AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova dhe Serbia do të diskutojnë rishtazi marrëveshjen e kufirit

Përparim IsufiKaltrina RexhepingaPërparim IsufidheKaltrina Rexhepi
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri serb Alekander Vucic, shefja e politikës së jashtme të BE-së dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në Bruksel. Foto: tvnewsroom.consilium.europa.eu

Prishtina planifikon të mbajë një tryezë bisedimesh për kufirin Serbi-Kosovë në raundin e ardhshëm të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, ndërsa në vend kanë shpërthyer protesta për marrëveshjet ekzistuese me Beogradin dhe Podgoricën.

Kryeministri serb Alekander Vucic, shefja e politikës së jashtme të BE-së dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në Bruksel. Foto: tvnewsroom.consilium.europa.eu
Kryeministri serb Alekander Vucic, shefja e politikës së jashtme të BE-së dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në Bruksel. Foto: tvnewsroom.consilium.europa.eu

Ministrja e Kosovës për Dialogun, Edita Tahiri i tha BIRN se Prishtina planifikon të diskutojë caktimin e kufirit mes dy shteteve Kosovë dhe Serbi në vitin 2016.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës do të fillojë në Bruksel më 27 janar.

Sipas Tahirit, zhbërja e të gjitha strukturave paralele dhe krijimi i Lidhjes së Komunave me Shumicë Serbe pritet gjithashtu të diskutohen në bisedime.

Autoritetet serbe i janë referuar gjithnjë kufirit me Kosovën si një linjë kufitare administrative, por profesori i shkencave politike dhe analisti kosovar Nexhmedin Spahiu thotë se Serbia do të pranoi kufijtë e Kosovës në çastin që pranon diskutimin mbi caktimin e kufirit.

Propozimi vjen në një kohë kur një tjetër proces caktimi kufijsh me Malin e Zi është në pritje për shkak të polemikave të ngjallura brenda Kosovës.

“Kufiri me Malin e Zi pritej të caktohej pa trazira, por në fakt shkaktoi shumë telashe. Kufiri me Serbinë do të jetë edhe më i vështirë dhe kërkon më shumë përgjegjësi,” tha Spahiu.

Nga ana tjetër, Belul Beqaj, një analist nga Prishtina dhe kryetar i Lëvizjes Europiane në Kosovë, beson se delegacioni i Kosovës po përpiqet të hapë një çështje të re në një përpjekje për të harruar të vjetrat.

“Ata po përpiqen të hapin caktimin e kufijve me Serbinë pa mbaruar të njëjtin proces me Malin e Zi, po përpiqen të marxhinalizojnë diçka që ka interes të madh publik,” tha Beqaj.

Caktimi i kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshja e Kosovës me Serbinë që lejon krijimin e Lidhjes së Komunave me Shumicë Serbe kanë nxitur një seri protestash të dhunshme  në Kosovë, që partitë opozitare i kundërshtojnë me forcë të dyja marrëveshjet.

Parlamenti i Kosovës nuk ia doli të mbajë një debat të vetëm normal rreth të gjithë seancave të vjeshtës pasi deputetët e ndërprisnin seancën me gaz lotsjellës ose me taktika të tjera të dhunshme gjatë debateve.

Përveç parlamentit, deputetët e opozitës kanë dalë gjithashtu në rrugë për të protestuar kundër marrëveshjeve të Serbisë dhe Malit të Zi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, drejtuar nga ish-komandanti i UÇK, Ramush Haradinaj, është kundër planit të qeverisë së Kosovës për të hapur një temë të re të dialogut me Serbinë.

AAK tradicionalisht ka një mbështetje të fortë në rajonin perëndimor të Kosovës, Pejë, që gjendet në kufi me Malin e Zi.

“Qeveria aktuale ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin për të hapur çështje të reja në dialog me Serbinë. Koha po i mbaron kësaj qeverie,” tha për BIRN Ardian Gjini, zv.kryetar i AAK.

Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi është një nga tetë kushtet që Komisioni Europian i ka vënë Kosovës për të marrë mbështetjen e liberalizimit të vizave në BE.

Muajin e shkuar, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kërcënoi me bojkot të raundit të ardhshëm të bisedimeve të drejtuara nga BE me homologun e tij Vuçiç, nëse Brukseli nuk jep një rekomandim pozitiv mbi liberalizimin e vizave.

Etiketa: AAKAdministrativeBEBIRNbisedimeBrukselBrukselideputetdialogEuropagazHaradinajIsa MustafaKomisioni EuropianKosovaKosovëkryetarKufiMarrëveshjambështetjeNexhmedin SpahiuPodgoricëPrishtinaProtestaQeveriaRamush HaradinajSerbiSerbiatrazira
Tjetri
Malazezët anti-NATO në protestë gjatë Vitit të Ri ortodoks

Malazezët anti-NATO në protestë gjatë Vitit të Ri ortodoks

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.