AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pritja prej heroi për një të dënuar për krime lufte

Arton KonushevcingaArton Konushevci
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kthimi i ish gjeneralit serb Vladimir Llazareviç në Nish. | Foto nga : RFE/RL

Pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit prej 14 vjetësh për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës, i dënuari nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, ish gjenerali Vlladimir Llazareviç, është pritur në qytetin e Nishit në Serbi, me ceremoni shtetërore.

Kthimi i ish gjeneralit serb Vladimir Llazareviç në Nish. | Foto nga : RFE/RL
Kthimi i ish gjeneralit serb Vladimir Llazareviç në Nish. | Foto nga : RFE/RL

Para të tubuarve ai ka thënë se ai është dënuar “pa asnjë provë materiale”.

“Jam dënuar vetëm se gjoja kam ndihmuar tre të dyshuarit tjerë nga lënda ime, në dëbimin e banorëve shqiptarë, me faktin se kam qenë komandant i korpusit të Prishtinës [në ish Armatën Jugosllave] dhe atë pa asnjë provë materiale, pa asnjë provë të dyshimit të bazuar”, ka thënë Llazareviç.

Në tetor të vitit 2003, Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në teritorin e ish- Jugosllavisë, kishte bërë publike një aktakuzë kundër eprorëve më të lartë serbë, për krimet e bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999.

Në këtë aktakuzë ishin përfshirë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç, komandanti i Korpusit të Prishtinës,Vlladimir Llazareviç, shefi i Policisë Serbe për Kosovën, Sreten Llukiç, dhe ndihmësi i ministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjeviç.

Rasti i tyre ka qenë i ndërlidhur me aktakuzën kundër ish presidentit të Serbisë, Millan Millutinoviç, ish shefit e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniç, dhe nënkryetarin e qeverisë së dikurshme jugosllave, Nikolla Shahinoviç.

Millutinoviç është shpallur i i pafajshëm, Ojdaniç dhe Shahinoviç janë liruar pasi kanë vuajtur 2/3 e dënimit të shqiptuar.

Llazareviç është dënuar me 14 vjet burgim. Deri më tash ka vuajtur 10 vjet nga dënimi i shqiptuar dhe me vendim të Tribunalit, më 3 dhjetor 2015 kthehet në Serbi, për shkak të një sëmundjeje nga e cila vuan.

Në aeroportin e Nishit ai është pritur nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ushtarakë të Serbisë dhe disa qindra qytetarë.

Shkrimtari Vladimir Arsenijeviç, i cili punon në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në Kosovë dhe serbëve në Serbi në fushën e kulturës, kritikon ashpër pritjen prej heroi që i është bërë ish gjeneralit të dënuar serb…

“Mendoj se elita jonë e përgjithshme politike, anon në fakt drejt një lloji fashizmi mendjengushtë, të përzier me një militarizëm ekstrem, nga i cili thjesht nuk din, ose në fund të fundit, edhe nuk do të dalë nga ajo formë e të menduarit. Për fat të keq, Serbia në gjithë këtë nuk është rast i vetëm. Një situatë të ngjashme kemi parë të ketë ndodhur edhe në vendet tjera të rajonit, të cilat kanë pasur të dënuar në Hagë”, ka thënë Arsenijeviç.

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj tha për Radion Evropa e Lirë se lirimi nga burgu i ish- komandanti të Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviç, nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës është fyerje ndaj viktimave, dhe shkelje e identitetit të tyre.

Zoti Blakaj thekson po ashtu se fyerjen e bën edhe më të rëndë fakti se Llazareviçin e kanë pritur edhe zyrtarë të lartë të shtetit serb.

“Llazareviçi u ka ofruar mbështetje, i ka motivuar oficeret e lartë për kryerjen e krimeve në Kosovë. Prandaj është dënuar vetëm për dy pikat e para të aktakuzës, respektivisht për dëbimin e popullatës civile dhe për veprimet e tjera çnjerëzore, duke përfshirë edhe zhvendosjen e dhunshme”, tha Blakaj.

Mbi 800, 000 shqiptarë nga Kosova vlerësohet të jenë dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre në kohën e fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Në mesin e tyre, ishte edhe Sylejman Hajdini, qytetar nga Prishtina, i cili në vitin 1999, bashkë me familjen e tij [pesë anëtarëshe], është dëbuar dhunshëm nga banesa e tij në lagjen Bregu i Diellit, me urdhër të policisë dhe ushtrisë serbe.

“Ne kemi qenë në bllokun e katërt, më 3 prill 1999 na kanë larguar. Kanë ardhur ushtria dhe policia bashkë, na kanë thënë për 15 minuta duhet të dilni nga banesa. Ne i kemi pyetur ku të shkojmë, ata kanë thënë shkoni ku të doni, por duhet të largoheni. Kemi dalë dhe na kanë drejtuar me përcjellje deri në stacion të trenit”.

“Nuk na kanë lejuar t’i marrim veturat, e as t’i mbyllim banesat, hapur i kemi lënë. Gjatë rrugës ai që nuk ka mundur të ecë nga lodhja, është rrahur. Ai që ka dalë nga rreshti dhe ka dashur të skajohet, po ashtu është rrahur dhe është maltretuar. Kolonë kemi qenë dhe jemi përcjellë nga policia dhe ushtria deri në stacionin e trenit. Aty kemi parë numër shumë të madh qytetarësh të dëbuar nga shtëpitë e tyre”, ka shpjeguar Hajdini për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, nga e gjithë lënda dhe gjashtë të dënuarit, në burg vazhdojnë të mbeten Pavkoviç, Llukiç dhe Gjorgjeviç.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: aktakuzëBanorëBekim BlakajBurgEvropaFashizmiKosovaKosovëKrimekrime lufteLirimi nga burguLuftembështetjeNATOParaPoliciaPrishtinaSerbiSerbiaSHshqiptareTribunali i HagësUshtriaVendim
Tjetri
Shqipëria më në fund debaton rreth përdhunimeve të komunizmit

Shqipëria më në fund debaton rreth përdhunimeve të komunizmit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.