vlerësuar pikëpamjet e njerëzve të zakonshëm për sukseset dhe dështimet e Dejtonit, si edhe çfarë mendojnë ata për të ardhmen e Bosnje dhe Herzegovinës – ose mungesën e saj.

Intervistat sugjeruan se pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare, përkatësitë e tyre politike apo klasa sociale, pothuajse të gjithë u pajtuan për dy gjëra – se suksesi i vetëm i vërtetë i marrëveshjes ishte se ajo ndali luftën dhe se në shumicën e aspekteve të tjera, Dejtoni ishte një dështim.

“Mund të themi se marrëveshja e paqes e Dejtonit ishte e suksesshme vetëm për shkak se ajo ndali gjakderdhjen në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha Emil Karamatiç, një gazetar dhe analist nga qyteti lindor i Mostarit.

“Marrëveshja e Dejtonit ishte e suksesshme vetëm për përfundimin e luftës, gjithçka tjetër nuk ishte e suksesshme dhe kjo duhej të ndreqej,” tha Osman Hopiç, një boshnjak nga komuna jugore e Dobojit.

“Marrëveshja kontribuoi për t’i dhënë fund gjakderdhjes, vrasjeve dhe luftës,” tha Alma, një boshnjake 44-vjeçare nga Prijedori.

E megjithatë ky ishte pak a shumë fundi i konsensusit. Nga kjo pikë e tutje, pikëpamjet e njerëzve devijonin shpesh në drejtime të kundërta.

Alma nga Prijedori tha se Dejtoni kishte institucionalizuar ndarje të kohës së luftës midis grupeve etnike, me politikanë nga çdo grup qeverisës që qeverisin çifligjet e tyre dhe mbrojnë privilegjet e tyre në dëm të vendit në tërësi.

“Ana negative e kësaj marrëveshjeje ishte se ajo e ka ndarë vendin në entitete politike dhe rajonin e Brckos, duke konfirmuar kështu ndarjen e territoreve dhe të njerëzve,” tha ajo.

Karamatiç argumentoi se kjo ka ndihmuar gjithashtu për të siguruar që nacionalistët të mbeteshin në pushtet.

“Marrëveshja ka lejuar forca politike nacionaliste – më shkatërrueset të para në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore – të qeverisin këtë vend për 300 vitet e ardhshme,” tha ai.

Por për Nenadin, një banor 29-vjeçar serb të Prijedorit, e meta më e madhe e marrëveshjes së Dejtonit ishte se ajo nuk përfaqësoi kurrë një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm midis interesave konkurruese të boshnjakë, kroatëve dhe serbëve të vendit.

“Marrëveshja e Dejtonit është praktikisht jofunksionale sepse asnjë nga të tria anët nuk i ka pranuar plotësisht dispozitat e tij,” tha ai.

Kush e ka fajin?

Ka pasur edhe mendime të ndryshme për fajtorin për dështimet e Dejtonit. Ndërsa të gjithë të intervistuarit sugjeruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar ka një përgjegjësi të madhe, të tjerët thanë gjithashtu se udhëheqësit vendas ishin pjesërisht fajtor.

Emina, një shitëse 41-vjeçare nga pjesa lindore, kryesisht boshnjake e Mostarit, tha se politikanët vendas dhe ata ndërkombëtarë nuk kishin marrë në konsideratë interesat e njerëzve të thjeshtë.

“Atyre u intereson vetëm vetja dhe pozitat e tyre dhe nuk i kushtojnë vëmendje mënyrës se si jetojnë njerëzit. Ata kanë shkatërruar gjithçka që ishte e mirë,” tha ajo.

Megjithatë, vetëm pak kilometra në perëndim, në sektorin e Mostarit të dominuar nga kroatët, pikëpamjet mbi dështimet e Dejtonit dhe të ardhmes së Bosnjës dhe Hercegovinës ishin krejt të ndryshme.

Sipas Markos, një studenti 20-vjeçar drejtësie në Universitetin Kroat të Mostarit, dështimi më i madh i marrëveshjes së paqes është se ajo ka lejuar kroatët, si më i vogli nga tre grupet përbërëse etnike të Bosnjës, të mbivotohet nga ndonjë ose nga të dyja grupet e tjera etnike, boshnjakët dhe serbët.

