AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aktivistët shqiptarë luftojnë për të mbrojtur kanionin nga hidrocentrali

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Mjedisi, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kanioni i Nivicës. | Foto kortezi: Fation Plaku

Aktivistët mjedisorë deklaruan se do të vijojnë të protestojnë kundër planeve për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë.

 

Kanioni i Nivicës. | Foto kortezi: Fation Plaku
Kanioni i Nivicës. | Foto kortezi: Fation Plaku

Aktivistët mjedisorë thonë se do të organizojnë protesta të reja kundër një vendimi të qeverisë për të lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në një nga lumenjtë e fundit të “egër” të Europës.

Ministritë e ndryshme përfshirë Ministrinë e Kulturës, kanë dhënë miratimin për ndërtimin e hidrocentralit Driza 1 në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë pavarësisht shqetësimeve për pasoja të mundshme për trashëgiminë arkeologjike dhe natyrore.

Aleanca për Mbrojtjen e Lumenjve, një organizatë jofitimprurëse, pritet të protestojë javën e ardhëshme kundër vendimit.

Ekspertët thonë se kanioni i Nivicës ka potencial të lartë për zhvillimin e turizmit, duke paralajmëruar se e gjithë zona duhet të mbrohet edhe si zonë arkeologjike që përmban mbetje nga lashtësia.

Lavdosh Ferruni, një aktivist mjedisor, i tha BIRN se ata do të bëjnë çfarë të munden që të shpëtojnë bukurinë natyrore të kanionit të Nivicës nga shkatërrimi.

“Përfitimet e Shqipërisë nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël nuk mund të krahasohet me vlerat turistike të këtyre kanionëve dhe të zonës së Kurveleshit,” tha Ferruni.

Ai shtoi se priste që banorët vendës nga rajoni ta mbështesnin protestën.

Ai beson se hidrocentrali në zonë jo vetëm që ka potencialin për të dëmtuar zonat arkeologjike të identifikuara por do të prekë edhe rrjedhën natyrale të lumit në Vjosë si dhe në degët e saj.

“Hidrocentrali në këtë zonë mund të prekë rrjedhën natyrore të Vjosës, i cili konsiderohet si lumi i fundit i egër në Europë, duke dobësuar rrjedhën e saj dhe duke dëmtuar speciet unike të peshqve që banojnë në këtë lumë,” tha ai.

Parlamenti Europian në rezolutën e saj mbi progresin e Shqipërisë në vitin 2014 i bëri thirrje Tiranës të rimendohet për planet për ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura të Shqipërisë, veçanërisht ato që prekin lumin Vjosa.

Hidrocentrali i propozuar i Nivicës kundërshtohet gjithashtu nga kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, i cili i tha BIRN se projekti do të shkatërrojë bukurinë që natyra ka krijuar përgjatë shekujve.

“Unë jam përfaqësues i qytetarëve të zonës dhe nëse ata kundërshtojnë projektin, edhe unë do ta kundërshtoj atë,” tha ai. “Unë nuk jam kundër hidrocentraleve por ato duhet të respektojnë mjedisin dhe zonat e mbrojtura.”

Peçi, një përfaqësues vendës nga partitë e krahut të majtë të cilat kanë qeverisjen qendrore në Shqipëri, tha se hidrocentrali bie në konflikt me idenë e krijimit të një parku kombëtar në zonën e Bençës dhe Kurveleshit në Shqipërinë e jugut.

“Ne kemi krijuar një grup pune që po përgatit projektin për krijimin e një parku kombëtar në këtë zonë dhe së shpejti do ta miratojmë atë në këshillin e bashkisë,” tha Peçi.

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëBIRNkonfliktLavdosh FerruniLumimbetjeParlamenti EuropianpasojaProtestarajonishqipShqipëritërmetTiranëVendimiVjosaZonat e Mbrojtura
Tjetri
Televizioni publik i Bosnjës në krizë financiare, rrezikon mbylljen

Televizioni publik i Bosnjës në krizë financiare, rrezikon mbylljen

Komente 1

  1. GamGara2 says:
    10 years më parë

    Evropa është ndalur të gjitha hidrocentrale të vogla. Për shkak se ata kanë pak kontribut në kërkesën e përgjithshme. Filozofia është ‘Që me kontributin e pakët, më mirë të mos dëmtojë mjedisin.’

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.