AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Si të shkatërrosh një bunker, ose si të krijosh një kauzë false

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
3
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bunkeri Muze pas zjarrvënies nga protestuesit. 8 dhjetor 2015. Foto: ivana Dervishi/BIRN.

Të armatosur me njohuritë mbi karakteristikat fizike të betonit, protestuesit e opozitës shkatërruan një bunker në Tiranë. Gjithsesi, ndërtimi i bunkerit, si dhe shkatërrimi i tij, vështirë se do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit të dytë më të varfër në Europë.

Bunkeri Muze pas zjarrvënies nga protestuesit. 8 dhjetor 2015. Foto: ivana Dervishi/BIRN.
Bunkeri Muze pas zjarrvënies nga protestuesit. 8 dhjetor 2015. Foto: ivana Dervishi/BIRN.

Shumë bunkerë të kohës së komunizmit janë shkatërruar përgjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri, më së shumti për shkak të sasisë së madhe të çelikut që gjendet brenda betonit te tyre dhe që mund të shitet për skrap. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë, është të përzjesh benzinë me potas, ta ngrohësh pak dhe pastaj ta ndezësh përzjerjen brenda bunkerit. Temperatura e lartë e krijuar do të shkaktojë plasaritje në beton, pa e dëmtuar hekurin.

Principi i përdorimit të zjarrit për të dëmtuar betonin u përdor nga protestuesit e Partisë Demokratike në opozitë sot në Tiranë, më 8 dhjetor 2015. Protestuesit arritën ta dëmtonin rëndë bunkerin pas tri orësh përpjekjeje, duke krijuar një vrimë të madhe në njërën anë, por nuk arritën ta shkatërronin atë tërësisht.

Protestuesit e braktisën përpjekjen pas disa orësh dhune, e cila la pjesën tjetër të vendit të fiskuar para televizionit për të ndjekur një spektakël, i cili, në thelb, nuk ofron asgjë të re.

Kryeministri Edi Rama rroku rastin të ankohet se protestuesit shkatërruan atë që, sipas tij, është një “instalacion arti urban” ndërsa i cilësoi protestuesit si “zjarrvënës me egërsi primitive”.

Narrativa e dhunës së pakuptimtë dhe artit të keqkuptuar i intereson shumë të dyja palëve. Partisë Demokratike i intereson dhuna me kauzën e rreme të antikomunizmit. Ajo nuk ka kredenciale si një forcë antikorrupsion, nuk ka një alternativë të qeverisjes së ekonomisë, nuk ka alternativë për sistemin e drejtësisë që ajo vetë kontribuoi shumë që të shkatërrohej deri në kockë. Për këtë arsye, një bunker i pakuptimtë i ndërtuar nga Rama si një objekt që mund të sulmohet, përbën një mundësi për të ngritur një kauzë për një forcë politike që ka dëshmuar përgjatë viteve se nuk ka kurrfarë principi themeltar përveç kapjes dhe ruajtjes së pushtetit me çdo kusht, antikomunizmi, antikorrupsioni, liberalizmi, taksa e sheshtë e të tjera, nuk janë asgjë tjetër veçse reklama për naivët.

Sulmi nga ana e militantëve demokratë ndaj selisë së kryeministrit me bomba me zjarr sugjeron se opozita dëshiron të ngrejë një kauzë dhune si alternativë ndaj mungesës së reputacionit që një opozitë duhet të ketë për të përfaqësuar pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë. Kjo kauzë dhune vështirë se do të ndihmojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ramës i intereson dhuna e pakuptimtë e opozitës mbi një bunker të pakuptimtë si një mundësi e artë për të shmangur nevojën e llogaridhënies për gjëra të interesit të përditshëm, për faktin se reformat kanë ngecur, se buxheti ka një gropë të madhe, se ekonomia e pagat janë në stanjacion, se shumë nga ministrat e tij kanë bërë veprime që në sytë e publikut, përbëjnë akte të qarta korrupsioni.

