AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mos i jepni Serbisë notë kaluese për krimet e luftës

Praveen MadhirajungaPraveen Madhiraju
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Vuçiç gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Foto: BETA.

Gjatë bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE, Brukseli duhet t’i bëjë presion Beogradit që të ndërmarrë masa konkrete për zgjidhjen e rasteve të krimeve të luftës, të ndjekë penalisht zyrtarë të lartë dhe të mos mbrojë më të dyshuarit për krime lufte.

Kryeministri Vuçiç gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Foto: BETA.
Kryeministri Vuçiç gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Foto: BETA.

Viti i ri shënoi kthesë të re në historinë serbe.

Bashkimi Evropian hapi së fundmi kapitujt e parë për pranimin e Serbisë, të kryesuara nga Kapitulli 35 – Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. Kjo rezultoi në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të nivelit të lartë mes dy qeverive. Por çfarë e justifikon Johannes Hahn dhe padurimin e BE-së për të hapur Kapitullin 23, që përfshin përpjekjet e Serbisë për të zgjidhur krimet e luftës?

Pa veprime konkrete nga ana e Serbisë – jo vetëm deklarata apo dokumente – Hahn dhe BE-ja rrezikojnë të zbardhin vuajtjet e dhjetëra mijëra viktimave dhe familjeve të tyre.

Të dhënat e dobëta të Serbisë për krimet e luftës

Ka një konsensus përsa i takon të dhënave të Serbisë për krimet e luftës.

Një raport monitorues i OSBE-së, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, raportet e Komisionit Evropian, Amnesty International,Human Rights Watch dhe Qendra për të Drejtën Humanitare kanë vënë re si më poshtë:

  1. Serbia ka ndjekur penalisht shumë pak çështje krimesh lufte dhe sidomos gjatë viteve të fundit.
  2. Është dhënë shumë pak llogari për të dyshuarit e nivelit të lartë.
  3. Programi i mbrojtjes së dëshmitarëve nuk i mbron dëshmitarët.
  4. Ndryshe nga vendet e tjera në rajon, nuk ka strategji formale për të ndjekur penalisht krime lufte.
  5. Çështjet e krimeve të luftës vuajnë nga ndërhyrjet politike.

Serbia së fundmi nxori një draft të Strategjisë Kombëtare për Krimet e Luftës.  Drafti përmendte disa nga shqetësimet e cituara më lart, por ka shumë pak prova se liderët dhe prokurorët serbë do të bëjnë ndonjë gjë më shumë me strategjinë sesa thjesht ta lënë atë të mbetet një kërcënim në letër.

Të dyshuarit vlerësohen dhe mbrohen

Edhe pse ata e kanë kalitur retorikën e tyre gjatë viteve të fundit, presidenti Tomislav Nikoliç dhe kryeministri Aleksandër Vuçiç kanë vazhduar një zakon 20-vjeçar për të mbrojtur dhe vlerësuar kriminelët e dyshuar dhe të dënuar për krime lufte.

Vitin e kaluar, Qendra për të Drejtën Humanitare me bazë në Beograd ngriti akuza të besueshme për krime lufte kundër shefit të shtabit Ljubisa Dikoviç.

Kryeministri Vuçiç sulmoi që para se ta lexonte dosjen, duke e akuzuar OJQ-në që po përpiqej “të shkatërronte” ushtrinë dhe vendin. Presidenti Nikoliç e mbështeti Vuçiçin duke i dhënë një medalje gjeneralit Dikoviç dhe duke i paralajmëruar prokurorët “të bëjnë kujdes me ato që gërmojnë në Serbi”.

Muajin e kaluar, qeveria dërgoi një aeroplan dhe dy ministra në Hagë për të marrë të dënuarin për krime lufte Vladimir Lazareviç dhe për ta kthye atë në shtëpi “me një mikpritje prej heroi”, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Lazareviç ishte përgjegjës për vdekjen e 11,000 shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e 700,000 të tjerëve.

Në mënyrë të ngjashme, Nikoliç dhe Vuçiç vazhdojnë të mbështesin Goran “Guri” Radosaljeviç brenda rangjeve të larta të Partisë së tyre Progresive.

