AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Politika europiane me një fytyrë islamike?

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në këtë foto të 3 shtatorit 2015, një grua pushon në një tren të nisur nga Serbia në Hungari gjatë rrugëtimit për në vendet e BE-së. Foto: BETA/(AP Photo/Petr David Josek)

Teksa migrantët e Lindjes së Mesme vërshojnë në Europë, ekspertët pyesin veten nëse do të integrohet kultura e tyre me atë të vendit ku mbërrijnë apo do të jetë Europa ajo që shumë shpejt do të kthehet në politikën fetare.

Në këtë foto të 3 shtatorit 2015, një grua pushon në një tren të nisur nga Serbia në Hungari gjatë rrugëtimit për në vendet e BE-së. Foto: BETA/(AP Photo/Petr David Josek)
Në këtë foto të 3 shtatorit 2015, një grua pushon në një tren të nisur nga Serbia në Hungari gjatë rrugëtimit për në vendet e BE-së. Foto: BETA/(AP Photo/Petr David Josek)

Apeli i Donald Trump për të ndaluar myslimanët nga SHBA provokoi bisedën e mëposhtme të dy miqve të mi: “Nëse zgjedhja do të ishte midis imigracionit mysliman dhe ruajtjes së vlerave morale liberale,” pyeta unë, “cilën do të zgjidhnit?” Të dy e mohuan premisën e pyetjes. Vetë imigrantët, sugjeruan ata, mund të kenë kode morale reaksionare, por fëmijët e tyre, të rritur në Britaninë e sotme, Amerikë apo Europën Kontinentale, do të jenë krejt ndryshe. Por a është kjo e vërtetë?

Pyetja ime u përqendrua jo te terrorizmi islamik – një bazë e shtirur e shpërthimit të Trump, por mbi kërcënimin e shkallës së gjerë të imigrimit mysliman ndaj kodit të moralit që miqtë e mi të rinj, si shumica e europianëve të edukuar, tani i pranojnë pa i dyshuar. Ta lëmë mënjanë terrorizmin, nuk do të shqetësoheshin ata nëse islami vinte dhe kishte një ndikim në rritje në ligjin dhe politikën britanike?

Kjo nuk është vetëm një mundësi hipotetike. Popullata myslimane në Europë ishte 44.1 milionë në vitin 2010 ose 6 për qind në total. Kishte 2.7 milionë myslimanë në Mbretërinë e Bashkuar në 2011 (4.8 për qind të popullatës) nga 1.6 milionë në 2001. Duke marrë parasysh trendët e fundit të imigracionit dhe më e rëndësishmja normën mbi mesatare të pjellorisë te myslimanët (tre fëmijë për familje ndaj 1.8 fëmijëve te britanikët), përqindja e myslimanëve te popullata angleze do të rritet në dekadat e ardhshme.

Shumica e Europës është në të njëjtën trajektore demografike. Sigurisht, demografika nuk është shkencë ekzakte: shumë varet nga supozimet rreth profileve të moshës, standardeve të jetesës, pabarazisë dhe kështu me radhë; dhe herët ose vonë norma e pjellorisë te myslimanët do të takohet me normën kombëtare. Por deri atëherë popullata myslimane do të jetë zgjeruar shpejt – në 10-20 për qind në total në Mbretërinë e Bashkuar. Pyetja interesante lidhet me pasojat.

Liberalët tani nuk janë të shqetësuar rreth demografisë etnike, sepse ata supozojnë se individët me kalimin e kohës do të identifikohen me normat e shoqërisë mikpritëse. Arsyetimi standard është se imigrantët pasurojnë mikpritësin, ndërsa lënë karakteristikat e papërshtatshme në shtëpi. Në veçanti, sjellja e tyre politike do të përputhet me atë të popullatës në përgjithësi.

Nëse kjo është e vërtetë, ndikimi sociopolitik i një ndryshimi në përbërjen etnike të një popullate është neutral ose edhe përfitues. Imigrantët nga Algjeria, Bangladeshi, Pakistani ose Turqia sigurisht do të bëhen pas një ose dy brezash europianë në pikëpamje dhe politikë. Feja e tyre do të bëhet për ta një çështje private, ashtu si për shumicën e europianëve sot dhe ata do të integrohen në të gjitha aspektet e rëndësishme.

