AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vizita e gjeneralit serb në Kosovë zemëron fshatin ku ndodhën masakrat

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një kompleks memorial në qendër të Rezallës. Foto: BIRN

Deri tani janë zhvarrosur njëzetë e tetë viktima të masakrës së luftës në fshati Rezallë në Kosovë – kështu që kur shefi i Ushtrisë Serbe, i akuzuar për përfshirje në vdekjet e tyre, vizitoi Prishtinën, fshatarët u ndjenë të ofenduar.

Drejtori i shkollës në Rezallë Bajram Rrukolli me një memorial të fshatarëe të vrarë në luftë. Foto: BIRN
Drejtori i shkollës në Rezallë Bajram Rrukolli me një memorial të fshatarëe të vrarë në luftë. Foto: BIRN

Në shkollën fillore në Rezallë bie zilja, duke njoftuar fillimin e mësimit për rreth 300 nxënës në fshatin qendror të Kosovës.

Brenda në shkollë, varur në korridor midis pikturave të vizatuara nga nxënësit, janë fotografitë e fytyrave të 98 vendasve të vrarë nga forcat e Beogradit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Drejtori i shkollës, Bajram Rrukolli, i cili ishte i burgosur lufte në kohën e sulmeve, thekson disa nga viktimat që janë ende të klasifikuar si të humbur.

Numri i të zhdukurës vitin e kaluar ra, kur eshtrat e 54 njerëzve nga rajoni përreth Drenicës u gjetën gjatë një operacioni zhvarrimi dymujor pranë qytetit jugor serb të Rashkës.

Nga eshtrat që u gjetën, 28 i përkisnin viktimave nga Rezalla. Rrukolli tha se janë edhe 14 të tjerë që konsiderohen ende të zhdukur.

“Kemi ende edhe tre persona të tjerë nga ky fshat që u zhdukën në Bosnjë,” shtoi ai, duke shpjeguar se ata u zhdukën gjatë luftës pasi shkuan në Bosnjë të punonin në fillim të viteve 1990.

Një vizitë e pavend

Shefi i shtabit të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikoviç, u takua me Luigi Miglietta-n, kreun e KFOR-it, në Prishtinë. Foto: KFOR.
Shefi i shtabit të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikoviç, u takua me Luigi Miglietta-n, kreun e KFOR-it, në Prishtinë. Foto: KFOR.

Më 23 nëntor, shefi i shtabit të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikoviç, vizitoi Prishtinën dhe u takua me Luigi Miglietta-n, kreu i KFOR-it, forcës së NATO-s në Kosovë. Të dy burrat nënshkruan një marrëveshje për të qetësuar zonën e sigurt ajrore mbi Kosovë duke hequr kufizimet që janë të imponuar në vitin 1999.

Por në Rezallë, lajmi i vizitës së Dikoviçit shkaktoi zemërim pas akuzave se ai ishte përgjegjës për vrasjet dhe largimin e trupave nga fshati, si pjesë e një tentative për të mbuluar krimin.

Në janar, Qendra për të Drejtën Humanitare me bazë në Beograd publikoi një raport që akuzon Dikoviçin, i cili ishte komandant i Brigadës së 37-të të Ushtrisë Jugosllave gjatë konfliktit në Kosovë, se ishte në krye të trupave që sulmuan katër fshatra të Kosovës, duke përfshirë edhe Rezallën në prill dhe maj 1999.

Grupi i të drejtave të njeriut gjithashtu pohoi se Brigada e 37-të ishte përgjegjëse për largimin e mëvonshëm të trupave nga fshatrat në një tentativë për të mbuluar krimin.

Dikoviç e ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës dhe presidenti Tomislav Nikoliç këmbënguli se gjenerali ishte “një oficer i nderuar i Ushtrisë Serbe” dhe se sulmet ndaj tij ishin të destinuara të diskreditonin ushtrinë së vendit.

Drejtori i shkollës, Rrukolli, tha se ai ishte i befasuar nga lajmi se shefi i Ushtrisë Serbe ishte në Kosovë dhe e kritikoi qeverinë që e lejoi atë të bënte këtë vizitë.

