AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Stacionet televizive të Beogradit dhe Zagrebit ndreqin marrëdhëniet e thyera

Ivana NikoliçSven MilekicngaIvana NikoliçdheSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Radiotelevizionet publike të Serbisë, RTS dhe Kroacisë, HRT, të dyja të akuzuara për propagandë luftënxitëse gjatë viteve 1990, po bashkëpunojnë për një program, duke rigjallëruar lidhjet e periudhës jugosllave.

HRT building 620 480
Radiotelevizioni publik kroat HRT. Foto: BETA.

Një seri dokumentaresh  rreth  poetit kroat të shekullit 20, Tin Ujeviç, që do të transmetohet në Radio Televizionin Serb (RTS) dhe Radio Televizionin Kroat (HRT) në vitin 2017, është i pari projekt i përbashkët mes dy stacioneve televizive që prej përfundimit të luftës në vitin 1995.

Misko Milojeviç nga departamenti kulturor i RTS i tha BIRN se nuk është çudi që dy televizionet shtetërore po bashkëpunojnë sërish pas një pushimi prej dy dekadash.

“Në shumë mënyra ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Pastaj, Tin Ujeviç është një poet i rëndësishëm jugosllav që la shenjë në letërsinë dhe poezinë serbe dhe kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që ai të jetë qendra e bashkëpunimit të ri mes stacioneve televizive, si dikur,” tha Milojeviç.

RTS dhe HRT nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi vitin e shkuar dhe ky është i pari projekt i përbashkët i tyre, megjithëse shumë të tjerë janë planifikuar, shtoi ai.

Tin Ujevic ne vitet 1940. Foto: Wikimedia Commons/Matica hrvatska.
Tin Ujevic ne vitet 1940.
Foto: Wikimedia Commons/Matica hrvatska.

Ujeviç, subjekt i serive, që jetoi nga viti 1891 bë 1955, konsiderohet një nga poetët më të mëdhenj kroatë të shekullit 20. Ai ishte një kritik i madh i Perandorisë Austro-Hungareze, mbrojtës i një shteti të përbashkët mes serbëve dhe kroatëve dhe jetoi në Zagreb dhe Beograd.

Jasmina Bozinovski Zivalj nga HRT tha se të dy stacionet prisnin rezultate të mira nga bashkëpunimi i tyre i parë që kur lufta kishte përfunduar, që po filmohet në të dy kryeqytetet.

“Sigurisht, si dy televizione publike të mëdha, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin,” tha ajo.

Televizionet publike serbe dhe kroate qenë të dy shërbëtorë të përulur të regjimit të Beogradit dhe Zagrebit në vitet 1990.

RTS konsiderohej gjerësisht si një mjet i Sllobodan Millosheviçit gjatë qëndrimit të tij në pushtet. Selisë së tij, që shihej si simbol i autokracisë së Millosheviçit, iu vu flaka nga protestuesit gjatë protestave që rrëzuan liderin serb në vitin 2000.

RTS gjithashtu u bombardua nga NATO në vitin 1999, në një sulm që vrau 16 persona. Aleanca ushtarake Perëndimore argumentoi se Millosheviç po e përdorte median si një armë lufte.

Lidhja e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, NUNS, ngriti një padi në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të krimeve të luftës në Serbi në vitin 2009, kundër ekzekutivëve dhe gazetarëve nga disa media në vend, përfshirë RTS, duke i akuzuar ata si pjesërisht përgjegjës për konfliktin e viteve 1990.

Selia e RTS pas bombardimeve te NATO-s Foto: BETA.
Selia e RTS pas bombardimeve te NATO-s Foto: BETA.

Manipulimi i medias në përhapjen e urrejtjes kombëtare dhe fetare nxiti diskriminimin dhe armiqësinë e hapur, gjë që krijoi kushte psikologjike për dhunë dhe krime brutale në luftë,” pretendoi padia e NUNS.

