AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Lojë “ping-pongu” me termocentralin e ri në Kosovë

Nadie AhmetingaNadie Ahmeti
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Energjia, Faqja e pare, Media Watch
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
“Kosova e re” | Foto nga Luljeta Krasniqi Veseli

Kriza energjetike pas përfundimit të luftës dhe termocentralet e stërvjetruara detyruan institucionet vendore dhe ndërkombëtare të gjejnë një zgjidhje të mundshme.

"Kosova e re" | Foto nga Luljeta Krasniqi Veseli
“Kosova e re” | Foto nga Luljeta Krasniqi Veseli

Pas analizave të shumta në vitin 2001, si përfundim ishte arritur zëvendësimi i termocentraleve të vjetra me kapacitete të reja prodhuese.

Përfundimisht, para një dekade, në vitin 2005, u vendos që të ndërtohet një termocentral i ri i quajtur “ Kosova C”, përgatitjet për të cilin filluan menjëherë.

Një vit më vonë, Qeveria e Kosovës pati shpall tender për ndërtimin e këtij projekti.

Nga dhjetë kompanitë e interesuara, ishin kualifikuar katër kompani potenciale për ndërtimin e këtij termocentrali, kostoja e të cilit në atë kohë arrinte në 3.5 miliardë euro.

Ndërtimi i termocentralit “Kosova C” ishte paraparë të bëhet me kapacitet të prodhimit prej 2100 megavatesh, e që ishte llogaritur si projekti më i madhkapital në Kosovë.

Në atë kohë, Ministria e Energjisë dhe Minierave, udhëhiqej nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konkretisht nga ish-ministri Et’hem Çeku. 

Në vitin 2007, ndryshoi përbërja e Qeverisë, dhe këtë ministri e mori në drejtim Partia Demokratike e Kosovës nga ish-ministrja Justina Shiroka – Pula.

Filluan edhe ndryshimet e para. Përveçse projektit i ndërrohet emri nga“Kosova C” në “Kosova e Re”, zbriti edhe kapaciteti i tij prodhues nga 2000 në 1000 megavat.

Në këtë periudhë, filluan të tërhiqen nga procesi tenderues një nga një të gjitha kompanitë e interesuara. Atëherë filluan dilemat se a po dështon projekti.

Më i zëshmi në gjithë këtë situatë ishte ish-ministri Et’hem Çeku, duke thënë se projektin po e mbyt Qeveria.

“Për bindjen time, Qeveria, komiteti drejtues e ka mbytur projektin ‘Kosova e re’”, thotë Çeku.

Edhe pse jo shumë e zëshme për këtë projekt, ish-ministrja Justina Shiroka Pula, pohonte vazhdimisht se përpjekjet për realizimin e këtij projekti, nuk do të ndalen.

Në vitin 2009 ish- ministrja e Energjetikës, Justina Shiroka – Pula, pati konfirmuar se ndërtimi i termocentralit pritet të realizohet në vitin 2011.

“Jemi duke realizuar projektin më të madh në Kosovë, termocentralin ‘Kosova e re’, që së shpejti pritet të finalizohet dhe do të kemi operuesin, i cili do të fillojë të investojë në Kosovë. Por, edhe kjo nuk është për një afat të shkurtër”, pati thënë Shiroka – Pula.

Për këtë, në garë u kualifikuan katër kompani të interesuara dhe qeveria e atëhershme ishte e kënaqur me pjesëmarrjen e tyre Ajo, po ashtu, theksoi se në vitin 2010 pritet të përmbyllet tenderi dhe kompania fituese të fillojë procedurat për realizimin e projektit.

Përderisa projekti “Kosova e Re” në vitin 2011 vazhdon të mbetet vetëm në letër dhe pa ndryshime fizike në terren, së paku ministrat dhe zhvillimet në këto institucione ndryshojnë.

Me formimin e Qeverisë së re ( të tretës me radhë) Ministria e Energjisë dhe Minierave, shkrihet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, e që udhëhiqet prapë nga Partia Demokratike e Kosovës, nga ish-ministri Besim Beqaj, i cili ishte i bindur se kompania fituese për ndërtimin e termocentralit do të fillonte projektin në vitin 2012, madje me përkrahjen e Bankës Botërore.

“Gjatë kësaj jave, jo si shumë herë në vendet tjera, kemi pasur vizitën e tre zëvendës-presidentëve të grupit të Bankës Botërore, të cilët kanë dhënë në parim përkrahjen për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’”, kishte thënë Beqaj.

Se gjërat së paku të duken të lëvizshme, fillojnë ndryshimet në pakon tenderuese, ku nga pakoja largohet nga termocentrali “Kosova B”, ndërsa një vit më vonë nuk përfshihet miniera, kompani kjo që do të vazhdojë të jetë ndërmarrje publike.

E premtimet për shpalljen e kompanive fituese dhe fillimin e ndërtimit të termocentralit vazhdojnë edhe për vitin 2012, 2013 dhe 2014…  Duke mos lënë anash as vitin 2015.

