AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Zaev: Maqedonia nuk është ende gati për zgjedhje të lira

Vlado ApostolovngaVlado Apostolov
11 years më parë
në Intervista, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev. Foto nga Zoran Ricliev.

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev i tha BIRN në një intervistë se përgatitjet nuk kanë përfunduar ende për zgjedhje të lira dhe të drejta në prill, që synojnë t’i japin fund krizës politike në vend.

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev. Foto nga Zoran Ricliev.
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev. Foto nga Zoran Ricliev.

Zaev e akuzoi rivalin e tij politik, kryeministrin prej një kohe të gjatë, Nikola Gruevski, se po i bën bisht afatit kohor të rënë dakord për dorëheqjen e tij në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE për t’i dhënë fund krizës politike të Maqedonisë dhe për të nisur reformat e tjera të nevojshme për zgjedhje të drejta parlamentare që u caktuan në marrëveshje.

“I gjithë publiku maqedonas e di se kushtet për zgjedhje të drejta dhe demokratike nuk janë plotësuar,” tha lideri i Social Demokratëve në opozitë për BIRN.

Zaev argumentoi se sipas marrëveshjes së krizës, Gruevski duhej të kishte hequr tashmë dorë nga pushteti për të lejuar zgjedhjen e një kryeministri të ri deri më 15 janar dhe të mos pritej mbërritja e Komisionerit Europian të Zgjerimi Johannes Hahn të premten për t’u tërhequr.

Një tjetër detyrë e paplotësuar për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të drejta ishte kontrolli i listave zgjedhore që sipas shumë vëzhguesve dhe opozitës përmban votues të rremë të përdorur për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në favor të Gruevskit në të shkuarën.

“Çdo ligjvënës e di se me 1.8 milionë votues të regjistruar në zgjedhjet e shkuara, Maqedonia nuk mund të shkojë në zgjedhje. Ka më pak se 1.6 milionë banorë në vend, prej të cilëve 400,000 mijë janë minoren dhe ne kemi ID false dhe votues të dyfishtë. Kjo duhet pastruar,” tha Zaevi.

Një tjetër pikë kyçe është reforma e medias, që Zaev argumenton do të ketë një efekt direkt mbi zgjedhjet.

“100 ditë përpara zgjedhjeve duhet të krijohet një skuadër e re ekspertësh dhe një kryetar i ri i Agjencisë për Shëbrimet Audio-Vizive që të presim nga ky organ reagimin ndaj fjalëve të urrejtjes, përfaqësimit të pabarabartë dhe dredhimit nga standardet profesionale,” tha Zaev.

“Ndryshime personeli janë të nevojshme në MRTV [shërbimin televiziv shtetëror] dhe MIA [agjencinë kombëtare të lajmeve]. E gjitha kjo duhet të bëhet në jo më pak se 100 ditë përpara zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes fillestare mbaron më 15 janar. Kjo është e pamundur për t’u arritur,” këmbënguli ai.

Ai shprehu shpresën se mbërritja e komisionerit të BE Hahn të premten do të ndihmojë në qartësimin e çështjeve.

“Mbërritja e tij është një ndihmë e madhe dhe ne presim që kjo t’i bëjë datat e zbatimit të marrëveshjes Przino më precize” tha ai.

Në lidhje me çdo shtyrje të mundshme për datën e planifikuar të zgjedhjeve më 24 prill, Zaev tha se Komisioni Zgjedhor duhet të ketë të drejtë fjale në program.

“Komisioni Zgjedhor është tani institucioni më autoritar që duhet të bëjë planet dhe përllogaritjet… Ata duhet të përputhin të gjitha fotot nga dokumentet biometrikë për të anuluar dyfishimin e fotove, të kontrollojnë referencat e databazës dhe të kryejnë kontrolle në terren për listën zgjedhore,” tha ai.

Ai tha se të gjitha mundësitë për datën zgjedhore mbeten të hapura nga prilli deri në shtator.

“Le ti lajmërojnë datat konkrete kur të kemi një situatë të mirë zgjedhore dhe një marrëveshje mbi median që do të zbatohet… kjo do të përcaktojë datën zgjedhore,” tha ai.

Kriza politike në Maqedoni rrotullohet rreth dyshimit për përgjim masiv të popullatës nga Gruevski. Sipas provave të opozitës publikuar në shkurt të vitit të shkuar 20,000 persona janë përgjuar.

Zaev i tha BIRN se materiali i përgjuar, që partia e tij së fundmi ia ka dorëzuar prokurores speciale për hetim të çështjeve të mbikëqyrjes, ka akoma më shumë skandale korrupsioni që përfshijnë shuma me miliona euro.

“Jam i bindur që ka raste të tjera, po aq të mëdha dhe skandaloze sa ‘tarifat kineze’”, tha ai, duke iu referuar pretendimeve se Gruevski ka marrë ryshfete të mëdha në një marrëveshje me firmat kineze për ndërtimin e autostradave.

Zaev tha se ai ishte i bindur se sapo kushtet të piqeshin do të kishte zgjedhje me të vërtetë të lira dhe partia e Gruevskit VMRO DPMNE do të humbasë.

“Shtetasit duhet ta dinë se Gruevski nuk është më në pushtet dhe se koha e tij ka mbaruar,” tha ai.

Etiketa: BEBIRNEuroGruevskiHetimKontrolliKorrupsioniKrizakryetarliraMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeNikola GruevskiPartiaReformaSHshtatorShtyrjetë drejtaVMRO DPMNEVotueszgjedhjeZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Partia MOST e ka ngritur kishën në pushtet në Kroaci

Partia MOST e ka ngritur kishën në pushtet në Kroaci

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.