AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Siguri energjetike brenda kontinentit për Europën

Anders Fogh RasmussenngaAnders Fogh Rasmussen
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto kortezi: Sam Beebe/Flickr

Varësia e Bashkimit Europian nga nafta e huaj ka vënë në rrezik sigurinë e saj, duke e lënë atë të varur nga importet që vijnë nga regjime të paqëndrueshme dhe autoritare. Europa duhet të rrisë prodhimin e vet të energjisë alternative – përfshirë bionaftën, një opsion që BE-ja e ka neglizhuar prej kohësh.

Foto kortezi: Sam Beebe/Flickr
Foto kortezi: Sam Beebe/Flickr

Bashkimi Europian është shumë i varur nga nafta e huaj. Për çdo 100 litra të konsumuar brenda BE-së, 90 për qind janë të importuar. Ndërkohë, prodhimi vendës i naftës po bie me shpejtësi, duke u reduktuar me më shumë se 50 për qind përgjatë dekadës së fundit. Për sa kohë BE-ja nuk ka ndryushuar kurs dhe nuk ka rritur prodhimin e energjive alternative – përfshiurë bionaftën, një opsion që është neglizhuar prej kohësh nga BE-ja – rreth 95 për qind të naftës së saj do të sillet tërësisht nga burime të huaja në vitin 2030, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Gjendja aktuale mbetet thembra e Akilit për BE-në për shkak se kjo nënkupton varësi nga importet nga vende të paqëndrueshme me regjime autoritare. Në vitin 2014, vendet anëtare të BE-së shpenzuan shifrën rrënqethëse të 271 miliardë eurove për importet e naftës bruto, e barabartë kjo me PBB-në e Bullgarisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë të marra sëbashku. Pothuajse gjysma e këtyre parave shkuan në Rusi, në Lindje të Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Kështu, jo vetëm BE-ja është e ekspozuar ndaj rreziqeve të ndërprerjes së furnizimeve globale por ajo po ndihmon edhe fuqizimin e qeverive autoritare si dhe të regjimeve armiqësore, gjë që nga ana vet e kufizon aftësinë e BE-së që t’i japë përgjigje efektive dhe të koordinuar kërcënimeve dhe provokimeve. Përpjekja e BE-së për të hartuar një strategji koherente politike dhe ekonomike për t’u përballur me sfidat që janë krijuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë si dhe ferri në Lindjen e Mesme janë shembuj të mirë ilustrimi për këtë.

Mbretëria e Bashkuar me vendimin e saj të fundit për të rritur shpenzimet për mbrojtje vë në dukje pranimin gjithnjë e më të madh të faktit se kapacitete më të fuqishme ushtarake nevojiten për të ruajtur sigurinë dhe sovranitetin e Europës. Por për psa kohë varësia e saj nga importet e huaja do të vijojë, BE-ja do të mbetet shumë më e dobët nga sa duhet të jetë. Gazsjellësi i propozuar Rryma e Veriut II – i cili do të sjellë edhe më shumë gaz nga Rusia për në Gjermani – duket se thjeshtë do ta përkeqësojë situatën.

Siguria energjetike e Europës ka gjasa do të marrë vëmendje në muajt e ardhshëm për shkak se viti 2016 do të jetë një vit tjetër i turbullt në politikën ndërkombëtare. Ky vit ka gjasa do të shënojë gjithashtu edhe plotësimin e Bashkimit Energjetik Europian, i cili është krijuar për të siguruar furnizime të përballueshme me energji miqësore me klimën. Për fat të keq, varësia e Europës nga nafta e huaj është lënë jashtë diskutimit. Komisioni Europian duhet të ofrojë drejtimin e duhur nëse vendet anëtare të BE-së do të duhet të zhvillojnë burime alternative të energjisë.

Energjia e rinovueshme nga era dhe dielli me siguri që mund të luajnë një rol në uljen e vulnerabilitetit energjetik të Bashkimit Europian. Burime të tilla sakaq po ndihmojnë për reduktimin e varësisë nga qymyri dhe gazi për prodhimin e energjisë elektrike. Gjithsesi, kur vjen puna te prodhimi i energjisë nga nafta – më së shumti për lëndë djegëse për makinat – gjasat janë që do të duhet të kalojnë edhe shumë vite para se era apo dielli të ofrojnë alternativa të vlefshme energjetike.

BE-ja duhet të ndjekë shembullin e vendosur nga ana tjetër e Atlantikut, ku vendet kanë punuar për të reduktuar varësinë e tyre nga nafta e huaj. Shtetet e Bashkuara, për shembull, ka krijuar incentiva për investime në lëndë djegëse alternative. Në të vërtetë, Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë për bioetanolin, i cili – krahas prodhimit të gazit me burime argjilore – ka ndihmuar në reduktimin e varësisë nga importet e huaja me së paku 25 për qind, ndërsa ka ulur emetimet e dioksidit të karbonit dhe ka krijuar vende pune.

Brazili gjithashtu ofron një shembull bindës, pasi ka punuar që nga krizat e naftës të viteve 1970 të reduktojë varësinë e vet nga energjia e importuar. Brazili sot është një eksportues neto i naftës dhe prodhuesi i dytë më i madh në botë i bioetanolit, i cili ka zëvendësuar më shumë se një të katërtën e diezelit që dikur përdorej në vend.

Për fat të keq, shumica e diskutimeve mbi politika përrreth bionaftës në Bashkimin Europian është dominuar nga argumentet e vjetëruara që e lidhin bionaftën me rritjen e çmimeve të ushqimeve. Ushqimet nuk duhet të përdoren për të vënë në punë makinat, argumentojnë kundërshtarët. Gjithsesi, sot, biokarburantet e përparuara nuk bazohen më në ushqime, por në mbetje nga industria, bujqësia dhe shtëpitë. Në fjalët e José Graziano da Silva, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës për Bujqësi dhe Ushqim të OKB-së, biokarburantet “mund të jenë mjete efektive për të rritur sigurinë ushqimore.” Nëse bëhet siç duhet, zhvillimi i tyre do të thotë “më shumë energji, më shumë ushqim dhe më shumë mirëqenie për të gjithë.”

Biokarburantet vrasin katër zogj me një gur: ajo përmirëson sigurinë energjetike, riciklon mbetjet, redukton emetimet e gazrave serë dhe prodhon vende pune (shpesh në zonat rurale). Kjo është arsyeja se pse zëvendësimi i naftës së importuar me energji të rritur brenda vendit është trashëgimia më e rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse që europianët e sotëm mund t’ia lënë europianëve të së ardhmes.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Homegrown Energy Security for Europe

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBraziliEnergjiaEuropagazGjermaniImportetinvestimeKomisioni EuropianmbetjeMbretëria e BashkuarmbrojtjenaftaOKBParaPBBProject SyndicatePunarrezikRusiRusiaSHShtetet e BashkuaraSiguriazogj
Tjetri
Kosova i kërkon Serbisë të hapë arkivat ushtarake

Kosova i kërkon Serbisë të hapë arkivat ushtarake

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.