Përderisa ndërtimi i projektit mbetet vetëm premtim, e Kosova vazhdon të ballafaqohet me mungesë të vazhdueshme të energjisë elektrike, në vitin 2014 ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik, tashmë nga Aleanca Kosova e Re,Fadil Ismajli, thotë se me ndërtimin e termocentralit të ri, Kosova ka potenciale të mjaftueshme energjetike që mund shndërrohen në megavat, jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.

“Do të vazhdojmë me këtë, sepse nuk do të ndërtohet elektrana në një moment vetëm për nevojat e Kosovës, por me një hapje të tregut, këto elektrana, do të shërbejnë për furnizim të energjisë elektrike edhe në rajon”,deklaroi Ismajli.

Shoqëria civile kundër ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”

Pavarësisht premtimeve të ministrave që kanë përcjellë këtë projekt, shoqëria civile vazhdimisht ka pasur kritika rreth zhvillimeve në këtë proces.

Ata, madje, në disa raste kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërpritet procesi përgatitor për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Përfaqësues të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë për Energji, (KOSID) që janë marrë vazhdimisht me çështjet energjetike, konsiderojnë se në Kosovë ekzistojnë alternativa tjera energjetike që sigurojnë rrymë të mjaftueshme.

Kushtrim Puka, nga ky konsorcium, thotë se KOSID-i është kundër ndërtimit të termocentralit të ri ”Kosova e Re”.

“Parimisht, ne jemi kundër ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’dhe i kemi bërë shumë qartë arsyetimet tona. Ne mendojmë, nëse Qeveria do të kishte qenë seriozisht e përkushtuar për zgjidhje (të problemeve) në sektorin energjetik, ajo ka mundur të arrihet me një kombinim shumë më të mirë të përdorimit të efiçiencës së energjisë dhe përdorimin e burimeve alternative të energjisë”, thotë Puka.

Në anën tjetër, në Qeverinë e Kosovës thuhet se ka lëvizje pozitive sa i përket këtij projekti. Pas zgjedhjeve të parakohshme që janë mbajtur vitin e kaluar, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ri-kthehet Partia Demokratike e Kosovës, me ministrin Blerand Stavileci.

Komiteti Drejtues i Projektit të Termocentralit, në muajin prill i ka dhënë dritën e gjelbër ofertuesit që të kalohet në fazën e bisedimeve të drejtpërdrejta. Në garën kualifikuese është vetëm një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Contour Global”.

Shoqëria civile dhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se vetëm një ofertues për ndërtimin e këtij termocentrali, krijon monopol në procesin e mëtutjeshëm.

Por, Qeveria thuhet se ka vendosur prioritet ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, pasi ky projekt konsiderohet i domosdoshëm për sigurimin e furnizimit me energji, respektivisht zhvillimin ekonomik të vendit.

Vlera e përafërt e ndërtimit të TC “Kosova e Re” do të jetë rreth 1 miliard euro. Një e treta e investimeve do të bëhet nga investitori privat dhe pjesa tjetër nga institucione ndërkombëtare.

Duke shpresuar se premtimi i ministrit aktual, Blerand Stavileci, mos t’u ngjajë atyre të ish-ministrave, thuhet se përfundimisht termocentrali “Kosova Re” do të fillojë së ndërtuari në fund të vitit tjetër, kurse do të përfundojë pas gjashtë vjetësh, në vitin 2022.

Gjatë muajit nëntor, ministri Blerand Stavileci ka treguar se Komitetit drejtues i termocentralit është dakorduar që kompanisë “Contour Global”me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i jepet statusi i ofertuesit të preferuar.

“Prej sot e tutje ne punojmë 4 deri në 6 muaj për të pasur përmbylljen komerciale, pastaj dalim te pakoja tenderuese për ndërtim edhe aty shkojnë disa muaj, dhe ne presim që orientimisht nga fundi i vitit 2016, fillimi i vitit 2017, të nisë ndërtimi”.

“Nga momenti që niset për ndërtim, e deri në futjen në funksion, do të jetë në mes viteve 2021 dhe 2022. Pra, kjo është shtrirja kohore e realizimit të projektit”, ka bërë të ditur Stavileci.

Sipas ministrit Stavileci. termocentrali “Kosova e re”, do të ketë kapacitet gjenerues prej 500 megavatesh, me të cilin do të bëhet një zgjidhje afatgjate dhe do të arrihet një qëndrueshmëri me energji elektrike në vend.

Përveç tjerash, ai ka thënë se ky projekt do të sjellë gjenerim të madh të punësimit. Dhjetë mijë persona do të mund të punësohen gjatë ndërtimit të termocentralit, derisa 500 persona do të jenë të punësuar të përhershëm.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.
Etiketa: besimEmrienergji elektrikeEuroEvropaKosovaKosovëKrijonKrizaKriza energjetikeMinieraMonopolParaPartiaPartia DemokratikepresidentPunëQeveriarajonSHShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të Amerikëstendertermocentral
Tjetri
Pritja prej heroi për një të dënuar për krime lufte

Pritja prej heroi për një të dënuar për krime lufte

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.