AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Luftëtarët serbë mohojnë vrasjen e 118 civilëve në Kosovë

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtëpi e shkatërruar në fshatin Qyshkë. Foto kortezi e gjykates suedeze.

Njëmbëdhjetë ish-luftëtarë e deklaruan veten të pafajshëm për krime lufte në fshatrat Ljubenic, Qyshk, Pavlan dhe Zahac në vitin 1999, por në sallën e gjyqit pati shpërthime zemërimi pasi prokuroria ndryshoi përsëri aktakuzën.

Shtëpi e shkatërruar në fshatin Qyshkë. Foto kortezi e gjykates suedeze.
Shtëpi e shkatërruar në fshatin Qyshkë. Foto kortezi e gjykates suedeze.

Pasi e ndryshoi disa herë aktakuzën gjatë gjashtë viteve të fundit që prej fillimit të gjyqit të 12 ish-trupave të Ushtrisë Jugosllave për vrasjen e më shumë se 118 shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, zyra e prokurorisë serbe të krimeve të luftës ngriti një tjetër akuzë të re ditën e hënë, duke shkaktuar shpërthime zemërimi nga disa prej të pandehurve.

Prokurori i krimeve të luftës Dragoljub Stankoviç tha se ai vendosi ta ndryshonte aktakuzën dhe pas kësaj gjykata mund të vazhdonte procedurat gjyqësore.

“Nuk është krejtësisht një aktakuzë e re. Është thjesht më gjithëpërfshirëse dhe pa detaje të reja të konsiderueshme. Doja thjesht ta bëja këtë proces më të lehtë për të gjithë,” shpjegoi Stankoviç.

Ai tha se një tjetër arsye për këtë ndryshim ishte që të kombinonte dy aktakuzat fillestare që ishin ngritur në kohë të ndryshme dhe përfshinin të njëjtat ngjarje – sulmet në fshatrat Lubenic, Qyshk, Pavlan dhe Zahac të Kosovës në prill dhe maj të vitit 1999, kur u vranë shqiptarë të Kosovës.

Megjithatë, vendimi i tij për të ngritur një akuzë të re shkaktoi protesta nga disa nga të pandehurit.

“Po më akuzoni për gjithçka. Kam gjashtë vjet këtu dhe nuk mund të vërtetoni asgjë. Kjo është arsyeja pse i ndryshoni vazhdimisht gjërat. Thjesht po trilloni gjërat,” tha në gjykatë Srecko Popoviç, një nga të pandehurit.

Më pas ai filloi të bërtiste se çështja ishte një padrejtësi e madhe, duke bërë që gjyqtari ta largonte atë nga salla e gjyqit.

Aktakuza e re zemëroi gjithashtu të pandehuritn Abdulah Sokiç, i cili u nxor gjithashtu nga salla e gjyqit nga gjykatësi se ofendoi prokurorin.

Të gjithë burrat e deklaruan veten të pafajshëm.

Aktakuza akuzon 11 ish-luftëtarët për vrasje, plaçkitje dhe tortura në katër fshatrat e Kosovës, me qëllim dëbimin e përhershëm të popullsisë etnike shqiptare nga zona.

Gjyqi fillestar nisi në dhjetor të vitit 2011 kur 12 burra u akuzuan për vrasje dhe plaçkitje në vetëm një prej fshatrave, në Qyshkë. Më vonë ajo u zgjerua për të mbuluar krimet e kryera në tri fshatrat e tjerë –Ljubenic, Pavlan dhe Zahac. Në vitin 2014, prokurori ngriti edhe një padi ndaj edhe tre personave të tjerë për vrasjet në Ljubenic.

Të njëjtin vit, grupi i parë i të pandehurve u dënua me një total prej 106 vitesh burg.

Por gjykata e apelit në Beograd e anuloi vendimin vitin e kaluar, duke e quajtur atë “të pakuptueshëm dhe kontradiktor”, dhe e dërgoi rastin për rigjykim.

Në rigjykim për të përshpejtuar procedurën, prokuroria i kombinoi të dyja aktakuzat, duke i bërë ato një çështje të vetme.

Megjithatë, me kalimin e kohës, edhe të pandehurit ndryshuar gjithashtu. Një nga të pandehurit u bë dëshmitar i mbrojtur. Ai aktualisht jeton në Gjermani dhe është gati të dëshmojë në këtë çështje.

Radoslav Brnovic, i cili fillimisht u lirua nga akuzat, vdiq, kështu që çështja kundër tij u mbyll.

Çështja kundër dy të pandehurve të tjerë gjithashtu u nda nga të tjerat.

Dejan Bulatoviç, i cili u dënua me 20 vjet burg, u sëmurë, kështu që çështja kundër tij do të vazhdojë kur ai të jenë në gjendje të marrë pjesë në gjyq.

Ranko Momiç, fillimisht u dënua me 15 vjet burg, aktualisht është në arrati, kështu që nuk mund të gjykohet ende.

Çështja konsiderohet si një nga më të mëdhatë ndonjëherë në lidhje me krimet e luftës në Kosovë në gjykatat e Beogradit, me seanca dëgjimore dhe gjyq fillestar që zgjati për katër vjet. Sulmi ndaj katër fshatrave dhe mbulimi më pas i këtij krimi janë hulumtuar në një dokumentar të BIRN; “Të Paidentifikuarit”.

Në gusht të vitit 2014, prokuroria serbe për krime lufte nisi një hetim ndaj Dragan Zivanoviç, ish-komandant i Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, për akuzën se s’kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet e shqiptarëve dhe shkatërrimin e shtëpive dhe pronave në katër fshatrat. Ai është gjenerali i parë në Serbi që po hetoget për krime lufte.

Megjithatë, deri më tani nuk është lëshuar asnjë padi.

Gjyqi do të vazhdojë më 22 shkurt.

Etiketa: aktakuzëBeogradBIRNBurgDokumentarGjermaniGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjyqGjyqiHetimKosovëKrimekrime luftekrimiLuftepadiProkuroriProkuroriaProtestaSeancaSerbishqiptaretorturaVendimivrasje
Tjetri
Tre emra, një varr dhe një mandat-arrest

Tre emra, një varr dhe një mandat-arrest

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.