AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Media Watch

Televizioni publik i Bosnjës në krizë financiare, rrezikon mbylljen

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Artikull kryesor Media Watch, Artikull kryesor Rajoni, Media Watch, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e BHRT në Sarajevë | Foto: BiHVolim for Wikicommons

BHRT, televizioni publik i Bonjës dhe Hercegovinës, po përballet me vështirësi ekstreme financiare, paralajmëroi bordi i drejtorëve të tij, duke shtuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje, kompania mund të detyrohet të mbyllet.

Ndërtesa e BHRT në Sarajevë | Foto: BiHVolim for Wikicommons
Ndërtesa e BHRT në Sarajevë | Foto: BiHVolim for Wikicommons

Radio Televizioni Publik i Bosnjës dhe Hercegovinës, BHRT po vuan vështirësi financiare ekstreme, gjë që e ka bërë të vështirë mbajtjen në këmbë të strukturës së tij dhe që mund të sjellë ndërprerjen e transmetimeve, bëri të ditur administrata e televizionit.

“Situata jonë është kritike: ne nuk mund të mbulojmë shpenzimet tona as për energji elektrike apo gaz, pa përmendur 5 milionë eurot që ne duhet t’i paguajmë Bashkimit Europian të Televizioneve,” deklaroi Belmin Karamehmedovic, drejtor i televizionit për BIRN.

“Nëse nuk gjejmë një zgjidhje për financat tona, ka rrezik konkret që BHRT të zhduket, gjë që do ta bëjë Bosnjën dhe Hercegovinën vendin e vetëm në Europë pa televizion shtetëror,” shtoi  Karamehmedovic.

Menaxhmenti deklaroi se problemi kryesor është rënia e vazhdueshme e të ardhurave nga taksat, të cilat duhet të përbëjnë burimin më të madh të parave për të.

“Është një problem që ka vijuar prej vitesh. Të ardhurat nga taksat po bien me gati 2 milionë euro në vit,” tha Karamehmedovic.

Çdo pronar televizori në Bosnjë duhet të paguajë rreth 3.8 euro taksa për televizionin publik por vetëm gjysma e popullsisë aktualisht e paguan këtë, sipas të dhënave të publikuara nga Aljazeera Balkans.

Deri tani, taksat për televizionin publik janë mbledhur përmes faturave të tre kompanive të telefonisë fikse. Por gjatë viteve të fundit, boshnjakët kanë hequr dorë nga telefonia fikse në favor të televfonisë celulare, gjë që ka zvogëluar në vijimësi të ardhurat e BHRT.

Javën e kaluar, menaxhmenti lëshoi një deklaratë ku thuhej se stacioni kishte bërë sakaq çfarë mundej për të ulur kostot.

“Kostoja e burimeve njerëzore është reduktuar me një milionë marka të konvertueshme, (500 mijë euro) në krahasim me vitin 2015 dhe ne sakaq kemi shkurtuar të gjitha shpenzimet e mundshme pa dëmtuar punën tonë të përditshme,” deklaroi televizioni, i cili bëri thirrje për reforma të shpejta në sistemin e televizonit publik për të siguruar financime të qëndrueshme.

Menaxhmenti i kompanive në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që taksat për BHRT të zhvendosen te faturat e energjisë elektrike të popullsisë.

Pavarësisht kërkesave të saj, një rishikim i shpejtë i ligjit për të gjetur mënyura të reja të mbledhjes së taksave duket i vështirë për t’u realizuar për shkak të sistemit të komplikuar politik të vendit.

“Qeveria jonë nuk është e shqetësuar për televizionin publik,” deklaroi Damir Smital, presidenti i sindikatës së punonjësve të BHRT për BIRN.

“Pagat po paguhen rregullisht për momentin,” tha Smital, “por ne duhet të gjejmë një zgjidhje që do të lejojë financimin e rregullt të televizionit,” shtoi ai.

Sindikata ka bërë thirrje për një protestë të punonjësve për të kritikuar si administrimin ashtu edhe mungesën e përgjigjeve nga institucionet.

Sipas Ministrisë së Komunikimit, gjithsesi, një zgjidhje pritet të arrihet brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

“Këshilli i Ministrave do të diskutojë projektligjin më 4 shkurt për ta zgjatur vlefshmërinë e sistemit aktual të financimit deri më 30 qershor 2016. Ndërkohë, gjatë pesë muajve të ardhshëm, qeveria do të bie dakord për një mënyrë të re për të mbledhur burimet për funksionimin e televizionit publik,” deklaroi sekretari i ministrisë Igor Pejic për BIRN.

Etiketa: AdministrataBashkimit EuropianBIRNenergji elektrikeEuroFinancatgazPagatPunëQeveriaReformarishikimrreziksindikatataksaTaksat
Tjetri
Siguri energjetike brenda kontinentit për Europën

Siguri energjetike brenda kontinentit për Europën

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.