AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fashizmi i bollëkut

Joschka FischerngaJoschka Fischer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Partisë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mban fjalimin e saj pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale në Francë. 13 dhjetori 2015. Foto: BETA/ (AP Photo/Thibault Camus)

Çfarë do të shkaktonte ngritja e politikës të nacionalizmit ekstrem në Europë dhe në botë, teksa globalizmi po sjell një shok social te vendet që po nxiten drejt fashizmit pavarësisht se nuk vuajnë nga skamja.

Kryetarja e Partisë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mban fjalimin e saj pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale në Francë. 13 dhjetori 2015. Foto: BETA/ (AP Photo/Thibault Camus)
Kryetarja e Partisë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mban fjalimin e saj pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale në Francë. 13 dhjetori 2015. Foto: BETA/ (AP Photo/Thibault Camus)

Po ndodh një ndryshim politik alarmues drejt të djathtës në të dyja anët e Atlantikut, lidhur me forcën në rritje të partive dhe  figurave politike shoviniste: Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, Marine Le Pen në Francë. Emra të tjerë mund t’i shtohen listës: kryeministri hungarez, Victor Orban, që mbron “demokracinë iliberale” ose Jarosław Kaczyński dhe partia e tij thuajse autoritare Ligj dhe Drejtësi, që drejton tani Poloninë.

Partitë politike nacionaliste, ksenofobike janë shtuar në shumë shtete anëtare të BE-së përpara se refugjatët e parë sirianë të mbërrinin në numra të konsiderueshëm. Ka qenë Geert Ëilders në Holandë, Vlaams Blok (pasuar nga Vlaams Belang i sotëm) në Belgjikë, Partia për Liri e Austrisë, Demokratët e Suedisë, Partia Finlandeze dhe Partia Popullore Daneze.

Arsyeja e ngritjes së partive të tilla dhe suksesi variojnë në nivel kombëtar. Por pozicionet e tyre bazike janë të ngjashme. Të gjithë kundërshtojnë sistemin, establishmentin politik dhe BE-në. Më keq akoma, ata nuk janë vetëm ksenofobikë (në veçanti islamofobikë), ata gjithashtu pak a shumë përqafojnë një përkufizim etnik të vendit. Komuniteti politik nuk është një produkt i zotimit të qytetarëve ndaj një rendi të zakonshëm kushtetues dhe ligjor; në fakt, ashtu si në vitet 1930, anëtarësia në një shtet derivonte nga prejardhja e përbashkët dhe feja.

Si çdo nacionalizëm ekstrem, aktuali mbështetet fort në politikat e identitetit – sfera e fundamentalizmit, jo debati i arsyeshëm. Si rezultat, ligjërata e tij merr një kthesë obsesive – zakonisht herët ose vonë – në drejtim të nacionalizmit etnik, racës dhe luftës fetare.

Rritja e nacionalizmit ekstrem dhe fashizmit në vitet 1930 zakonisht shpjegohet si rezultat i Luftës së Parë Botërore, që vrau miliona njerëz dhe mbushi kokët e miliona të tjerëve me nocionale militariste. Lufta gjithashtu shkatërroi ekonominë e Europës, duke çuar në një krizë ekonomike globale dhe papunësi në masë. Skamja, varfëria dhe mjerimi nxitën politika toksike.

Por kushtet e sotme në Perëndim, si në SHBA dhe Europë, janë të tjera. Duke marrë parasysh bollëkun e këtyre vendeve, çfarë i tërheq shtetasit e tyre ndaj politikave të zemërimit?

Së pari dhe më e rëndësishmja është frika – mesa duket me shumicë. Është një frikë bazuar në pranimin instiktiv që është “Bota e Njeriut të Bardhë” – një realitet i jetuar prezumuar nga ata që përfitojnë prej tij si një çështje kursi – është rënie përfundimtare, si globalisht dhe në shoqëritë e perëndimit. Dhe migrimi është problemi që e sjell këtë parashikim në shtëpi te nacionalistët e sotëm.

Deri së fundmi, globalizimi shihej gjerësisht si në favor të perëndimit. Por sot – pas krizës financiare 2008 dhe rritjes së Kinës (tani po kthehet në superfuqinë kryesore) – është bërë gjithnjë e më e qartë se globalizimi është një rrugë me dy korsi ku perëndimi po e humb shumicën e pushtetit dhe pasurisë ndaj lindjes. Po kështu, problemet e botës nuk mund të shtypen më dhe të lihen jashtë, të paktën jo në Europë, ku me kuptimin e plotë të fjalës po trokasin në derë.

Ndërkohë, në shtëpi, Bota e Njeriut të Bardhë po kërcënohet nga imigracioni, globalizimi i tregjeve të punës, barazia gjinore dhe emancipimi ligjor dhe social i minoriteteve sociale. Shkurt, këto shoqëri po kalojnë një shok fundamental ndaj roleve tradicionale dhe modeleve të sjelljeve.

Nga të gjitha këto ndryshime të thella po del një grup zgjidhjesh të lehta – ndërtimi i gardheve dhe mureve, për shembull, si në jug në SHBA apo Hungarinë jugore – dhe liderësh të fortë. Nuk është rastësi që nacionalistët e rinj të Europës e shohin presidentin rus Vladimir Putin si një pishtar shprese.

Sigurisht, Putin nuk ka rëndësi në SHBA (fuqia më e madhe e botës nuk do të heqë dorë nga vetja) ose në Poloni dhe shtetet Baltike (ku Rusia shihet si një kërcënim për pavarësinë kombëtare). Gjetkë në Europë, megjithatë, nacionalistët e rinj kanë mirëkuptuar qëndrimin anti-perëndimor të Putin dhe dëshirën për Rusi të Madhe.

Me nacionalistët e rinj që kërcënojnë procesin europian të integrimit, Franca mban çelësat. Pa Francën, Europa është as e mundshme dhe as e munur, dhe një presidente Le Pen tingëllon si një shenjë e kombshme vdekjeje për BE-në (si dhe shkaktimin e një katastrofe për vendin e saj dhe kontinentin). Europa do të tërhiqej nga politika botërore e shekullit 21. Kjo do të çonte pashmangshmërisht në një fund të perëndimit në terma gjeopolitikë: SHBA do të duhej të riorientohej për mirë (ndaj Paqësorit), ndërsa Europa do të bëhej apendiciti i Euroazisë.

Fundi i perëndimit është një perspektivë e zbehtë, sigurisht, por ne nuk jemi ende atje. Çfarë është e qartë është fakti se shumë gjëra varen te e ardhmja e Europës, më shumë nga sa e patën menduar edhe mbështetësit më të mëdhenj të unifikimit europian më herët.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Fascism of the Affluent

Etiketa: BEDonald TrumpEuropaFashizmiFrancaglobalizimikatastrofeKursiLigjLuftaMarine Le PenMASOrbanpaktPartiaPolonipresidenteProject SyndicatePunëPutinRusiRusiaSHSHBAShtetet e BashkuarasirianTrumpVlaams BelangVladimir Putin
Tjetri
2015: Serbia u ankua më së shumti te ndërkombëtarët

2015: Serbia u ankua më së shumti te ndërkombëtarët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.