Por ky model historik, sipas meje, varet krejtësisht në përmasën e vogël të popullatës imigrantë dhe aftësisë së saj kulturore me popullatën ‘shtëpi’. Eksperienca historike ofron pak udhëzim për pasojat sociale dhe politike të numrave më të mëdhenj dhe ndryshimeve më të dukshme kulturore në migracionet paslufte në Europë, veçanërisht nga bota myslimane. Këto papajtueshmëri janë edhe më të mëdha.

Thelbi i problemit është se popullata europiane bashkëkohore është laike, ndërsa qytetërimet myslimane janë fetare. Në Europë, feja e ka humbur autoritetin mbi ligjin, arsimin, moralin dhe jetën e biznesit. Bota islamike nuk e ka kaluar një proces të tillë. Ka ndarje josimetrike të besimit dhe shtetit; familja, jo individët, mbeten në qendër të njësisë shoqërore. Thelbi i elementeve të jetës politike moderne europiane – të drejtat dhe detyrat e njeriut  dhe llogaridhënia e qeverisë ndaj popullit 0 mungojnë, veçanërisht në Lindjen e Mesme Arabe.

Pavarësisht përpjekjeve për laicizim, hendeku mes pikëpamjeve myslimane dhe perëndimore, është rritur në vitet e fundit, pasi feja ka fituar më shumë rëndësi në vendet myslimane. Sundimi i Sheriatit ndikon në kodet ligjore të tyre. Për më tepër, në shumë vende, shumica myslimane thonë se sheriati duhet të jetë ligji zyrtar.

Në Europë, islami është feja me rritjen më të shpejtë dhe Sheriati ka penetruar sistemet ligjore europiane. Në Britani, 100 gjykata sheriati kanë gjykuar divorcin dhe çështjet familjare, duke e nxitur Sekretaren e Brendshme Theresa May të premtojë një rishikim të gjykatave të Sheriatit “për të vendosur apo jo nëse janë në përputhje me vlerat britanike”.

Laicizmi nuk është i pashmangshëm. Siç ka argumentuar filozofi politik Larry Siedentop, ‘laicizmi është dhurata e krishtërimit për botën’. Sipas Siedentop, tiparet specifike të krishtërimit çuan në individualizmin liberal dhe ato mungojnë në fetë e tjera të mëdha të botës.

Dhurata e madhe e laicizmit, ka qenë toleranca. Pavarësisht kthimit mbrapsht të tmerrshëm të shekullit 20 në Europë, laicizmi ka shërbyer për të mbyllur ngritjen e fanatizmit, sepse arsyetimi laik ndryshe nga zbulesa hyjnore nuk është kurrë përfundimtar.

Ekonomistët i drejtohen migracionit si një lëvizje e individëve në kërkim të një jete më të mirë dhe bëjnë thirrje për më shumë imigracion për të kompensuar plakjen e popullatës apo për t’i dhënë punëtorëve “punët e ndyra”. Por këto gjykime të “njeriut ekonomik” harrojnë një dimension kyç të migracionit: njerëzit marrin me vete kulturën përtej kufijve politikë. Ne nuk duhet të supozojmë se suksesi ekonomik çon automatikisht në përputhje kulturore.

Kjo na kthen te Trump. Çfarëdo që të ndodhë në SHBA, imigracionit mysliman në Europë do të vazhdojë dhe do të zgjerohet në vitet e ardhshme. Vetë katastrofa siriane e siguron këtë. Gjithçka që mund të bëjë dialogu dhe arsimimi për ta mbyllur hendekun mes komuniteteve imigrantë dhe atyre pritëse duhet bërë. Por mund të jetë e pamundur të parandalohet një rikthim në politikën fetare dhe konflikti që sjell fanatizmi fetar. Nëse duam ta shmangim ecjen e përgjumur drejt një të ardhme të trazuar, duhet të njohim se integrimi i dështuar, jo terrorizmi, është rreziku kryesor me të cilin hasemi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. European Politics With an Islamic Face?

Etiketa: AlgjeriaApeliBEBritaniDonald TrumpEuropaFamiljeGjykataHungariIntegrimiKulturamyslimanendarjendikimPakistaniProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorërishikimSerbiaSHSHBATerrorizmiTrumpTurqia
Tjetri
I dyshuari për terrorizëm në Kosovë “ka vdekur në Siri”

I dyshuari për terrorizëm në Kosovë “ka vdekur në Siri”

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.