AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Inteligjenca gjermane “e pagoi mirë disidentin kroat”

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Josip Perkoviç (majtas) dhe Zdravko Mustaç (djathtas) në gjyqin në Mynih. | Foto: Beta

Një ish-spiun gjerman në gjyqin për vrasjen e shefave të sigurimit jugosllav Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviç tha se një disident kroat që u vra po paguhej shumë mirë nga inteligjenca gjermane.

Josip Perkoviç (majtas) dhe Zdravko Mustaç (djathtas) në gjyqin në Mynih. | Foto: Beta
Josip Perkoviç (majtas) dhe Zdravko Mustaç (djathtas) në gjyqin në Mynih. | Foto: Beta

Rudolf Wollwerth, një ish-zyrtar i Shërbimit Federal Gjerman të Inteligjencës, BND, dëshmoi në Mynih të martën se ai ishte në krye të komunikimit me emigrantin disident kroat Stjepan Djurekoviç, i cili u vra në vitin 1983.

Sipas të dhënave të BND-së, Djurekoviç punoi për inteligjencën gjermane nga viti 1975 deri në vitin 1983, pak muaj para se të qëllohej për vdekje në një garazh pranë Mynihut, ku ai printonte materiale propagandistike anti-jugosllave.

Zdravko Mustaç, i cili ishte kreu i shërbimit të sigurimit të shtetit jugosllav (SDB) në atë kohë, akuzohet se ka urdhëruar vartësin e tij Josip Perkoviç të organizonte vrasjen.

Wollwerth pohoi se viktima duhet të ketë qenë i rëndësishëm për inteligjencën gjermane, duke qenë se “BND-ja po e paguante mirë Djurekoviçin”.

“Gjatë viteve që ai punoi për BND-në, Djurekoviç grumbulloi një sasi te madhe pasurie,” tha ai.

Ai shpjegoi se BND-ja e këshilloi Djurekoviçin të mos binte në sy, por ai nuk e ndoqi këtë këshillë dhe u bë aktiv në qarqet e emigrantëve kroatë.

“Djurekoviç besonte se BND-ja mund ta ndihmonte atë me botimin e librave në të cilët ai kritikonte regjimin jugosllav të asaj kohe,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se Djurekoviç u ankua se mendonte se po ndiqej nga dikush.

Ivan Bandiç, i cili punonte për degën e SDB-së të Mostarit nga viti 1987 e në vazhdim, dëshmoi gjithashtu të martën nëpërmjet një lidhjeje me video nga Bosnja dhe Hercegovina, ku ai është konsull kroat.

Bandiç u pyet në lidhje me pretendimet e bëra nga një tjetër ish-zyrtar i SDB-së, Ivan Lasiç, i cili i tha gjykatës në Mynih majin e kaluar se ishte detyruar të jepte dëshmi të rreme kur ai dëshmoi në vitin 1992 për një komitet të parlamentit kroat i cili hetonte krimet e kryera në ish-Jugosllavisë.

Lasiç pretendoi se zv/presidenti i komitetit, Boze Vukusiç, e rrëmbeu atë dhe e mbajti rob për 15 ditë me radhë në Mostar në qershor të vitit 1992, derisa ai pranoi të jepte dëshmi të rreme.

Vukusiç është gjithashtu një dëshmitar i rëndësishëm i prokurorisë në gjyqin e Mustaçit dhe Perkoviçit dhe i tha gjykatës në Mynih në janar të vitit të kaluar se Perkoviç u përpoq të mos e lejonte atë të hetonte vrasjet nga shërbimet sekrete jugosllave.

Gjykatësi e pyeti Bandiçin nëse një deklaratë që ai i dha të revistës kroate Globus, duke thënë se Vukusiç kishte rrëmbyer Lasiçin ishte e vërtetë.

“Ky është një interpretim i lirë nga një gazetar dhe nga një intervistë të cilën unë nuk e autorizova. Informacionet që Vukusiç kishte rrëmbyer Lasiçi më erdhën nga palë të treta,” u përgjigj Bandiç.

Bandiç tha se ai “kurrë nuk kishte marrë informacione zyrtare” në lidhje me rrëmbimin, “vetëm thashetheme”.

Gjyqi do të vazhdojë javën e ardhshme, dhe seancat e fundit dëgjimore priten të mbahen në maj, edhe pse ato mund të zgjasin deri në korrik.

Etiketa: BosnjaBosnja dhe HercegovinagazetarGjykatëGjykatësGjyqikonsullParaQarqetSHvdekjevideoviktima
Tjetri
Gjykata e Prishtinës dënon me burg dy të akuzuar për terrorizëm

Gjykata e Prishtinës dënon me burg dy të akuzuar për terrorizëm

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.