AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-komandanti Lushtaku hyn në grevë urie në burg

Antigona ShaipingaAntigona Shaipi
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sami Lushtaku u dënua me 12 vjet për vrasje. Foto: Atdhe Mulla.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku, i cili ndodhet në burg për krime lufte, hyri në grevë urie pasi një gjyqtar urdhëroi kthimin e tij nga spitali në burg.

Sami Lushtaku u dënua me 12 vjet për vrasje. Foto: Atdhe Mulla.
Sami Lushtaku u dënua me 12 vjet për vrasje. Foto: Atdhe Mulla.

Ish-komandanti i UÇK-së Lushtaku, i cili po kryen dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë pranë Podujevës pasi u dënua për vrasje, të martën hyri në ditën e tij të pestë të grevës së urisë në shenjë proteste pasi i është mohuar vazhdimisht kurimi në spital për probleme me zemrën.

Lushtaku, i cili është ende kryetari i komunës Skënderaj pavarësisht se është në burg, e ka nisur grevën e tij të urisë që ditën e premte, tha për BIRN Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë tha se Lushtaku ishte në spital në Prishtinë deri më 13 janar, kur gjyqtari nxori një urdhër që ai të kthehej në burg.

“Gjendja e tij shëndetësore po ndiqet vazhdimisht nga stafi mjekësor në burgun e sigurisë së lartë,” tha zyra e shtypit e ministrisë.

Avokati i tij, Arianit Koçi, tha se Lushtaku ka të drejtë sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare të kërkojë të shtrohet në spital, dhe u shpreh se burgu nuk ka aparaturat e duhura për të trajtuar si duhet problemin e tij.

“Gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut mund të përkeqësohet më tej për shkak të disa ditëve që ai ka tashmë që është në grevë urie,” tha Koçi për BIRN.

“Udhëtimet e përditshme për analiza dhe marrja e terapisë po e përkeqëson edhe më shumë gjendjen e tij shëndetësore. Prandaj ai duhet të shtrohet në spital,” tha ai.

Lushtaku u burgos në maj të vitit të kaluar për krime lufte së bashku me dhjetë anëtare të tjerë të celulës “Grupi i Drenicës”, pjesë e UÇK-së gjatë kohës së luftës.

Ai u dënua me 12 vjet burg për vrasjen e një civili shqiptar me plumb në kokë në një vendndodhje të papërcaktuar në shtator të vitit 1998.

Lushtaku ishte në spital dy herë gjatë gjyqit të tij u zhduk përkohësisht të dyja herët.

Në maj të vitit 2014, Lushtaku u arratis nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë së bashku me dy të pandehur të tjerë pasi refuzoi të transferohej në një burg në qytetin verior të Mitrovicës.

Në shtator 2013, ndërsa Lushtaku merrte kujdes mjekësor në Prishtinë, ai u zhduk për disa orë dhe rojat nuk kishin asbnjë informacion mbi vendndodhjen e tij, raportoi gazeta Koha Ditore.

Pas kësaj, Lushtaku u transferua në një burg të sigurisë së lartë me urdhër të një gjyqtari të EULEX-it.

Etiketa: BIRNBurgEULEXgazetagjyqtarKosovëKrimekrime lufteLufteMitrovicëMjekmjekëprotesteSHshtatorSpitalvrasje
Tjetri
T’i japësh formë mjedisit të punësimit

T’i japësh formë mjedisit të punësimit

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.