“Marrëveshja e Dejtonit nuk mund të ofrojë asgjë pozitive për Bosnjën dhe Hercegovinën, derisa ajo të ndryshojë krejtësisht ose të anulohet. Për shkak të kësaj lloj marrëveshjeje, Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të integrohen në NATO, BE apo ndonjë organizatë tjetër në të gjithë botën,” tha ai.

Kjo pikëpamje u mbështet nga një tjetër Marko, një prift katolik nga qyteti i Prijedorit.

“Dejtoni nuk është i suksesshëm sepse ndarja nuk u zbatua në mënyrë të barabartë,” tha ai, duke argumentuar se kroatët nuk janë të barabartë me boshnjakët apo serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Karamatiç, si shumë njerëz të tjerë në pjesët e dominuara boshnjake dhe kroate të vendit, besojnë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë për të zgjidhur gjërat.”

“Asnjë nga partitë që kanë qenë në pushtet në Bosnjë që prej përfunfimit të luftës së viteve 1992-1995 ka lënë përshtypjen se ata duan që ky shtet të jetë një shtet si duhet. Dhe ky është problemi më i madh,” tha Karamatiç.

“Të gjithë po thonë vetëm se ata dëshirojnë të kenë Bosnjën dhe Hercegovinën, por në praktikë askush nuk e dëshiron Bosnjën dhe Hercegovinën. Me këtë lloj politikani, nuk ka asnjë mundësi që ajo të mund të mbijetojë si shtet nën këto rrethana,” ai shtoi.

Në qytetin me shumicë serbe të Dobojt, aktivisti vendas Dario Atijas tha se e vetmja mënyrë për të ecur para ishte nëse të gjithë sektorët e shoqërisë boshnjake dhe komuniteti ndërkombëtar punojnë bashkë.

“Duhet të zgjohemi të gjithë, sektori publik dhe ai jo-qeveritar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet t’i drejtojë programet e tij atje ku nevojiten vërtet. Ne të gjithë duhet ta koordinojmë këtë në një mënyrë të integruar,” tha Atijas.

A është e mallkuar Bosnja dhe Hercegovina?

Në entitetin serb në vend, Republikën Srpska, liderët vendas kanë kërkuar vazhdimisht të sfidojnë autoritetin në nivel shtetëror dhe sugjerojnë se ata mund të shkëputen më vete.

Nenad, një serb nga Prijedori në Republikën Srpska, sugjeroi që Bosnja dhe Hercegovina ishte e dënuar si një shtet i bashkuar nëse politikanët vendas nuk gjejnë një lloj kompromisi pa ndërhyrje ndërkombëtare.

“Bosnja dhe Hercegovina, siç është tani, nuk ka të ardhme. Duke qenë se asnjë nuk ka dëshirë të luftojë më, ajo duhet të ekzistojë në këtë formë apo në ndonjë tjetër,” tha ai.

Marko, prifti nga Prijedori, u pajtuan me mendimin se situata aktuale është e paqëndrueshme.

“Kjo Bosnje dhe Hercegovinë nuk ka të ardhme as si shtet, as ekonomikisht apo në aspektin e paqes së qëndrueshme,” tha ai.

Por është e dyshimtë nëse ka mjaftueshëm vullnet në shoqëri dhe midis politikanëve të vendit për të bërë progresin e nevojshëm, sugjeroi Amra Kaziç, një biologe nga Sarajeva.

“Nuk jam shumë optimiste për këtë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë ne thjesht nuk kemi mjaftueshëm njerëz që mund të krijojnë një masë kritike për ndryshim,” tha Kaziç.

Ka apo jo vullnet, marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës tani është 20 vjeçare dhe duhet të përditësohet për të siguruar që vendi mund të dalë nga amullia, tha Marko Divkoviç, një gazetar nga Tuzla.

“E parë nga distanca e 20 viteve të fundit, Dejtoni nuk është gjë tjetër veçse një krijim i tepërt politik dhe ligjor që ka nevojë të rishikohet sa më parë që është e mundur,” këmbënguli Divkoviç.

“Një sistem në të cilin disa nga pjesët e saj po mbajnë pas një sistem që nuk mund të ecë përpara,” tha ai.

Etiketa: aktivistBanorëBEBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaBosnjedebatediplomatgazetarLuftaMarrëveshjaMarrëveshja e DejtonitMASMetaNATOndarjePararajoniShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të Amerikës
Tjetri
Italia në alarm nga kërcënimi xhihadist i Ballkanit

Të akuzuarit për terrorizëm dalin në mbrojtje të luftës në Siri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.