AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Prerje të ‘shfrenuara’ të pyjeve në veri në prag të moratoriumit

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pyje të prera në Malin e Munellës | Foto nga : PPNEA

Një grup mjedisor që monitoron faunën dhe florën në veri të Shqipërisë ngre shqetësimin se prerja e pakontrolluar e pyjeve në Malin e Munellës po kërcënon zhdukjen e një popullate të vogël të Rreqebullit Ballkanik.

Kasmion me dru të prerë në Malin e Munellë | Foto nga E. Mahmutaj
Kamion me dru të prerë në Malin e Munellës | Foto nga E. Mahmutaj

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, njoftojë të shtunën se prerje masive të pyjeve janë vënë re në zonën e Malit të Munellës dhe më gjerë në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Mirditës në periudhën Nëntor-Dhjetor 2015.

“Gjendja në këtë rajon ka qenë e rënduar prej shumë vitesh, por që prej njoftimit për shpalljen e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit 2016, situata ka degraduar masivisht,” tha PPNEA nëpërmjet një njoftimi për shtyp, duke shtuar se ka dokumentuar një shtim të jashtëzakonshëm të subjekteve, makinerive dhe individëve të cilët po shfrytëzojnë pa kurrëfarë kriteri edhe ato pak pyje të mbetur.

“Nisur nga ky ritëm i papreçedentë shfrytëzues, PPNEA vlerëson se shpallja e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit që vjen do të ketë shumë pak vlera ruajtëse dhe benefite për pyjet e kësaj zone, pasi nuk po mbetet asnjë sipërfaqe pyjore për tu ruajtur,” shtoi ajo.

Sipas organizatës mjedisore prerja e pakontrolluar e pyejve në këtë zonë bëhet dhe më alarmante nisur nga fakti që Munella është rajoni i vetëm në Shqipëri ku është dokumentuar prezenca dhe riprodhimi i Rrëqebullit të Ballkanit, një nënlloj tejet i rrezikuar sipas klasifikimeve të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Javën e shkuar PPNEA raportoi një këlysh rrëqebulli të vrarë në rajonin e Malit të Munellës.

“Nisur nga studimet e zhvilluara me kamera-kurth PPNEA vlerëson se në Munellë mbijeton një mini popullatë e Rrëqebullit Ballkanik e përbërë prej 4 deri në 6 individësh,” organizata tha.

“Degradimi i shfrenuar i habitatit në këtë zone ndikon në shqetësimin e sjelljes së rrëqebullit dhe rrit mundesitë e kontaktit njeri – rrëqebull,” shtoi ajo.

Siaps PPNEA-s me ritmet e vëzhguara të shfrytëzimit në Malin e Munellës ekziston mundësia reale që popullata e identifikuar e Rrëqebullit të Ballkanit, të zhduket në një afat shumë të shkurtër kohor duke humbur përfundimisht një nga pasuritë natyrore më të mëdha të vendit.

Rrëqebulli i Ballkanit është një specie kyç për mbrojtjen e trashgimisë natyrore dhe ekosistemeve në të gjithë Ballkanin jugperëndimor. Popullata e totale e tij llogatitet të jetë në më pak se 40 individë. Sipas kritereve të Listës së Kuqe të IUCN-s, Rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si një specie e rrezikuar në mënyre kritike (CR).

Në Shqipëri, rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969. Së fundmi, kuadri ligjor është përmirësuar me Ligjin Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë” dhe Ligji Nr. 7/2014, “Për shpalljen e ndalimit të gjuetisë në Republiken e Shqipërisë”. Munella është deri më sot, një nga dy zonat e vetme në të gjithë Ballkanin, bashkë me Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, ku rrëqebulli riprodhohet.
Siaps PPNEA degradimi i pyjeve në Malin e Munellës është një realitet i cili nuk ka ngjallur kurrëfarë reagimi nga institucionet përkatëse për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve.

“Situata e rënduar në Malin e Munellës si dhe pasojat që rrjedhin për mbijetesën e Rrëqebullit të Ballkanit, duhet që të ndërgjegjësojnë institucionet përgjegjëse në marrjen e masave urgjente për ndalimin e kësaj masakre mjedisore,” u shreph ajo.

PPNEA bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm e veprimtarive shfrytësuese në rajonin e Malit të Munellës, përpara shpalljes së moratoriumit pasi situataka degraduar ne nje pike kritike.

“Nëse ritmet dhe aktivitetet aktuale shfrytëzuese nuk ndalojnë rrezikojmë seriozisht të humbasim të vetmen popullatë të mbetur të rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri,” paralajmëroi organizata mjedisore.

Fushë me dru të prerë në Malin e Munellës | Foto nga E.Mahmutaj
Fushë me dru të prerë në Malin e Munellës | Foto nga E.Mahmutaj
Foto nga Rreqëbulli Ballkanik | Foto nga PPNEA
Foto e Rreqëbullit Ballkanik | Foto nga PPNEA
Etiketa: LigjMaqedoniMirditëMjedisitMunellaPPNEAPukëPYJepyjetrajonrajoniSHshqipShqipëri
Tjetri
Një tragjedi shqiptare

Medaljet e veteranëve, si e gjykojmë historinë në kontekst jofaktual

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.