AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dështimet e Malit të Zi në çështjet e krimeve të luftës vazhduan edhe në vitin 2015

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
10 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto:un.org.me

Prokurori i ri special në vend pranoi se nuk ka pasur rezultate të kënaqshme nga çështjet e krimeve të luftës në Mal të Zi, ndërkohë që autoritetet janë përballur me akoma më shumë kritika për dështimet e tyre në vitin 2015.

Foto:un.org.me
Foto:un.org.me

Në ditët e fundit të 2015-tës, aktivistë malazezë të të drejtave të njeriut përsëri i bënë thirrje autoriteteve të ngrenë një qendër kërkimore dhe dokumentacioni, e cila të mbledhë fakte për krimet e kryera gjatë konflikteve të viteve 1990, pasi qeveria e ka premtuar këtë gjë për vite me radhë.

Aleanca Qytetare, një organizatë mbikëqyrëse vendase, kërkoi që prokuroria e vendit të rihapë procedurat për të identifikuar “ata frymëzuan, komanduan dhe nxitën” krimet e luftës në gjashtë çështjet që janë nxjerrë para gjykatave të Malit të Zi – vetëm njëra prej të cilave përfundoi me dënime.

Apeli i OJQ-së që të vihet drejtësi në lidhje me viktimat dhe autorët e krimeve të luftës në Mal të Zi erdhi pasi një projektrezolutë e miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian në fillim të dhjetorit bëri gjithashtu thirrje për më shumë veprim.

Rezoluta i kërkoi qeverisë dhe prokurorisë “të intensifikojë përpjekjet e tyre për të luftuar mosndëshkimin e krimeve të luftës dhe të tregojë një qasje më proaktive në ndjekjen e akuzave për krime lufte”.

Ajo theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar në mënyrë efektive që viktimat e krimeve të luftës të kenë qasje në drejtësi dhe kompensim në Mal të Zi.

Një muaj më parë, raport progresi i BE-së për vitin 2015 në Mal të Zi shprehu shqetësimin se Podgorica nuk ka ndjekur ende penalisht ndonjë zyrtarë të lartë për krime lufte gjatë konflikteve të viteve 1990.

Komisioni Evropian tha se Mali i Zi duhet të bëjë më shumë për të luftuar mosndëshkimin e krimeve të luftës dhe në mënyrë efikase të hetojë, të ndjekë penalisht, të gjykojë dhe të ndëshkojë kriminelët e luftës në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Vendimet gjyqësore e marra deri më tani kishin gabime ligjore dhe mangësi në zbatimin e së drejtës humanitare ndërkombëtare,” thuhej në raport.

Nuk ka arrestime të reja

Prokuroria e Malit të Zi ka organizuar një total prej gjashtë rastesh krimesh lufte kundër civilëve dhe nuk ka pasur arrestime të reja, aktakuzat apo marrje vendimesh në vitin 2015.

Megjithatë, një ish-polic i liruar nga akuzat për ndalimin dhe dëbimin e refugjatëve boshnjakë nga Herceg Novi në Mal të Zi në vitin 1992, mori 87 mijë euro kompensim për kohën që ai kaloi në burg.

Pasi u dëbuan, shumica e boshnjakëve u vranë, por Gjykata e Apelit në Mal të Zi vendosi në vitin 2013 se nëntë policët e përfshirë në këtë çështje nuk mund të shpalleshin përgjegjës për kryerjen e një krimi lufte.

Shpresa për një qasje më efikase ndaj krimeve të luftës u ngritën në qershor, kur ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit Milivoje Katniç u emërua kreu i departamentit të ri të prokurorisë për krimin e organizuar, korrupsionin dhe krimet e luftës.

Emërimi i Katniçit erdhi pasi Mali i Zi emëroi një prokuro të ri të lartë shtetëror, Ivica Stankoviç, i cili premtoi se do të tregonte “rezultate reale” në trajtimin e krimeve të luftës.

Por në nëntor, kryeprokurori Stankoviç pranoi se “prokuroria nuk ka arritur rezultate të kënaqshme” në çështjet e krimeve të luftës.

Ai tregoi se ishte miratuar një strategji e re për hetimin e krimeve të luftës  me një qasje të dyfishtë që përfshin një “qëndrim proaktiv nga prokurorët dhe transparencë të zyrës së prokurorit” në mënyrë që “të eliminohet mungesat e konstatuara në këtë fushë”.

“Ky dokument përshkruan gjithashtu identifikimin e malazezëve që mund të kenë qenë të përfshirë në grupe paraushtarake aktive gjatë luftës në rajonin e ish-Jugosllavisë,” shtoi Stankoviç.

Aksioni për të Drejtat e Njeriut, një organizatë e njohur mbikëqyrëse që merret me krimet e luftës, tha se Komisioni Europian e kishte bërë të qartë se sistemi gjyqësor nuk po e trajton si duhet këtë çështje.

Drejtoresha e organizatës mbikëqyrëse, Tea Gorjanc Preleviç, tha për BIRN se nëse Mali i Zi dëshiron të vazhdojë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, prokurorët e shtetit do të duhet të tregojnë një qëndrim më të guximshëm dhe më profesional, ndërsa gjykatat duhet të tregojnë më shumë aftësi dhe vullnet për t’u marrë me kriminelët e luftës.

Gorjanc Preleviç tha se ata që tashmë janë liruar nga akuzat për krime lufte nuk mund të ndiqen penalisht për të njëjtat krime.

“Por ata mund të gjykohen për krime që janë lënë jashtë në aktakuzat e mëparshme,” tha ajo.

Megjithatë, në përgjithësi shumë malazezë të thjeshtë vazhdojnë të besojnë se vendi nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në konfliktet e viteve 1990, përfundoi ajo.

Etiketa: aktivistApeliarrestimeBEBIRNBurgEuroGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqKomisioni EuropianKomisioni EvropiankompensimKrimekrime luftekrimiLufteMal të ZimalazezëveMaliMali i ZiParaPodgoricaprokurorProkuroriProkuroriaPunëQeveriaraportRezolutaVendimet
Tjetri
Kuvendi fillon diskutimin e buxhetit në mungesë totale transparence

Gropa në buxhet u bë edhe më e thellë në nëntor

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.