Të dyja palëve u intereson kjo narrativë e përplasjes së pakompromis mes të mirës dhe të keqes si opium për mendjet e militantëve të tyre më të ngushtë. Për pjesën tjetër të popullsisë, atë që nuk ndërton bunkerë dhe as nuk i shkatërron ato, nuk ka ndonjë alternativë përpos emigrimit, i cili nuk shkaktohet asnjëherë nga kushtet e vështira ekonomike, por shkaktohet nga mungesa e shpresës për një përmirësim të mundshëm në të ardhmen.

Ironikisht, bunkeri i Ramës, tani që u sulmua nga protestuesit e opozitës, ashtu i nxirë dhe me një vrimë, ndoshta është “instalacion arti urban” më interesant nga sa qe para se të sulmohej.

Bunkeri, i ndërtuar nga qeveria aktuale pa pyetur askënd është një shembull i mirë i pushtimit të hapësirës publike nga një qeveri që nuk arrin të kuptojë se ndërhyrje të tilla artistiko-banale në një hapësirë publike mund të bëhen vetëm dhe pasi të jenë diskutuar gjerësisht me publikun. Se imponimi me dhunë i shijeve artistike apo joartistike të një njeriu në hapësirën publike nuk është shumë e ndryshme nga shkatërrimi i bunkerit.

Etiketa: AntikorrupsioniBIRNbombabuxhetidhunaDhunëEdi RamaEkonomiaIvana DervishiKorrupsioniKryeministri Edi RamaLiberalizmiOpozitaPagatParaPartisë DemokratikeQeveriaRamareklamaSHshqipShqipëriSkraptaksaZjarr
Tjetri
Gjendja e bunkerit muze pas zjarrvënies nga protestuesit (Foto)

Gjendja e bunkerit muze pas zjarrvënies nga protestuesit (Foto)

Komente 3

  1. Adi says:
    11 years më parë

    Artikulli ka shume pasaktesira. Nuk kishte sulme me bomba ndaj kryeministrise por sulme me veze dhe boje. Ata qe shkaterruan bunkerin komunist te Rames nuk ishin thjeshte militante te PD-se, por ish te perndjekur politike qe jane shume te ndjeshem ndaj simboleve te urryer te komunizmit dhe per ta kauza e antikomunizmit nuk eshte e rreme sic thote autori. Autori niset nga kjo proteste per ta pershkruar opoziten si te dhunshme, por faktet e ketyre dy vjeteve tregojne te kunderten. Z. Erebara (me bindje politike te majta) akuzon PD-ne si nje parti qe i intereson dhuna. Me perjashtim te z. Erebara e ndonje tjetri te gjithe shqiptaret e dine qe Basha dhe ekipi i tij drejtues ne PD nuk jane njerez te dhunshem dhe nuk i intereson dhuna. Do te ishte mire qe z. Erebara te xhvishet nga bindjet e tij politike sepse keshtu do ta bente me mire detyren qe ka.

    • I3VI5 says:
      11 years më parë

      “Ata qe shkaterruan bunkerin komunist te Rames nuk ishin thjeshte militante te PD-se, por ish te perndjekur politike qe jane shume te ndjeshem…”

      Po mos thuaj brockulla. Ato jane te gjithe te paguar. Te njejten gje bente dhe Rama me “demostratat” e tij. Gjejn nje tufe kafshesh, i japin nga 100 euro dhe me pas i leshojne nga zinxhiret per te treguar “revolten e popullit”.
      Gjithsesi mire na e bejne se nje popull injorant si ne kete shtrese politike meritojme.

    • DREJTSI says:
      10 years më parë

      Po se mos e ka bere PD detyren e saj ne qeverisjen 92-97 , 2005-2013, as per pronaret as per te perndjekurit. Parti e krijume nga mbetjet komuniste te cilet krijuan ligjin 7501 kush xen token i pari, sa per te perndjekurit i vdiq me premtimin qe nje dite do i marrin leket, nuk e di nese ato qe prishen bunkerin te jene te persekutuar por e di shume mire qe kane qene militant qe gjithmon partia i jep ushqim shpirteror.

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.