Asnjë aktakuzë nuk është ngritur ende, por prokuroria e krimeve të luftës në Serbi ka publikuar një raport të titulluar “Fjalët dhe Krimet”, që përqendrohet në rolin e medias së vendit gjatë luftërave të 1991-92 në ish-Jugosllavinë.

Raporti citoi shembujt të propagandës nga RTS, si një incident kur një fotoreporter doli në një program televiziv për të folur rreth masakrës së 41 fëmijëve serbë në Borovo Naselje në Kroaci në nëntor 1991, një masakër që nuk ndodhi në të vërtetë.

Aktakuza nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, ICTY, kundër liderit serb, Sllobodan Millosheviç, pretendoi se ai “kontrolloi, manipuloi ose shfrytëzoi median shtetërore serbe për të përhapur mesazhe të ekzagjeruara ose false mbi sulmet me bazë etnike nga myslimanët e Bosnjës dhe Kroacisë kundër serbëve”.

Kjo, sipas ICTY, “synonte të krijonte një atmosferë të frikës dhe urrejtjes mes serbëve që jetonin në Serbi, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, që kontribuoi në largimin me dhunë të shumicës jo-serbëve, kryesisht myslimanët e Bosnjës dhe boshnjakët e Kroacisë, nga zona të mëdha të Bosnje-Hercegovinës”.

HRT gjithashtu transmetoi raportime të njëanshme nga fushëbetejat gjatë konfliktit.

“Pavilion 22,” një dokumentar i krijuar në 2002 nga drejtori kroat Nenad Puhovski, rikonstrukoi atmosferrën që HRT krijoi në gjysmën e dytë të 1991, kur lufta filloi.

Filmi përfshinte fragmente nga një raport i bërë nga gazetari i HRT, Zinka Bardiç, më vonë një këshilltar për marrëdhëniet me publikun i kryeministrit Zoran Milanoviç, që tregonte historinë e snajperëve serbë dhe spiunëve jugosllavë të dyshuar se operonin në Zagreb në vitin 1991.

Megjithatë akuzat në raport – që nuk tregonin snajperë të vërtetë – nuk ishin kurrë të arsyeshëm. Asnjë snajper apo spiun nuk u arrestua po hetua.

Kur lufta në Bosnje-Hercegovinë filloi dhe veçanërisht pasi nisi edhe konflikti mes forcave boshnjake të Kroatëve dhe forcave kroate, gazetari i HRT, Smiljko Sagolj u akuzua për njëanshmëri kur i quajti ushtarët, të burgosurit dhe civilët boshnjakë, “ekstremistë myslimanë”.

Në vitin 2011, bordi menaxhues i RTS lëshoi një kërkesë falje publike për “fryerje dhe gjuhë urrejtjeje”, në programet e tij kur Millosheviçi ishte në pushtet.

RTS pranoi se kishte “lënduar ndjenjat, integritetin moral dhe dinjitetin e shtetasve të Serbisë, intelektualëve të orientuar nga ndjenjat humane, anëtarëve të opozitës politike, gazetarëve kritikë, disa minoriteteve në Serbi, komuniteteve fetare në minoritet në Serbi, si dhe të shteteve të shteteve fqinje”.

Pasi RTS kërkoi falje zyrtarisht, Boris Paveliç, një gazetar kroat nga gazetaNovi List, e pyeti drejtorin Antun Vrdoljak të HRT në vitet 1990 për ta pyetur nëse radiotelevizioni publik kroat do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Vrdoljak u përgjigj se kjo as që mund të mendohej dhe e mbylli telefonatën duke i thënë Paveliç: “Shko në djall! Mirupafshim!”

Etiketa: BeogradBIRNBosnjeDokumentargazetarGjykataish-JugosllaviJugosllaviKrimeKroaciLuftaLuftemarrëveshjeMediaMillosheviçminoritetNATOpadiProkuroriaraportRaportiSerbiSHSllobodan MillosheviçSpiunëSulmTelevizionetZagreb
Tjetri
Pedagogët e Universitetit të Tiranës i bashkohen studentëve protestues

Politika e të riut dhe të vjetrit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.