AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kroacia përpiqet të mjekojë plagët në marrëdhëniet me Hungarinë

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Miro Kovac. | Foto: BETAPHOTO/HINA/Daniel KASAP/DS

Ministri i ri i jashtëm i Kroacisë u nis për vizitë në Budapest ndërsa qeveria e re e qendrës së djathtë po përpiqet të riparojë lidhjet e dëmtuara me Hungarinë pas mosmarrëveshjeve të thella në lidhje me krizën e refugjatëve si dhe me kompaninë e naftës INA.

Miro Kovac. | Foto: BETAPHOTO/HINA/Daniel KASAP/DS
Miro Kovac. | Foto: BETAPHOTO/HINA/Daniel KASAP/DS

Ministri i ri i jashtëm i Kroacisë, Miro Kovaç bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Hungarinë fqinje, vend me të cilin Kroacia ka një histori marrëdhëniesh të trazuara kohët e fundit.

Lidhjet mes qeverisë së djathtë hungareze të kryeministrit Viktor Orban dhe qeverisë së mëparshme të krahut të majtë të Kroacisë u përkeqësuan gjatë krizës së refugjatëve, pasi Hungaria vendosi tetorin e shkuar të ndërtojë një gardh me tela me gjemba në kufirin mes dy vendeve për të ndaluar refugjatët të hynin në këtë vend nga Kroacia.

Një problem tjetër mes dy vendeve është procesi i arbitrazhit mes kompanisë hungareze të energjisë MOL dhe shtetit kroat mbi të drejtat e menaxhimit të kompanisë së energjisë INA, në të cilën MOL ka 49 për qind të aksioneve.

Qeveria e re e qendrës së djathtë i drejtuar nga Bashkimi Demokratik i Kroacisë, HDZ, ka në plan të rikthehet te marrëdhëniet e mira me Hungarinë.

“Me disa vende fqinje – Slloveninë, Hungarinë dhe Serbinë – marrëdhëniet janë përkeqësuar gjatë krizës së refugjatëve. Ka pasur shumë ngritje zëri dhe dështime përgjatë vitit të fundit kur dallga e refugjatëve mbërriti në Kroaci,” deklaroi Kovaç të martën, para se të nisej për në Hungari për t’u takuar me homologun e tij Peter Szijjarto.

Ai tha se një prioritet i qeverisë në Zagreb qe “riparimi i marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve më të forta me fqinjët”.

“Kroacia dhe Hungaria janë dy vende fqinje, miqësia jonë është historike dhe është historikisht e fuqishme dhe në bazë të kësaj ne do të zgjidhim të gjitha problemet e hapura,” tha Kovac më vonë në Budapest.

“Ne dëshirojmë të zhvillojmë një aks të fuqishëm në Europën Qendrore dhe miqtë tanë në Hungari luajnë një rol të fuqishëm këtu,” shtoi ai.

Nga ana e tij, Szijjarto tha se nëse Europa Qendrore dhe Europa Juglindore nuk do të mbrohen siç duhet nga fluksi i refugjatëve, “atëherë do të kemi probleme të mëdha.”

Ministri hungarez shprehu gjithashtu kënaqësinë që opsioni politik i qendrës së djathë është tashmë në qeveri në Kroaci. “Jam i kënaqur që opsioni i tyre fitoi në Kroaci dhe kështu ju uroj ju Miro [Kovac] në veçanti, si kolegu im dhe të gjithë anëtarët e qeverisë së re të Kroacisë,” shtoi ai.

Dejan Jovic, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, i tha BIRN se qeveria e re mund të përmirësojë marrëdhëniet me Hungarinë.

“Ka dy kompomente këtu. I pari është ideologjik, për shkak se të dy vendet tashmë udhëhiqen nga qeveri nga e djathta,” tha ai.

“Ju madje mund të dalloni edhe se si shtypi i huaj komenton se Kroacia ka gjasa do të bashkohet me klubin e ashtuquajtur të demokracive “joliberale” të Hungarisë dhe Polonisë,” shtoi ai.

Përveç ngjashmërive ideologjike mes qeverive të të dy vendeve, veçanërisht në lidhje me propozimet për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, të dy vendet kanë gjithashtu objektiva politike të ngjashme, shtoi ai.

“Të dyja vendet mbështesin të ashtuquajturin “Boshti Adriatik-Balltik”, një degë e të cilit kalon përmes Hungarisë dhe drejt Detit të Zi,” tha ai, duke shtuar se të gjitha vendet në këtë rajon po kërkojnë për organizata alternative “në rast se gjërat në BE nuk shkojnë mirë”.

Krahas me Poloninë, Çekinë dhe Slovakinë, Hungaria është gjithashtu anëtar i Grupit të Vishegradit, i cili mbështet aktivitetet e përbashkëta të këtyre vendeve.

Jovic tha se disa nga këto vende po bëjnë tentativa drejt Rusisë, megjithëse jo të gjithë janë të bashkuar në politikën e jashtme në këtë pikë.

Ndërsa marrëdhëniet me Hungarinë ka gjasa do të bëhen më të mira, sërish ato nuk do të jenë ideale, paralajmëroi profesori, për shkak të mosmarrëveshjes mes INA dhe MOL, “e cila ka shkaktuar armiqësi mes publikut kroat drejt Hungarisë.”

Gjatë vizitës së saj dyditore në Hungari tetorin e kaluar, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic, e cila vjen gjithashtu nga radhët e të djathtës kroate, qe e ftuar speciale në një konferencë të Grupit të Vishegradit.

Në atë kohë, ajo tha se “Kroacia nuk i kontrollon kufijtë e saj”, rrjedhimisht duke sugjeruar se qeveria e qendrës së majtë në atë kohë nuk po e menaxhonte siç duhej situatën dhe duke mbështetur qëndrimit më të ashpër të qeverisë së Hungarisë.

Etiketa: AdriatikBEBIRNe djathtaEuropaeuropa juglindoreHungariKroaciKroaciaOrbanParaQeveriarajonViktor OrbanZagreb
Tjetri
Kroatët e vënë qeverinë në lojë me këngën “Hello” të Adele (Foto/Video)

Kroatët e vënë qeverinë në lojë me këngën “Hello” të Adele (Foto/Video)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.