AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Të akuzuarit për terrorizëm dalin në mbrojtje të luftës në Siri

Mirela MiloringaMirela Milori
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Xhamia e Unazës se Re në Tiranë ku predikonte Abdurrahim Balla | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Vazhdon gjyqi ndaj të akuzuarve se kanë rekrutuar dhe kanë nisur luftëtarë shqiptarë drejt Sirisë.

Xhamia e Unazës se Re në Tiranë ku predikonte Abdurrahim Balla | Foto nga : Franc Zhurda/LSA
Xhamia e Unazës se Re në Tiranë ku predikonte Abdurrahim Balla | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

I pandehuri Fadil Myslimani, nga salla e gjyqit, doli për herë të parë në mbrojtje dhe mbështetje të luftëtarëve të ISIS-it në Siri e Irak.

Në sallën e gjyqit, ai filloi leximin e një letre të shkruar me dorë, duke mbrojtur luftën e shenjtë, sipas tij, të luftëtarëve të ISIS-it në Lindjen e mesme.

Ai tha se Shqipëria është e pushtuar dhe vetëm ushtarët e ISIS-it do ta çlirojnë këtë vend.

Në fjalën e tij, ai kërkoi nga kryeministri Edi Rama, duke e etiketuar si “piktori mason”, të mos e ngacmojë ISIS-in, pasi ata, siç u shpreh Myslimani, nuk vjedhin, por qeverisin me ligjet e Allahut dhe jo ligjet e Amerikës, NATO-s, OSBE-së e BE-së.

Në sallë nuk munguan tensionet dhe akuzat në drejtim të Prokurorisë, shtetit si dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re, i dyshuar si organizatori i dërgimit të besimtarëve mysliman në Siri, akuzoi komunitetit mysliam si të kapur nga shteti.

Ai tha se Komunitetit Mysliman Shqiptar ka shkelur ligjin e Islamit duke pranuar fe të tjera.

“Drejtuesit e Komitetit Mysliman të Shqipërisë janë të paligjshëm e hipokrit,pasi kanë devijuar nga rruga e vërtetë e islamit”, theksoi Balla.

Ndërsa, i ashpër ka qenë reagimi i Gert Pashjas, i cili pasi kërkoi të njihet me një vendim përgjimi i zhvilluar gjatë fazës së hetimit, e grisi atë duke e hedhur në mes të sallës.

Ai tha se heshtja e besimtarëve mysliman dhe heshtja e e tyre, ka një kuptim. Sipas tij, pas mbarimit të procesit gjyqësor janë ata që do të veprojnë dhe do të triumfojnë.

Pashja tha se nuk i tremb burgu, litari apo vdekja duke e cilësuar trupin gjyqësor dhe prokuroren si armiqtë e Allahut.

Pas këtyre fjalëve, i pandehuri Pashja u largua nga salla e gjyqit duke detyruar togat e zeza të ndërpresin seancën për të vazhduar më 15 dhjetor, me marrjen në pyetje të të pandehurve.

Pas deklaratës së imamit të vetëshpallur të xhamisë së Unazës së re në Tiranë, Genc Balla, imami i Xhamisë pranë Urës së Tabakëve, Elvis Naçi,tha se Komunitetit Mysliman është i hapur për të diskutuar me këdo që ka një mendim ndryshe.

Por, teologu e ka ndjerë kërcënimin e mendimit radikal, prandaj Xhaminë pranë Urës së Tabakëve ka vendosur ta ruajë me polici private.

Sipas tij, institucionet duhet ta rregullojnë me ligj edhe veprimtarinë në xhamitë që Komuniteti Mysliman nuk i ka nën juridiksion, ndonëse shprehet se shifra e referuar nga Shërbimi Informativ nuk është e saktë.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: BEbesimtarëEdi RamaEvropaGjyqGjyqiIrakISISKryeministri Edi RamaLigjmbështetjembrojtjeNATOOSBEpoliciRamaSHshqipShqipëriaSiriVendimxhamia
Tjetri
Opozita kosovare proteston kundër marrëveshjeve në Gjakovë

Opozita kosovare proteston kundër marrëveshjeve në Gjakovë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.