AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Zgjimi shpirtëror

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Xhami në Kuturman, Çermenikë, fshati i lindjes së autorit dhe panorama përreth. | Foto: Vladimir Karaj.

Një fëmijëri në rrugët e besimit në një fshat të Shqipërisë komuniste.

Xhami në Kuturman, Çermenikë, fshati i lindjes së autorit dhe panorama përreth. | Foto: Vladimir Karaj.
Xhami në Kuturman, Çermenikë, fshati i lindjes së autorit dhe panorama përreth. | Foto: Vladimir Karaj.

Unë linda në një vend ku e përshpirtshmja qe e ndaluar. Besimi konsiderohej reaksionar në Shqipërinë e vitit 1982. Ai ndalonte progresin, të linte të prapambetur. Kështu, nën komunizmin e vijës së ashpër të Enver Hoxhës, besimi thjesht qe i ndaluar.

Shokët nga Sigurimi kontrollonin që të siguroheshin që askush të mos ndizte një qiri për shpirtin e të vdekurit, apo të agjëronte gjatë Ramazanit. Në praktikë, kishte vetëm një Zot dhe ai qe një burrë i moshuar me flokë të rëna me kostum në ngjyrë gri të lehtë i cili buzëqeshte në fotografi të retushuara të vendosura në dhomat e ndenjes të pothuajse çdo shtëpie, të çdo klase dhe çdo vendi pune.

Dukej sikur Hoxha po shikonte çdokënd nga përtej xhamit të fotografisë apo nga portretet e mëdha që shikonin nga sheshet e fshatrave.

Një ditë, ndoshta pasi komunizmi u rrëzua në vitin 1990, “fotografia e Zotit” në dhomën tonë të ndenjes u rrëzua dhe korniza u thye. Xhaxhai im e mori për ta riparuar, por gjyshi im i cili pinte duhan me llullë – një komunist por kurrë një mbështetës i ndalimit të fesë –  ndërsa numëronte tespijet nëpër gishta i tha: “Lëre. Zoti e rrëzoi atë”.

Regjimi i Hoxhës qe i pamëshirshëm në përpjekjet për të shtypur jetën shpirtërore por, si pothuajse çdo gjë tjetër që u përpoq të detyronte, edhe këtu ai dështoi. Në të vërtetë, fëmijëria në fshatin tim qe e mbushur me magji, përralla dhe fantazma.

Foshnjat që vdisnin pa pritur thuhej se në të vërtetë qenë dragoj të vegjël të lindur për të luftuar kuçedrat, më bënte të besoja halla ime, dhe ata ndalonin të merrnin frymë vetëm pasi dikush tjetër veç nënës së tyre ia shihte krahët prej dragoi.

Kur një lyth më doli në lëkurën e gishtit kur isha rreth pesë vjeç, nëna ime më dërgoi te një grua e moshuar e cila mund t’i “frynte lythit”. Mbaj mend afshin e frymës së saj në dorën time si dhe përshpëritjet e saj të çuditshme. Në një farë mënyre, lythi u zhduk pas pak ditësh dhe kjo eksperiencë qe pakrahasimisht më e mirë se sa të shkoje te dentisti.

Të gjithë ne qemë të frikësuar nga Lluka, përbindëshëshja e lumit që gllabëronte fëmijë të vegjël me kënaqësi. “Ki kujdes se Lluka do të të hajë!” na thonin. Ne nuk e pamë kurrë Llukën dhe ajo nuk gllabëroi asnjërin prej nesh, por është e sigurtë që ajo pati gllabëruar një apo dy fëmijë në kohën e gjyshërve tanë.

Edhe Zoti gjeti mënyrën për të hyrë në këtë vend.

Unë përjetova festën e parë fetare në këtë kohë, megjithëse mësova për kuptimin e saj fetar vetëm pasi u rrita. Ajo qe Dita e Verës. Ajo nderon një zanë – çdo 14 mars.