Radosaljeviç është akuzuar për bashkëpunim në një sërë krimesh luftedhe operacionet e tyre për fshehjen e trupave, përfshirë edhe vrasjen e tri qytetarëve amerikanë – Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

Herë pas here, kryeministri Vuçiç ka shkelur premtimet për të zgjidhur çështjen e vëllezërve Bytyqi, në të cilën jam i përfshirë si këshilltar i familjes së djemve të vrarë.

Prokurorë me ndikime politike

Institucionet serbe kanë problemet e tyre.

Prokurorët e krimeve të luftës kanë pohuar në forume publike se ata nuk mund të ndjekin penalisht njerëz që urdhëruan dhe morën pjesë në mbulimin e disa krimesh lufte.

Arrestimet e fundit në lidhje me masakrën e Srebrenicës dhe paditë mbi krimet në Strpci mund të tregojnë një ndryshim, por duhen parë me skepticizëm. Thjesht merrni në konsideratë historinë.

Pasi raportet e medias dhe OJQ-ve shtrënguan dorën, prokurorët “hapën një hetim” për gjeneralin e dalë në pension Dragan Zivanoviç.

Një vit e gjysmë më vonë, nuk është ngritur ende asnjë aktakuzë.

Në mënyrë të ngjashme, prokurorët ngritën vetëm gjashtë padi të reja në vitin 2014. Secila prej tyre ishte kundër të pandehurve të nivelit të ulët dhe u ngritën pasi prokurorëve iu dha një dosje e plotë hetimore nga homologët e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për rreth një dekadë, prokurorët kanë folur herë pas here për bashkëpunimin e dyshuar të Radosaljeviçit në vrasjet e vëllezërve Bytyqi.

Pothuajse sa herë që mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë ka një takim të madh bilateral, prokurorët dhe zyrtarët të tjerë të sektorit të drejtësisë lajmërojnë shtypin se kanë gjetur “prova të reja” ose “kanë bërë progres”, por më pas i kthehen të njëjtit qëndrim.

Trendi i prokurorëve të ndikuar politikisht ka gjasa të përfundojë me daljen në pension të kryeprokurorit aktual. Muajin e kaluar, ministri i drejtësisë Nikola Selakoviç mbrojti haptazi një provë për zëvendësimin që është politikisht me leverdi për Partinë qeverisëse Progresive.

Koha për veprim

Johannes Hahn dhe BE-ja duhet të kërkojnë veprime dhe jo thjesht fjalë. Ministrat duhet të shkarkohen për servilosje ndaj kriminelëve të luftës.

Veprime të tilla u premtuan kur ministri serb u mbrojtjes bëri vërejtje të ashpra ndaj një gazetareje femër.  Sigurisht që të ofendosh viktimat e krimeve të luftës është e pafalshme.

Nikoliç dhe Vuçiç munden gjithashtu të shkëpusin lidhjet me zyrtarët që janë lidhur me krime lufte. Gjenerali Dikoviç dhe Guri Radosalvjeviç duhet të ndiqen penalisht e jo të mbrohen.

Nga ana e tyre, prokurorët dhe hetuesit mund të fillojnë të ngrenë më shumë aktakuza, aktakuza kundër zyrtarëve të nivelit të lartë dhe aktakuza për operacione mbulimi krimesh.

Momente të tjera historikë në procesin e Serbisë në BE u shënuan nga veprime të ngjashme konkrete, siç ishte dorëzimi i Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiçit në ICTY.

Serbia ka bërë një progres të konsiderueshëm në shumë fusha, por zgjidhja e krimeve të luftës nuk është një ndër to. Johannes Hahn dhe BE-ja nuk duhet ta kthejnë kokën nga ana tjetër.

Praveen Madhiraju është një avokat për të drejtat e njeriut në Uashington dhe këshilltar pro bono i BytyqiBrothers.org, dhe mund të gjendet tek@BytyqiBrothers.

Etiketa: AkuzaAmnesty InternationalBashkimi EvropianBEBeogradBosnjeBrukselidëshmitarëdosjeFushaHetimHuman Rights WatchKomisioneriKosovëKrimekrime lufteLufteMasaMedaljeOSBEpadiParaprogresprokurorQeveriaRadovan KaraxhiçrajonraportSerbiSerbiaSHShtetet e Bashkuaravuçiç
Tjetri
Ish të burgosurit e Guantanamos dërgohen në Bosnje dhe Mal të Zi

Ish të burgosurit e Guantanamos dërgohen në Bosnje dhe Mal të Zi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.