AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Perceptimi i korrupsionit 2015: Shqipëria e fundit nga aspirantët në BE

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e Transparency International per perceptimin e korrupsionit

Një raport nga Transparency International ka regjistruar një përmirësim të lehtë të perceptimit të korrupsionit për Shqipërinë, megjithatë vendi ynë mbetet i fundit nga aspirantët e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Harta e Transparency International per perceptimin e korrupsionit
Harta e Transparency International per perceptimin e korrupsionit

Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë në Indeksin e Perceptimeve të Korrupsionit të Transparency International (TI) publikuar së fundmi. Kjo përbën një rritje prej 9.09 për qind nga viti 2012, kohë kur Shqipëria vlerësohej me 33 pikë. Në vitin 2013, Shqipëria pësoi një përkeqësim të korrupsionit të perceptuar me 31 pikë, në vitin 2014 vlerësimi arriti sërish 33 pikë.

Tre pikët e fituara në vitin 2015 e kanë renditur Shqipërinë në vendin e 88 nga 168 vende të analizuara.

Vlerësimi funksionon nga 0 në 100 pikë, 0 është përhapje shumë e gjërë e korrupsionit ndërsa 100 nënkupton se korrupsioni në vend nuk ekziston, megjithëse raporti pranoi se asnjë vend në botë nuk ishte i lirë nga korrupsioni.

Mesatarja e BE-së dhe Europës Perëndimore ishte 67 pikë, renditje e kryesuar nga Danimarka (91 pikë) si vendi më shembullor dhe Bullgaria (41 pikë) si vendi më problematik.   Klasifikimi mesatar i rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, ku bën pjesë edhe Shqipëria ishte 33 pikë, kryesuar nga Gjeorgjia me 52 pikë.

Me gjithë përparimin e saj me tre pikë nga viti i kaluar dhe pesë pikë nga renditja më e ulët, Shqipëria kategorizohet vendi i fundit krahasuar me aspirantët e pranimit në BE. Në këtë drejtim kryeson Mali i Zi me 44 pikë, Maqedonia dhe Turqia kanë 42 pikë dhe ndajnë së bashku vendin e dytë. Serbia ka siguruar vendin e tretë me 40 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e fundit me 36 pikë.

Përveç korrupsionit, çështjet e tjera më shqetësuese për vendet që aspirojnë për anëtarësim në Bashkimin Europian janë shkelja e të drejtave të njeriut dhe rekordi anti-korrupsion i qeverive.

“Nëse BE-ja konsideron korrupsionin atëherë [këto vende] kanë një rrugë të gjatë përpara,” tha për Euronews, Carl Dolan, drejtor i TI për zyrën e BE. “Por një trend shqetësues së fundmi është politika pragmatike që ka triumfuar mbi të drejtat e njeriut dhe rekordin anti-korrupsion të qeverive,” shtoi ai.

“E kemi parë këtë [përqendrimin te praktika politike dhe jo te morali] në negociatat mes BE-së dhe Turqisë. Në këmbim për bashkëpunimin mbi krizën e migracionit disa aspekte të qeverisjes dhe cilësisë së institucioneve janë anashkaluar. Nëse ky është rasti, mendoj se përbën lajm të keq për BE-në dhe për të gjithë fqinjët”, përfundoi ai.

Kosova nuk ka kryer asnjë përparim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, pasi mban 33 pikë për të tretin vit radhazi.

“Indeksi 2015 i Perceptimeve të Korrupsionit tregon qartazi se korrupsioni mbetet një plagë kudo në botë. Por viti 2015 ishte gjithashtu një vit kur njerëzit dolën në rrugë në protesta kundër korrupsionit,” deklaroi në raport kryetar i Transparency International, Jose Ugaz.

Indeksi tregon se 2 nga 3 vende në shkallë globale vlerësohen nën 50 pikë, ndërsa mbi 6 miliardë njerëz jetojnë në vende që kanë probleme serioze me korrupsionin.

“Njerëzit kudo nëpër botë dërguan një sinjal të fortë te ata që mbajnë pushtetin: është koha të zgjidhet problemi i madh i korrupsionit,” shtoi ai.

Etiketa: BEBullgariaDanimarkaEuronewsGjeorgjiaIndeksiKorrupsionKorrupsioniKosovakryetarMaliMali i ZiMaqedoniaProtestaraportRaportiSerbiashqipShqipëriaTransparency InternationalTurqia
Tjetri
Pa popull, ka pak shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Pa popull, ka pak shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.