AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Vangjel Dule i zhgënjyer nga Edi Rama

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
11 years më parë
në Faqja e pare, Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreyministri Edi Rama dhe deputeti i PBDNJ Vagjel Dule gjatë një seance parlamentare, ku është ratifikuar me 83 vota pro marrëveshja e grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionareve të BERZH, për by pass rrugore të Fierit dhe Vlorës. | Foto : LSA

Lideri i minoritetit grek në Shqipëri shprehet se Edi Rama po i përkeqëson marrëdhëniet me Greqinë ndërkohë që e drejton vendin nëpërmjet një ‘rrethi të ngushtë njerëzish.’

Kreyministri Edi Rama dhe deputeti i PBDNJ Vagjel Dule gjatë një seance parlamentare, ku është ratifikuar me 83 vota pro marrëveshja e grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionareve të BERZH, për by pass rrugore të Fierit dhe Vlorës. | Foto : LSA
Kreyministri Edi Rama dhe deputeti i PBDNJ Vagjel Dule gjatë një seance parlamentare, ku është ratifikuar me 83 vota pro marrëveshja e grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionareve të BERZH, për by pass rrugore të Fierit dhe Vlorës. | Foto : LSA

Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Greqisë, dy vende fqinje që ndajnë një histori të gjatë miqësie dhe konfliktesh, nuk është në ditët më të mira.

Greqia mbetet investitori më i madh i huaj në Shqipëri por marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë ftohur.

Një shenjë e marrëdhënies së përkeqësuar midis dy vendeve është dhe marrëdhënia e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, partia kryesore minoritare, me qeverinë shqiptare.

Partia që drejtohet nga Vangjel Dule ka qenë aktive në skenën politike për dy dekada, për shumë vite pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga socialistët i cili erdhi në pushtet në vitin 2013.

Përveç se ishin aleatë politik, Dule dhe Rama ndanin dhe një miqësi personale me njëri tjetrin. Në tubimet elektorale në fushatën e vitit 2013 Rama e cilësonte Dulen si “mik, dhe njëri punëtor,” por që kur mori pushtetin, kjo marrëdhënie duket sikur është prishur.

Pas dy viteve në koalicionin qeverisës, Dule dha dorëheqjen si zëvendës kryetar i parlamentit dhe divorci midis partisë së tij dhe maxhorancës u bë zyrtar pak më pas.

Dule i tha BIRN që ai është i zhgënjyer nga Kryeministri Edi Rama.

“PBDNJ ishte e vetmja parti në koalicionin opozitar [përveç socialistëve] që duroi dhe mbijetojë si aleat për katër vjet,” ai tha.

“Tani koalicioni është në pushtet dhe ne jemi jashtë tij. Mund ta imagjinoni si ndjehemi,” Dule shtoi.

Shumica e publikut në Shqipëri beson që Dule e la koalicionin për shkak të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, PDIU, e cila lobon për të drejtat e komunitetin çam, kur kjo e fundit ju bashkua maxhorancës.

Çamët u përzunë nga veriu i Greqisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fati i tyre mbetet një çështje e nxehtë edhe sot, pjesërisht sepse Greqia nuk e pranon ekzistencën e tyre.

Çamët janë një minoritet kulturor shqiptar që e kanë origjinën nga rajoni i Epirit në Greqinë veriore. Autoritet greke i kanë akuzuar se bashkëpunuan me gjermanët gjatë pushtimit të Greqisë.

Rreth 250,000 çam tani jetojnë në Shqipëri dhe rreth 400,000 të tjerë në vende të tjera, kryesisht në SHBA dhe Turqi.

Edhe pse kanë marrë nënshtetësi shqiptare në vitin 1953, shumë çam akoma e cilësojnë veten si refugjate të cilëve ju hoq me të padrejtë nënshtetësia Greke dhe pronat.

Megjithatë, Dule i tha BIRN që partia e tij nuk u tërhoq nga koalicioni për shkak të aleancës që Kryeministrit Rama ka krijuar me partinë çame.

Ai tha që e kundërshtonte aleancën jo për atë që PDIU përfaqëson, por sepse lideri i partisë çame përfaqëson një fenomen që atij nuk i pëlqen.

