Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria nis hetimet për koncesionet multimilionëshe të Beqajt

Aleksandra BogdaniNgaAleksandra Bogdani
12:35 | 13/12/2015
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Prokuroria nis hetimet për koncesionet multimilionëshe të Beqajt

Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj gjatë një seance parlamentare | Foto nga : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda regjistron procedimin penal për koncesionet e dyshimta të shëndetësisë pas një serie shkrimesh investigative. “Asnjë zyrtar nuk përjashtohet nga hetimi”.

Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj gjatë një seance parlamentare | Foto nga : LSA
Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj gjatë një seance parlamentare | Foto nga : LSA

Koncesionet me vlerë dhjetra milionë euro të ministrisë së Shëndetësisë janë bërë objekt i një hetimi të gjerë, të nisur së fundmi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Procedimi penal është regjistruar nga Njësia Antikorrupsion- përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë publikë dhe pritet të shtrihet në të gjithë piramidën drejtuese të ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin Ilir Beqaj.

Hetimi për koncesionet në shëndetësi është nisur me inisiativë të Prokurorisë, pas publikimit të një serie artikujsh nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN dhe agjencia Investigimi.al. Koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it falas do të jenë në qendër të verifikimeve të grupit hetimor.

I kontaktuar nga BIRN, këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani konfirmoi nisjen e hetimeve me inisiativë për koncesionet në shëndetësi, pas investigimeve të botuara nga media.

“Ky hetim ka nisur pas shqetësimeve të shpeshta të ngritura në publik për disa tendera dhe koncesione të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë muajve të fundit, vlera e të cilave arrin në disa dhjetra miliona euro,” tha Serani.

I pyetur nëse procedimi penal përfshin edhe ministrin Ilir Beqaj, Serani u përgjigj se ”asnjë zyrtar nuk do të jetë i përjashtuar nga hetimet”.

Hetimi për koncesionet në sektorin e shëndetësisë, i regjistruar në Njësinë Antikorrupsion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të asistohet edhe nga oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme. Shkak janë bërë procedurat komplekse të dhënies me koncesion të shërbimeve publike, të cilat kërkojnë kohën e tyre për t’u hetuar.

Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.

Në tetor 2015, BIRN investigoi kompaninë fituese të koncesionit të hemodializës, Evita Sh.p.k, e cila përfitoi pjesën kryesore të kontratës së majme 10-vjeçare prej 86 milionë dollarësh. Zanafilla e kësaj kompanie është një bar-kafe modeste në qytetin e Beratit, ndërkohë që pronarja e saj, Majlinda Fetiu nuk rezulton të ketë lidhje me fushën e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u përgjigj se “Evita” shpk e fitoi koncesionin për hemodializën bashkë me Spitalin Amerikan. Më pas rezultoi se Spitali Amerikan do të ketë vetëm 15 % të aksioneve në kompaninë e re, të krijuar për operimin e koncesionit.

Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me vlerë 100 milionë USD do të hetohet gjithashtu nga Njësia Antikorrupsion e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas një investigimi të BIRN, kompania modeste e emigrantit shqiptar në Peruxhia të Italisë, Ilir Rrapaj fitoi 40 për qind të kësaj kontrate, si pjesë e konsorciumit italian të udhëhequr nga “Servizi Italia”.

Koncesioni i kontrollit mjekësor falas me vlerë 120 milionë euro, i fituar nga kompania “Marketing& Distribution” me eksperiencë në tregtimin e duhanit dhe alkoolit do të jetë gjithashtu pjesë e këtyre hetimeve.

Tjetri
Lopët kosovare lindin viça amerikanë

Lopët kosovare lindin viça amerikanë

Më të lexuarat

Prokuroria nis hetimet për koncesionet multimilionëshe të Beqajt

Prokuroria nis hetimet për koncesionet multimilionëshe të Beqajt

12:35 | 13/12/2015
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

11:40 | 23/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.