AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Punonjësja e seksit dhe Gjykata e Lartë në Shqipëri

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një lokal në Blloku, vend argëtimi në Tiranë, ku disa tutorë dhe prostituta punojnë | Foto: Ivana Dervishi.

Pamela (një pseudonim për të mbrojtur identitetin e saj) u arrestua janarin e vitit të shkuar në një hotel të mirënjohur në Tiranë, në shtrat me dy biznesmenë dhe me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Një lokal në Bllok, vend argëtimi në Tiranë, ku disa tutorë dhe prostituta punojnë | Foto: Ivana Dervishi.
Një lokal në Bllok, vend argëtimi në Tiranë, ku disa tutorë dhe prostituta punojnë | Foto: Ivana Dervishi.

Ajo është 18 vjeçe. Filloi të punonte si një prostitutë kur ishte 14 vjeçe.

Në fëmijëri Pamela u braktis nga e ëma dhe u keqtrajtua nga gjyshja. Ajo ndjeu se nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej nga shtëpia. Ajo u largua në janar të vitit 2011, pa e kthyer kokën pas, veshur me shapka dhe një pulovër.

Ajo nuk e kuptoi atëherë se çmimi i lirisë së saj do të paguhej në shtrat, me burra të stadit të ndryshëm, që nga ata më të sofistikuarit deri te pijanecët. Një mikeshë e afërt e strehoi – por më pas i shpjegoi se çfarë do t’i duhej të punonte si prostitutë që të fitonte qëndrimin.

Një brune e gjatë me sy të mëdhenj të zinj, buzë të plota dhe një buzëqeshje vajzërore joshëse, Pamela e shiti trupin e saj në qytete të ndryshme – në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Mashtrues, kamerierë, pronarë lokalesh, recepsionistë hotelesh dhe shoferë taksish u kujdesën t’i gjenin klientë.

Ajo normalisht kishte një tarifë prej 200 deri në 300 euro. Në një vend ku paga mesatare është rreth 260 euro, vetëm anëtarë të elitës ekonomike shqiptare mund të përballojnë çmime të tilla.

Pamela nuk i mban mend sa klientë ka pasur, por di se ata e quanin atë “zonjusha shoqëruese e deputetëve” sepse kishte fjalë se ajo ia shiste seksin politikanëve ose “vajza e kokainës”. Operacioni i policisë që rezultoi në arrestimin e saj mbante emrin e koduar Modelja. Një zgjedhje pa imagjinatë, por ndoshta një tregues për atë që policia konsideronte shënjestër. Jo dy biznesmenët që kishin paguar 300 euro për të bërë seks me Pamelën. Ata nuk u akuzuan për ndonjë shkelje. Emrat e tyre nuk u bënë publik.

Pamela, nga ana tjetër, u dërgua në gjyq dhe u dënua për punën si prostitutë. Ajo po e kryen dënimin e saj 18-mujor në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit në Linzë, në periferi të Tiranës.

“Çdo ditë gjithnjë e më shumë vajza punojnë në rrugë,” thotë ajo. “Mund të kem takuar 300 prej tyre. Kishte edhe 13-vjeçare.”

Ka pasur disa përpjekje për të dekriminalizuar prostitucionin në Shqipëri por të gjitha kanë dështuar. Politikanët pretendojnë se opinioni publik nuk mund ta mbështesë një ndryshim të tillë.

Në vitin 2013, parlamenti refuzoi një peticion nga komisioneri i anti-diskriminimit në vend për të hequr prostitucionin nga kodi penal. Disa anëtare të parlamentit argumentuan se shumica e punonjësve të seksit ishin viktima të trafikimit dhe nuk duhet të trajtohen si kriminele.

Vitin e shkuar, si qeveria dhe parlamenti argumentuan kundër një propozimi të ngjashmën nga Gjykata e Lartë. Më 25 qershor, Gjykata Kushtetuese u bë palë me politikanët. Vendosi në favor të mbajtjes së nenit 113 të kodit penal, që specifikon se prostitucioni është një shkelje e dënueshme nga gjoba deri në tre vite burg.

Ekspertët anti-trafikim argumentojnë se neni 113 është një ndihmë e madhe për trafikuesit dhe tutorët. Me ndihmën e avokatëve të zgjuar, ajo që mund të fillojë si një rast kriminal të shfrytëzimit seksual shpesh bëhet një çështje prostitucioni. Gratë ndëshkohen, burrat ia hedhin paq.

Bazuar te neni 113, Pamela, një grua e re e detyruar t’i futej prostitucionit që fëmijë, u shpall fajtore dhe iu privua liria me 18 muaj. Asnjë nga klientët apo tutorët e saj nuk u dënua.

Sapo të përfundojë dënimin e saj, Pamela thotë, se do t’i kthehet prostitucionit. Ajo nuk ndihet fajtore për zgjedhjet e saj. Ajo planifikon të shkojë në Belgjikë. Ajo e di se prostitutat nuk përndiqen atje.

Etiketa: BiznesmenBurgdeputetDurrësEuroGjykataGjykata KushtetueseGjyqIvana DervishiKodi PenalKodit PenalkokaineKomisionerikriminelekushtetueseLiriaoperacionipeticionPoliciaPunëQeveriaSHShofershqipShqipërishqiptareTiranëviktimaViktimat e trafikimitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Parlamenti Europian vë në pikëpyetje lirimin e Sheshelit

Lideri nacionalist serb, Sheshel mbështet Donald Trump

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.