“Unë dhashë dorëheqjen si zëvendës kryetar parlamenti në të njëjtën ditë kur kreu i PDIU-së mori të njëjtin post. Nuk duroja dot më sepse ai [lideri i PDIU] është prototipi i një fenomeni shumë negativ politik,” ai tha.

“Lideri i PDIU-së u zgjodh si deputet me një koalicion, dhe beftas mbas zgjedhjeve u bashkua me koalicionin e drejtuar nga Rama,” Dule shpjegoi.

Ai i referohet faktit që PDIU ishte më parë pjesë e koalicionit të djathtë i cili humbi zgjedhjet në vitin 2013.

Megjithatë, pas dy viteve në opozitë, PDIU dhe pesë deputetët e saj filluan të bashkëpunonin me maxhorancën parlamentare të Ramës.

Rritja e influencës së PDIU-s në parlament dhe në institucione të tjera shihet me shqetësim në Athinë.

Dule shprehet se kjo manovër e fundit e Ramës është vetëm një nga gabimet e tij. “Rama nuk qeveris më me partinë. Ai thjesht ndan pushtetin me njerëz të rrethit të tij të ngushtë në formën e një sekti.”

“Merita e vetme që këto njerëz kanë është marrëdhënia e tyre personale dhe e privilegjuar me Ramën dhe asgjë tjetër,” ai shtoi.

Dule gjithashtu e akuzon kryeministrin se ka tentuar nëpërmjet ithtarëve të tij ta zvogëlojë dhe përçajë partinë e minoritetit Grek në bastionin e saj në jug të vendit.

“Ne kemi fakte për këto përpjekje,” tha Dule.

“Mund të më akuzoni për miopi politike, por besoj që afatgjatë ai ka për ta dëmtuar veten politikisht,” ai shtoi.

Në të njëjtën kohë, Dule tha që partia e tij po ndërmerr reforma të brendshme. “Përveç se do advokojmë për të drejtat e minoritetit, po përgatitemi për një opozitë të fortë, ashtu siç vendi e meriton,” ai nënvizoi.

“Si parti kemi mbijetuar edhe në kohë më të vështira, kështu që nuk kemi frikë nga këto sulme të fundit,” Dule shtoi.

Lideri i interesave të minoriteti grek në Shqipëri është gjithashtu i pakënaqur me nivelin e marrëdhënieve midis dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Marrëdhënia është larg potencialit të saj,” ai u shpreh.

“Qeveria e tanishme për arsye të pashpjeguara po e ndan vendin nga një trashëgimi e mirë dhe një marrëdhënie e afërt dhe tradicionale me një partner strategjik [Greqinë],” Dule tha. “Greqia ka qenë një avokat stabël për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe NATO,” ai shtoi.

“Në situatën e tanishme [kur Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e BE-së] është e pakëshillueshme të ndahesh nga ajo që ka qenë tradicionale dhe e sigurt,” ai vazhdoi.

Dule e ilustron ftohjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë duke vënë në dukje numrin e limituar të vizitave të nivelit të lartë midis dy vendeve në vitet e fundit.

“Fatkeqësisht, kryeministri ynë, pas dy vitesh e gjysmë në pushtet, nuk ka bërë akoma një vizitë zyrtare në Greqi dhe anasjelltas,” Dule vuri në pah.

Ai beson që problemi kryesor midis dy vendeve mbetet ndarja e kufirit detar në detin Jon dhe e akuzon Kryeministrin Rama se po luan politikisht me çështjen.

Sipas Dules Shqipëri po humb nga mungesa e kësaj marrëveshje sepse nuk mund të kërkojë për naftë dhe gaz.

“Kur e përdor politikën e jashtme për interesa partiake një ditë do ta paguash,” ai paralajmëroi.

Etiketa: BEBERZHBIRNdeputetEdi RamagazGreqiGreqiaKryeministri Edi RamakryetarMarrëveshjamarrëveshjeminoritetNATOparlamentPartiaPBDNJPDIUPunëPunëtorQeveriarajoniRamaReformaRefugjateSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareTurqiVangjel DuleVlorëVotaZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Serbi: 79 të arrestuar për korrupsion [video]

Serbi: 79 të arrestuar për korrupsion [video]

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.