“Vendi ynë është në këtë situatë. Askush nuk e di se kush hyn dhe kush del. Është krejtësisht mungesë përgjegjësie,” tha ai.

Bekim Blakaj nga zyra e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, tha se vizita e Dikoviçit tregoi se edhe KFOR-i dhe qeveria e Kosovës ishin të pandjeshëm ndaj ndjenjave të atyre që kanë vuajtur.

“Kjo është një shkelje e dinjitetit të viktimave,” tha Blakaj.

Vrasjet dhe mbulimi i krimit

Një kompleks memorial në qendër të Rezallës. Foto: BIRN
Një kompleks memorial në qendër të Rezallës. Foto: BIRN

 

Në një kompleks përkujtimor në qendër të Rezallës, fshati përkujton viktimat e tij çdo vit më 5 prill, ditën kur Ushtria Jugosllave rrethoi vendin.

Trupat e Beogradit vranë 36 burra në periferi të fshatit. Trupat e tyre u larguan disa ditë më vonë pasi filloi përpjekja për të mbuluar krimin – një përpjekje për të fshehur provat në rast të ndonjë ndjekje penale ndërkombëtare.

Një nga të mbijetuarit është Ismet Rrukolli, i cili ishte vetëm 15 vjeç në kohën e masakrës. Ushtarët serbë e veçuan atë nga nëna dhe motra e tij dhe e urdhëruan të vihej në rresht me burrat e tjerë.

Ai tha se menjëherë pasi gratë me fëmijë u urdhëruan të largoheshin nga fshati, rreth orën 17:00, ushtarët filluan të qëllonin njerëzit që po qëndronin me kurriz nga ata pranë një gardhi pranë rrugës së fshatit.

“Dëgjova një mitraloz që na qëllonte nga një dritare e vogël. Rreth 30 ushtarë të tjerë filluan të na qëllonin menjëherë. Unë u shtriva përtokë. Mbijetova sepse xhaxhai im më mbuloi me trupin e tij,” tha Rrukolli.

Edhe pse Rrukolli u godit dy herë në krah dhe në shpinë, ai vazhdoi të qëndronte i fshehur edhe për dy orë të tjera.

Në mbrëmje, ai u arratis dhe shkoi në fshatin fqinj Tushilë, ku ishin strehuar vëllezërit e tij.

Trupi i xhaxhait të tij, i cili e shpëtoi atë nga vdekja atë ditë, që atëherë është ende i zhdukur.

Sokol Rrukolli u zgjua rreth orës nëntë të mëngjesit më 5 prill nga zhurma e të shtënave. Rezalla u rrethua nga forcat ushtarake dhe disa njerëz u rrahën keq nga ushtarët, tha ai.

Ai ishte 13 vjeç, dhe ai arriti t’i bashkohej një grupi grash që ishin urdhëruar të largoheshin nga fshati. Por babai i tij, mësuesi i fshatit Isuf Rrukolli, mbeti pas.

“Pak kohë më pas, dëgjova të shtënat,” risjell në mendje ai.

“Në vitin 2004, gjeta trupin e babait tim. Ishte pranë vendit ku ata u ekzekutuan.”

Zyra e prokurorit serb aktualisht po drejton një hetim paraprak për krimet e luftës të kryera në fshatrat Rezallë dhe Çirez në vitin 1999.

Tre persona janë të dyshuar, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publik. Nuk është e qartë nëse emri i Dikoviçit është ndër ta.

Ndërkohë, shefi i Ushtrisë Serbe ka ngritur padinë e tij kundër themelueses së Qendrës për të Drejtën Humanitare Natasa Kandiç, duke pretenduar se nderi dhe reputacioni i tij janë dëmtuar nga akuzat ndaj tij për krime lufte.

 

Etiketa: BajramBekim BlakajBeogradBIRNEmriHetimKFORKosovëKrimekrime lufteLuftemarrëveshjeNATOoperacioniQeveriarajoniraportRashkëtë zhdukurUshtriaUshtria jugosllaveviktimavizita
Tjetri
Lagjja shqiptare e Kumanovës është rrafshuar nga luftimet

Të dyshuarit për terrorizëm në Maqedoni mohojnë akuzat

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.