AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Serbi: 79 të arrestuar për korrupsion [video]

Radio Evropa e LirengaRadio Evropa e Lire
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia serbe | Foto nga : Beta

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka bërë të ditur se forcat policore serbe kanë arrestuar 79 persona në një aksion kundër korrupsionit.

Sipas tij, në mesin e të arrestuarve janë një ish-ministër, dy ish-zëvendësministra, disa kryetarë dhe ish-kryetarë komunash, disa drejtorë të kompanive publike dhe disa biznesmenë.

Stefanoviq ka thënë se të gjithë ata janë arrestuar nën dyshimet se qysh në vitin 2004 kanë kryer disa vepra penale, me të cilat kanë dëmtuar shtetin për më shumë se 100 milionë euro.

“Ky aksion është kryer me qëllim parandalimin e krimit financiar dhe të korrupsionit, veçanërisht të keqpërdorimeve në organet shtetërore, ndërsa kundër të arrestuarve janë ngritur disa padi, nën dyshimet se qysh nga viti 2004 e deri më sot kanë kryer disa vepra penale: shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim dokumentesh, dhënie dhe marrje ryshfeti e të tjera”, ka thënë Stefanoviç.

Ai nuk i ka përmendur emrat e plotë të të arrestuarve, por vetëm inicialet dhe funksionet që kanë kryer.

Mediat në Beograd raportojnë se të arrestuarit përfshijnë ish-ministrin e Bujqësisë, Sllobodan Millosavleviç, ish-drejtoren e Agjencisë kundër Korrupsionit, Zorana Markoviç, dhe pronarin e kompanisë “Beohemija”, Zhelko Zhuniç.

Ministri Stefanoviq ka thënë se keqpërdorimet më të mëdha lidhen me shpërdorimin e tokave për ndërtim.

“Bëhet fjalë për shifra milionëshe që kanë dëmtuar shumë buxhetin tonë”, ka thënë Stefanoviç.

Mediat serbe e kanë vlerësuar këtë si aksionin më të madh kundër korrupsionit në Serbi, në disa dekada.

Gazeta serbe “Informer”, e afërt me qeverinë, të martën ka raportuar se po përgatitet “aksion spektakolar i arrestimeve në gjithë vendin”.

Arrestimet vijnë dy javë pasi Serbia ka hapur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Dy kapitujt e parë të këtyre bisedimeve janë Kapitulli 35 për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën dhe Kapitulli 32 për kontrollin financiar.

Autoritetet janë duke punuar intensivisht në çrrënjosjen e korrupsionit, i cili ka fituar terren të fortë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. Në muajin qershor, ato kanë akuzuar dhjetëra policë dhe doganierë për korrupsion.

Organizata për monitorimin e korrupsionit Transparency International e radhit Sebinë si njërin nga vendet më të korruptuara në Evropë.

Etiketa: Bashkimin EvropianBeogradBiznesmenEurogazetaish-JugosllaviJugosllaviKorrupsionKosovëkryetarmediat serbepadiPunëSerbiSerbiaTransparency Internationalvideo
Tjetri
Stuhitë dhe tornadot godasin Shtetet e Bashkuara (Fotot)

Stuhitë dhe tornadot godasin Shtetet e Bashkuara (Fotot)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.