AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Aktivistët nga Shqipëria e akuzojnë policinë e kosovës për dhunë

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestë nga mbështetës të Vetvendosje në Tiranë | Foto nga : BIRN

Një grup prej 40 mbështetësish të opozitës kosovare, që u kthyen në kufi javës që shkoi gjatë rrugëtimit të tyrë për një protestë në Prishtinë, pretendojnë gjithashtu se janë dhunuar.

Protestë ng mbështetës të Vetvendosje në Tiranë | Foto nga : BIRN
Protestë nga mbështetës të Vetvendosje në Tiranë | Foto nga : BIRN

Qytetarët shqiptarë të cilët tentuan t’iu bashkoheshin tubimit të opozitës në Prishtinë me 9 janar i kanë shkruar një letër proteste amabasadës së kosovës në Tiranë dhe kanë bërë një ankesë zyrtare në policinë shqiptare duke thënë se ata ishin sulmuar dhe kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Vermicës.

Ata i kanë shkruar gjithashtu ministrisë së jashtme shqiptare, si dhe zyrës së avokatit të popullit në Tiranë dhe Prishtinë.

Njëra prej tyre, Evi Veliu, mbështetëse e Lëvizjes Vetvendosje, i tha BIRN që policia i ndaloi ata dhe e ktheu autobusin e tyre mbrapsht drejt Shqipërisë, pa bërë kontrollet rutinë dhe pa pyetur për arsyen e udhëtimit të tyre drejt Kosovës.

“Pasi autobusi ynë u kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim, ne u munduam të kalonim kufirin në këmbë, por kjo nuk ishte e mundur,” tha Veliu.

Veliu shpjegoi se përpara se të arrinin postën kufitarë të Kosovës, policia kishte formuar një kordon për t’i ndaluar.

“Ato na shtyn, na gjuajtën me grusht dhe na shkelmuan për të na mbajtur larg territorit të Kosovës,” ajo tha.

Në një njoftim për shtyp në 10 janar policia e kosovës tha se kishte ndaluar 42 aktivistë nga Shqipëria që të kalonin kufirin për shkak të procedurave ligjore, ndërkohë që mohoi të ishte përgjegjëse për dhunën.

Veliu tha që as Kushtetuta e Shqipërisë dhe as ligji në Kosovë nuk e ndalojnë të drejtën e qytetarëve për t’iu bashkuar një proteste paqësore.

“Ne nuk duam të përballemi me këtë situatë përsëri, sepse nuk e meritojmë. Për këtë arsye do të përdorim çdo mjet ligjor,” tha ajo.

Vetvendosja është një nga tre partitë e opozitës kosovare të përfshira në protesta prej disa muajsh kundër marrëveshjeve të sponsorizuara nga BE me Serbinë dhe Malin e Zi.

Shumë qytetarë shqiptarë e kanë mbështetur Vetvendosjen gjatë protestave dhe madje janë tubuar në Tiranë pas arrestimit të liderit të saj, Albin Kurti.

Protesta e 9 janarit, e cila cilësohoj si paqësore, u kthye në kaos kur disa aktivistë të rinj u përplasën me policinë dhe hodhën gurë dhe bomba molotov që i vunë pjesërisht zjarrin ndërtesës së qeverisë së kosovës.

Etiketa: aktivistAktivistëAlbin KurtiBEBIRNbombaDhunëKosovëKufimolotovPoliciaPolicia e KosovësProtestaprotesteshqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Në gjurmët e udhërrëfyesit; turistët e huaj gjallërojnë Bjeshkët e Namuna

Në gjurmët e udhërrëfyesit; turistët e huaj gjallërojnë Bjeshkët e Namuna

foto me ai

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.