Vladimir Orel, një etimolog rus që hartoi një fjalor etimologjik të shqipes, mendon se fjala zanë është e lidhur me emrin latin të Dianës, perëndesha e pyllit, e gjuetisë, e hënës dhe e pjellorisë. Festa përfshinte rituale të ndezjes së zjarreve përreth fshatit dhe vendosjen e një plisi dheu në derën e shtëpisë.

I pari që çohej në mëngjes në shtëpi atë ditë duhej të lagte me ujë të gjithë të tjerët që qenë ende duke fjetur. Fëmijët zgjoheshin për të ngrënë ëmbëlsira, fruta të thata dhe një lojë një kopësht me katër arra të cilën gjyshja ime e quante vol, versioni ynë i lojës me zara.

Komunizmi nuk u përpoq ta ndalonte këtë ritual, megjithëse ne e kishim mësuar në shkollë se sa e gabuar qe supersticioni.

Njerëzit po festojnë Ditën e Verës me një piknik tradicional në kodrat e Krrabës pranë qytetit të Elbasanit | Foto: Vladimir Karaj.
Njerëzit po festojnë Ditën e Verës me një piknik tradicional në kodrat e Krrabës pranë qytetit të Elbasanit | Foto: Vladimir Karaj.

Ndërsa diktatura u rrëzua në fillim të viteve 1990, misionarë të të gjitha llojeve të denominimeve u derdhën në vend nga të gjitha anët e botës. Unë mbaj mend evangjelistët protestantë amerikanë që na mblidhnin së bashku ne fëmijët për të na shfaqur një film vizatimor mbi jetën e Jezusit në një kinema të improvizuar në qiell të hapur.

Nuk më ka mbetur shumë në mendje nga filmin por kujtoj që mbeta gojëhapur nga mënyra se si guralecët që hidhnim lart transformoheshin në xiza nga rrezet e dritës.

Organizatat bamirëse myslimane morën depon e patateve në krye të fshatit për ta kthyer atë sërish në një xhami funksionale, e pajisur me një minare të bardhë prej betoni. Librat e historisë tashmë përfshinin referenca për religjionin dhe ne na mësuan se si shqiptarët patën ndryshuar besimin shumë herë përgjatë shekujve. Në të vërtetë, edhe pse fshati im qe një fshat mysliman, dy vende aty quheshin: Te Kisha.

Religjoni tashmë qe i pranishëm në shumë mënyra të ndryshme. Festat e religjioneve kryesore u bënë ditë kombëtare pushimi – krishtlindje, dy bajramet e festuara nga myslimanët, pashkët katolike dhe orthodokse dhe viti i ri persian, Novruzi, i festuar nga bektashinjtë, lëvizja mistike myslimane që përbën religjionin e katërt më të madh në Shqipëri. Kaq shumë ditë pushimesh e bënë shkollën fillore më të lehtë.

Në moshën 14 vjeçare, unë lash shtëpinë e familjes për të vajtur në shkollë të mesme në një qytet. Ne ishim 10 djem te konvikti nga familje të ndryshme: myslimanë suni, bektashi, katolikë, orthodoksë dhe të krishterë evangjelistë. Konvikti më prezantoi me njerëzit pas këtyre besimeve të tjera pas atyre ditëve të pushimeve.

Për shumë vite tashmë, Shqipëria është krenuar me faktin se njerëzit nga besime të ndryshme kanë jetuar në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin, njësoj siç bëmë ne në konvikt në vitet 1990. Por shfaqja e një rryme jotolerante të Islamit përgjatë viteve të fundit ka vënë në provë këtë traditë bashkëjetese. A do të jemi ne në gjendje të jetojmë sëbashku në të njëjtën mënyrë gjatë viteve të ardhshme – njerëz nga besime të ndryshme dhe njerëz pa besim fare?

Kjo është pyetja që desha t’i jap përgjigje një artikullin tim të felloushipit.

Etiketa: besimduhanFamiljefotografikomunizmikrishtlindjeKuçmyslimaneNovruziPanoramaPashkëtPiSSHshqipShqipëriShqipëriaSigurimixhami
Tjetri
Tre shqetësimet që po fundosin tregjet globale

Tre shqetësimet që po fundosin tregjet globale

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.