AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Dështon Beauty Contesti; AMA bllokon licensat numerike për operatorët privatë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i AMA, Gentian Sala, duke folur gjatë një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Medias në vitin 2014. | Foto nga : LSA

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka anuluar procedurën e Beauty Contestit, duke sjellë vonesa të reja në procesin tashmë të zvarritur të dixhitalizimit.

Kryetari i AMA, Gentian Sala, duke folur gjatë një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Medias, në një seancë degjimore me drejtuesit e Autoritetit të Medias Audiovizive për Raportin e veprimtarisë vjetore të AMA per vitin 2014. | Foto nga : LSA
Kryetari i AMA, Gentian Sala, duke folur gjatë një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Medias, në një seancë degjimore me drejtuesit e Autoritetit të Medias Audiovizive për Raportin e veprimtarisë vjetore të AMA per vitin 2014. | Foto nga : LSA

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dështoi të arrinte kuorumin e nevojshëm prej 5 votash për shpërndarjen e licensave numerike për operatorët televizivë privatë, duke shtyrë në një afat të pacaktuar procesin e dixhitalizimit në Shqipëri.

Mbledhja e 1 shkurtit në AMA kishte në axhendë shqyrtimin e aplikimeve të operatorëve Top Channel, TV Klan, Digitalb dhe Supersport, por përfundoi me anulimin e Beauty Contestit-procedura që synonte të legalizonte operatorët ekzistues kombëtarë dhe numërikë në kuadër të dixhitalizimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, AMA publikoi vendimin e mosdhënies së licensave kombëtare të transmetimit numerik sipas procedurës së Beauty Contestit, pasi “nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licensave”.

“Dy prej anëtarëve, përkatësisht  z. Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe znj. Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni…Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015,” thuhet në njoftimin e AMA.

Beauty Contesti u shpall nga AMA më 23 prill 2015, por kjo procedurë u shoqërua me akuza për favorizim dhe paligjshmëri nga Vizion Plus dhe nga opozita. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se futja në garë e Supersport ishte kryer në shkelje të nenit 62 të ligjit të AMA, ku përcaktohen raportet e pronësisë.  Ky akt solli kundërshti nga operatorët e lënë jashtë garës dhe u bë objekt debati mes anëtarëve të AMA.

Mungesa e kuorumit në AMA për shkak të bojkotit 1 vjeçar të dy anëtarëve të propozuar nga opozita ishte një tjetër arsye e zvarritjes së trajtimit të aplikimeve të operatorëve.

I kontaktuar nga BIRN, kryetari i AMA, Gentian Sala tha se qëndrimi i dy anëtarëve Neza dhe Musta ishte i paargumentuar, ndërsa shtoi se Autoriteti do të ecë përpara tanimë me procedurën e garës së hapur.

“Argumenti i përdorur prej tyre nuk qëndron, pasi afatet janë djegur për shkak të mungesës së tyre dhe jo për ndonjë faj të operatorëve,” tha Sala.

Shqipëria është një ndër vendet e pakëta në Europë që ka dështuar të përmbyllë procesin e dixhitalizimit brenda afatit 17 qershor 2015, të përcaktuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve.

Transmetimi në sistemin analog e ka përballur vendin me disa ankesa të vendeve fqinje si Italia dhe Mali i Zi, për shkak të interferencave që operatorët shqiptarë u shkaktojnë rrjeteve të tyre.

Zvarritja e procesit të dixhitalizimit ka shqetësuar edhe zyrtarët e Brukselit, të cilët në progres-raportin e tyre të fundit i ka bërë thirrje Shqipërisë që ta përmbyllë sa më parë  këtë proces.

Me anulimin e Beauty Contestit, kryetari i AMA-s parashikon shtyrje të reja në kohë për licensimin e operatorëve privatë-një kosto kjo e shtuar mbi detyrimet që vendi duhet të përmbushë.

“Kostot janë të pallogaritshme dhe kjo jo për faj të operatorëve audiovizivë privatë,” përfundoi Sala.

Etiketa: AkuzaAMAAutoriteti i Mediave AudioviziveBIRNGentian SalaInvestigimItaliaKlankostoMaliMali i ZiMbledhjeMungesa e kuorumitOpozitaprogresSami NezajshqipShqipëriShqipëriaShtyrjeSuela MustaTop ChannelTV KlanVizion PLus
Tjetri
Gjyqi i “Baronit të drogës” në Kosovë përndjek politikanët në Ballkan

Gjyqi i “Baronit të drogës” në Kosovë përndjek politikanët në Ballkan

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.