AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kthim te investimi publik

Dani RodrikngaDani Rodrik
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Justin Brown/Flickr.

Që nga vitet 1970, ekonomistët i kanë këshilluar politikëbërësit të largojnë vëmendjen nga sektori publik, kapitali fizik dhe infrastruktura dhe t’i japin prioritet tregjeve private, kapitalit njerëzor dhe reformave në qeverisje e institucione. Por a ka ardhur koha që të kthehemi te investimi publik?

Foto ilustruese nga Justin Brown/Flickr.
Foto ilustruese nga Justin Brown/Flickr.

Ideja që investimi publik në infrastrukturë – rrugë, diga, hidrocentrale dhe kështu me radhë – është një nxitës i pazëvendësueshëm i rritjes ekonomike ka qenë gjithnjë një ndikim i fuqishëm në mentalitetin e politikëbërësve të vendeve të varfra. Gjithashtu gjendet pas çdo programi të ndihmës së zhvillimit pas Luftës së Dytë Botërore kur Banka Botërore dhe dhuruesit bilateralë kanalizuan burime te vendet e reja të pavarura me projekte financimi të shkallës së gjrë. Dhe motivon Bankën Aziatike të Investimit në Infrastrukturë (AIIB) që synon të mbushë hendekun prej 8 trilionë dollarë në infrastrukturë në rajon.

Por ky lloj modeli i zhvillimit nxitur nga investimi publik – shpesh i quajtur ndryshe “fundamentalizmi i kapitalit” – ka qenë prej kohësh jashtë mode mes ekspertëve të zhvillimit. Që nga vitet 1970, ekonomistët i kanë këshilluar politikëbërësit të largojnë vëmendjen nga sektori publik, kapitali fizik dhe infrastruktura dhe t’i japin prioritet tregjeve private, kapitalit njerëzor (aftësisë dhe trajnimit) dhe reformave në qeverisje dhe institucione. Stategjitë e zhvillimit janë transformuar plotësisht si rezultat i kësaj.

Mund të jetë koha e duhur për ta rimarrë në konsideratë atë ndryshim. Nëse hidhet një vështrim te vendet, pavarësisht përparimeve ekonomike globale, që po rriten me shpejtësi, mund të bëhet e qartë se investimi publik po bën shumicën e punës.

Në Afrikë, Etiopia është një nga historitë më fantastike të suksesit në dekadën e shkuar. Ekonomia e saj është rritur me një normë mesatare vjeçare prej 10 për qind që nga 2004, që është përkthyer në pakësim sinjifikant të varfërisë dhe përmirësim të shëndetit. Vendi është i varfër nga ana e burimeve dhe nuk përfitoi nga bumet e mallrave, ndryshe nga shumë prej vendeve të tjera të kontinentit. As liberalizimi ekonomik dhe as reformat strukturore të llojit tipik rekomanduar nga Banka Botërore apo dhurues të tjerë nuk luajtën ndonjë rol të madh.

Zhvillimi i shpejtë ishte rezultat i një rritje masive në investimin publik nga 5 për qind të PBB në fillim të viteve 1990 në 19 për qind në vitin 2011 – e treta më e lartë në botë. Qeveria e Etiopisë filloi shpenzimet, duke ndërtuar rrugë, hekurudha, hidrocentrale dhe një sistem të zgjeruar bujqësor që rriti produktivitetin në zonat rurale, ku ndodhen shumica e  të varfërve. Shpenzimet u financuan pjesërisht nga ndihma e huaj dhe pjesërisht nga politikat heterodokse (si represioni financiar) që kanalizoi kursimet private te qeveria.

Në Indi, zhvillimi i shpejtë gjithashtu u shkaktua nga një rritje substanciale në investim, që tani përbën një të tretën e PBB. Shumë prej kësaj rritjeje ka ardhur nga burimet private, duke reflektuar qetësimin gradual të kufizimeve të sektorit të biznesit që nga fillimi i viteve 1980. Por sektori publik vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm. Qeverisë i është dashur të ndërhyjë në investimin privat dhe faktori total i rritjes së produktivitetit ka rënë në vitet e fundit.

