AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Prokuroria çon Becchetin në gjykatë: Skema e mashtrimit, 38 milionë euro

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Francesco Becchetti. Foto: Facebook

Biznesmeni italian, katër bashkëpunëtorë dhe pesë kompanitë e tij si dhe dy punonjës të AKBN do të gjykohen për skemën e dyshuar të “mashtrimit” me hidrocentralin e Kalivaçit.  

Francesco Becchetti. Foto: Facebook
Francesco Becchetti. Foto: Facebook

Biznesmeni italian, Francesco Beccheti do të përballet me drejtësinë shqiptare për katër akuzat e ngritura nga prokuroria; falsifikim i dokumenteve, vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës, krijimit të skemave mashtruese dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Bashkë me Becchetin, prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë katër bashkëpunëtorë të ngushtë dhe pesë kompani të tij, mes të cilëve edhe kompaninë  mediatike “AgonSet”.

Prokuroria ka marrë të pandehur gjithashtu dy topografë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, të cilët dyshohen se kanë mundësuar falsifikimin e dokumenteve në favor të kompanive të Becchetit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria bëri me dije se ka përfunduar hetimet për skemën “mashtruese” me hidrocentralin e Kalivaçit, duke marrë të pandehur Becchetin, nënën e tij, Liljana Condimi, Mauro de Renzin, Eriona Troplinin, Stavri Peçin, Fetah Dervishin dhe Sokol Koçin. Prokuroria ka ngritur gjithashtu akuzë kundër kompanive “Kalivaçi Green Energy”, “Energji”, “Cable System”, “400 KV”, Agon Set”.

Sipas Prokurorisë, skema mashtruese e krijuar përmes “Kalivaçi Green Energy” kishte një vlerë prej 38 milionë eurosh dhe përmes saj janë shmangur 5 milionë euro detyrime doganore.

Biznesmeni italian, Francesco Beccheti nuk ka hyrë në Shqipëri prej një viti. Megjithatë, në intervista të dhëna për mediat italiane, Beccheti e ka cilësuar hetimin kundër tij si “një sulm politik, të frymëzuar nga kryeministri Rama”.

Prokuroria shqiptare lëshoi një urdhër-arrest ndërkombëtar në emër të tij në qershor të vitit 2015. Në fund të muajit tetor, Beccheti është lokalizuar në Londër, ku është shoqëruar në një gjykatë dhe është njohur me urdhër-arrestin e lëshuar nga autoritetet shqiptare. Ai është lënë më pas i lirë, në pritje të një vendimi përfundimtar për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Paralelisht me hetimin, Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e të gjitha kompanive të tij në Shqipëri, një vendim ky që pritet të shqyrtohet në rrugë gjyqësore.

Prokuroria e akuzon Becchetin se ka nisur manovrat financiare në Shqipëri që prej vitit 1997, kohë kur kompania e tij “Beg” s.p.a mori nga qeveria shqiptare koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë. Hidrocentrali nuk u përfundua kurrë, por shërbeu sipas Prokurorisë për t’i siguruar përftime biznesmenit italian.

Etiketa: 1997ArrestBecchetiEuroFacebookFrancesco BecchettiGjyqHetimetLondërProkuroriaProkuroria e TiranësPunëPunëtorQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipërishqiptareSkema mashtrueseSulmTiranëVendimVendimivjedhje
Tjetri
Refugjatët luftojnë me ardhjen e dimrit në Maqedoni

Refugjatët luftojnë me ardhjen e dimrit në Maqedoni

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.