AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Opozita maqedonase peshon mundësinë e kthimit te protestat në rrugë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski (majtas) dhe lideri i opozitë Zoran Zaev. Foto: Beta.

Social Demokratët në opozitë thanë se të gjitha mundësitë janë të hapura, përfshirë rikthimin në protesta, pasi partitë qeverisëse bënë të hënën presion që zgjedhjet të zhvillohen në prill.

Emil Dimitriev dhe Gjorge Ivanov | Foto: MIA
Emil Dimitriev dhe Gjorge Ivanov | Foto: MIA

Pasi partitë qeverisëse të Maqedonisë ditën e hënë në mënyrë të njëanshme zgjodhën një qeveri të re të përkohshme në parlament, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill, lideri i Social Demokratëve të opozitës, SDSM, Zoran Zaev, të martën tha se partia e tij duhet të vendoste ende për përgjigjen e saj.

“Përsa i takon pjesëmarrjes së ministrave nga radhët e opozitës në qeveri dhe në lidhje me lëvizjet tona të ardhshme, bordi dhe komiteti i partisë do të marrin një vendim në ditët në vazhdim,” tha Zaev për mediat.

Anëtarët e lartë të partisë kanë lënë tashmë të kuptohet mundësinë e protestave të ngjashme me ato të mbajtura në gjysmën e parë të vitit të kaluar.

“Shihemi te barrikadat,” postoi në Tëeeter zv/kryetari i SDSM-së, Damja Mancevski.

Ditën e hënë maxhoranca në parlament verifikoi dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski, votoi shpërbërjen e parlamentit dhe zgjodhi një qeveri të re të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE Emil Dimitriev, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të reja më 24 prill.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja, figura opozitare duhet të caktohen në poste të ndryshme të kabinetit të përkohshëm qeveritar, por, për shkak të një bojkoti të lajmëruar nga opozita, pjesëmarrja e ministrave të opozitës në qeveri mbetet ende e pasigurt.

Dy ministrat e përkohshëm të caktuar nga radhët e opozitës, Ministri i Brendshëm Oliver Spasov dhe Ministrja e Punës Frosina Remenski, nuk u prononcuan ditën e marftë.

Ata u përfshinë në qeverinë e re të zgjedhur ditën e hënë, por nuk ishin në parlament për të bërë betimet e tyre.

Sipas kushteve të marrëveshjes së krizës të arritur verën e kaluar, opozita duhet të ketë gjithashtu edhe tri zv/ministra, pjesëmarrja e të cilëve është gjithashtu e dyshuar.

Ndërkohë, partia në pushtet informoi shkurtimisht ditën e martë se nëse ministrat e opozitës abstenojnë nga rolet të tyre, kryeministri i përkohshëm do të marrë përsipër punët e tyre në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Punës.

Sipas Marko Trosanovski, kreu i Institutit për Demokraci, një think tank, lëvizjet e fundit të partive politike mund ta fusin Maqedoninë në një krizë politike edhe më të thellë.

“Hyrja në zgjedhje kur disa reforma kyçe nuk janë bërë ende është e pakta le të themi e papërgjegjshme. Çfarë më shqetëson në veçanti është se BE-ja po e mbështet këtë vendim. Me zgjedhjet, ne po destabilizojmë veten,” tha Trosanovski.

Ambasada britanike në Shkup tha se më shumë duhet bërë për të siguruar zgjedhje të besueshme, përfshirë pastrimin e listave elektorale, sigurimin e lirisë së medias dhe përfaqësimin e barabartë të partive.

Sipas ambasadës të gjithë partitë kryesore duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme për një rezultat pozitiv.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të bjerë dakord për zgjedhjet në prill nëse nuk kontrollohen siç duhet listat zgjedhore për votues fals dhe të sigurohet liria e medias.

Shumica e reformave rënë dakord në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja për t’i dhënë fund krizës politike në Maqedoni nuk janë zbatuar plotësisht ose janë zgjidhur vetëm formalisht, megjithëse afatet përfundimtare janë kaluar prej kohësh.

Etiketa: BEdemokraciGruevskiLiriaLiria e MediasMaqedoniMaxhorancaNikola GruevskiOpozitaparlamentPartiaProtestaProtestatPunëReformaSHShkupVendimVMRO DPMNEVotueszgjedhjeZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Nën çadrën e Bashkisë; 11 familje rome strehohen në ish-repartin ushtarak në Tufinë

Nën çadrën e Bashkisë; 11 familje rome strehohen në ish-repartin ushtarak në Tufinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.