Këto kohë, është investimi publik në infrastrukturë ai që ka ndihmuar në ruajtjen e zhvillimit të Indisë. “Mendoj se dy sektorët që po pengojnë ekonominë janë investimet private dhe eksportet”, thotë këshilltari ekonomik i shefit të qeverisë, Arvind Subramanian. “Kjo është arsyeja përse investimi publik do të mbushë hendekun”.

Sa për Amerikën Latine, Bolivia është një nga eksportuesit e mineraleve të rralla që ia ka dalë të shmangë fatin e të tjerëve në rënien aktuale të çmimit të mallrave. Rritja vjetore e PBB pritet të mbetet mbi 4 për qind në vitin 2015, në një rajon ku prodhimi i përgjithshëm po tkurret (me 0.3 për qind sipas projeksioneve më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare). Shumica e kësaj ka të bëjë me investimin publik, që presidenti Evo Morales i drejtohet si motori i ekonomisë së Bolivisë.  Nga viti 2005 deri në 2014, investimi publik total është dyfishuar krahasuar me të ardhurat kombëtare nga 6 për qind në 13 për qind dhe qeveria synon ta çojë normën edhe më të lartë në vitet e ardhshme.

Ne e dimë se rritjet në investimin publik, ashtu si bumet e mallrave, përfundojnë shpesh keq. Përballë krizës së borxhit, kthimet ekonomike dhe sociale fillojnë e bien. Një studim i FMN ka zbuluar se pas shumë pasojave pozitive të hershme, shumica e investimit publik sjell ligjështim.

Por shumë gjëra varen nga kushtet e vendit. Investimi publik mund të rrisë produktivitetin e një ekonomie për një periudhë të caktuar, madje edhe për një dekadë a më shumë, siç ka bërë në Etiopi. Gjithashtu mund të katalizojë investimin privat dhe ka disa prova që kjo ka ndodhur në Indi në vitet e fundit.

Përfitimet e mundshme të investimit publik nuk janë të kufizuara në vendet në zhvillim. Në fakt, mund të jenë ekonomitë e zhvilluara të Amerikës Veriore dhe Europës Perëndimore që fitojnë më së shumti nga shtimi i investimit publik. Në fund të recesionit të madh, ka shumë mënyra me të cilat këto ekonomi mund të përdorin mirë shpenzimet publike shtesë: për të rritur kërkesën dhe punësimin, për të rikuperuar  infrastrukturën e shkatërruar dhe për të nxitur kërkimin dhe zhvillimin, veçanarisht te teknologjitë e gjelbra.

Argumente të tilla kundërshtohen zakonisht në debatet e politikës prej kundërshtive të lidhura me balancat fiskale dhe stabilitetin makroekonomik. Por investimi publik është ndryshe nga llojet e tjera të sipërmarrjeve zyrtare, si shpenzimet në pagat e sektorit publik apo transferuat sociale. Investimi publik shërben për të mbledhur asete, në vend që të konsumohen. Për sa kohë që përfitimi nga këto asete e tejkalon koston e financimit, investimi publik në fakt forcon bilancet e qeverisë.

Ne nuk e dimë se si do të rezultojnë eksperimentet në Etopi, Indi apo Bolivi; ndaj duhet kujdes përpara se të merret shembulli i tyre për raste të tjera. Për më tepër, të tria janë shembuj që vendet e tjera, përfshirë ato të zhvilluara, duhet të tregojnë kujdes teksa kërkojnë për strategji të zhvillimit në një mjedis ekonomik global gjithnjë e më armiqësor.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Return of Public Investment

Etiketa: digaekonomiEkonomiaFMNHekurudhaIndiinfrastrukturaKapitaliLigjMjedisndikimPagatPBBProject SyndicatePunëQeveriarajonSHzhvillim
Tjetri
Rritja e çmimit të transportit urban penalizon qytetarët e varfër të Tiranës

Rritja e çmimit të transportit urban penalizon qytetarët e varfër të Tiranës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.