AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Opozita kosovare proteston kundër marrëveshjeve në Gjakovë

Zijadin GashingaZijadin Gashi
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta në Gjakovë | Foto nga : RFE/RL

Me moton Gjakova manifeston për Republikën, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë mbajtur të shtunën një tubimi në sheshin “Nënë Tereza”.

Protesta në Gjakovë | Foto nga : RFE/RL
Protesta në Gjakovë | Foto nga : RFE/RL

Tubimi ishte thirrur për të kundërshtuar marrëveshjen që qeveria e Kosovës ka nënshkruar me Beogradin për krijimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin.

Fillimisht qytetarëve u janë drejtuar deputetë dhe zyrtarë të këtyre subjekteve politike që vijnë nga Gjakova. Kurse masës së tubuar i janë drejtuar edhe liderët e partive opozitare.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë para qytetarëve të tubuar në sheshin “Nëna Terezë” se masat e fundit policore dhe burgosjet e deputetëve ishin ndërmarrë që ta heshtin opozitën. Por, sipas tij, kjo do të jetë e pamundshme.

“Opozita e bashkuar e ka bërë të qartë se Republika nuk e pranon dhe as nuk e duron ‘Zajednicën’ e Serbisë, e Kosova as nuk e pranon dhe as nuk e duron faljen e tokës së saj Malit të Zi. Andaj, protestojmë dhe do të protestojmë”,është shprehur Ymeri.

Përderisa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajka thënë se ky manifestim ka si qëllim kundërshtimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin.

Ndërkaq nisja e tyre nga Gjakova, sipas tij, ka simbolikën e vet, ngase nga ky shesh kishin filluar edhe protestat për rrëzimin e ish-ministrit Aleksandar Jabllanoviq.

Edhe kësaj radhe, sipas tij, në fund, opozita do të fitojë dhe marrëveshjet nuk do të kalojnë.

“Çka i ka ndodhur Kosovës? Pushtetarë të këqij . Ata e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje. Ata na kanë detyruar të hedhim gaz lotsjellës në Parlament. Janë po këta pushtetar që na i kanë thyer dyert e shtëpive e zyrave, që të na detyrojnë t’i pranojmë marrëveshjet e dëmshme, por kushdo që ka provuar me zor t’iu marrë diçka shqiptarëve, kurrë nuk ia ka arritur qëllimit”, ka thënë Haradinaj.

Edhe lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka thënë se “burgosjet politike dhe shantazhet e thyerjet e shtëpive të deputetëve opozitar”, nuk do ta ndalin opozitën në kundërshtimin e marrëveshjeve që qeveria e Kosovës ka arritur me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Ne po e përcjellim mesazhin tek ata që i kanë mbyllur sytë, se Kosova më nuk është e përgjumur dhe se Kosova tash i thotë jo ‘Zajednicës’ (term që opozita përdor për Asociacionin) dhe jo demarkacionit”, ka thënë Limaj

Ky manifestim ishte i pari në kuadër të tubimeve të ngjashme që janë paralajmëruar edhe nëpër qytetet tjera të Kosovës.

Një manifestim i ngjashëm është mbajtur edhe në Prishtinë, më 28 nëntor.

Opozita insiston që Kryeministri i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të tërheqin nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin.

Në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve, opozita përdori si masë proteste edhe bllokimin e Kuvendit, duke hedhur gaz lotsjellës në sallë e gjësende tjera.

Për shkak të këtyre veprimeve, Kryesia e Kuvendit suspendoi për një seancë opozitën, kurse organet e rendit kishin arrestuar pesë deputet opozitar, dy prej të cilëve, Donika Kadaj – Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Albin Kurti nga Vetëvendosje, po mbahen në paraburgim.

Për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje, të cilat datojnë që nga 25 gushti kur ishin nënshkruar marrëveshjet me Serbinë, përkatësisht Malin e Zi, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ftuar opozitën që të hënën të takohen dhe bisedojnë së bashku, por tash për tash, liderët opozitar e kanë kundërshtuar propozimin e tij.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: Albin KurtideputetEvropaFatmir LimajgazGjakovaHaradinajIsa MustafaKosovaKosovëMarrëveshjaMASnismaOpozitaParaparaburgimparlamentProtestaProtestatprotesteQeveriaVetëvendosje
Tjetri
Lojë “ping-pongu” me termocentralin e ri në Kosovë

Lojë "ping-pongu" me termocentralin e ri në Kosovë

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.