AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Nuk duhet të fajësohet BE-ja për mosliberalizimin e vizave për Kosovën”

Përparim IsufingaPërparim Isufi
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Zëvendës presidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek tha se ministri i jashtëm Hashim Thaçi bëri gabim që ia hodhi fajin BE-së për dështimin e hyrjes në regjimin pa viza të Kosovës, sepse Prishtina ka ende shumë punë për të bërë.

Zëvendës presidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek. Foto: BIRN
Zëvendës presidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek. Foto: BIRN

“Fajësimi i BE-së është mënyra e gabuar, nuk do të sillte asnjë produkt dhe jam krejtësisht kundër me të,” tha Lunacek për BIRN të dielën.

“Kam të njëjtin zemërim si shtetasit e Kosovës se raporti më i fundit nuk ofroi rezultatin e pritur por ne jemi më afër se kurrë suksesit,” shtoi ajo.

Pas dështimit të Prishtinës në sigurimin e një regjimi pa viza nga BE-ja muajin e shkuar, Thaçi akuzoi Brukselin për diskriminim kundër Kosovës, vendit të vetëm në Ballkan shtetasit e të cilit kanë nevojë për viza që të hyjnë në zonën Shengen të BE-së.

“E konsideroj një provokim të rëndë dhe një rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit të Brukselit. Është një fyerje direkte për shtetasit e Kosovës,” tha ai të enjten e shkuar.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, këmbënguli në një takim qeveritar se vendi ka përmbushur çështjet teknike për liberalizimin e vizave dhe e quajti dështimin për të hyrë në klubin pa viza si “vullnetin politik të BE-së”.

Por Lunacek i tha BIRN se qeveria e Prishtinës duhet të përmbushë ende tetë kushte dhe se 28 shtetet anëtare duhet ende të binden se Kosova e meriton liberalizimin.

“Parlamenti Europian do të mbështesë me forcë Kosovën por ne gjithashtu duhet të bindim 28 ministra të brendshëm, për shkak të situatës së BE-së me refugjatët tani, kjo është e vështirë,” tha Lunacek.

“Protestat dhe ndjenjat negative ndaj BE-së e bëjnë më të vështirë për mua dhe mbështetës të tjerë të Kosovës të punojnë për një imazh pozitiv, që është shumë i nevojshëm për liberalizimin e vizave,” shtoi ajo.

Në shkurt 2015, Agjencia e Inteligjencës në Kosovë raportoi se 50,000 kosovarë kërkuan azil në vendet e BE-së gjatë javëve të para të 2015.

BE-ja ka paralajmëruar vazhdimisht se edhe vendet që përfitojnë nga liberalizimi i vizave – si Shqipëria – mund të përjashtohen nga regjimi pa viza për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve.

Etiketa: azilBallkanBEBIRNdiskriminimHashim ThaçiIsa MustafaKosovaKosovëParaParlamenti EuropianPrishtinaProtestatQeveriaRaportiShengenshqipShqipëriaviza
Tjetri
“Beauty Contesti” kthehet në garë të shëmtuar për frekuencat dixhitale

“Beauty Contesti” kthehet në garë të shëmtuar për frekuencat dixhitale

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.