AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia kërkon mjekun që akuzoi Thaçin për trafikim organesh

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Abuja, kryeqyteti i Nigerisë. Foto: Flickr/Jeff Attaway

Prokuroria serbe e krimeve të luftës i ka kërkuar Nigerisë të marrë në pyetje një mjek i cili ka akuzuar një guvernator shteti dhe ministrin e jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi për trafikim organesh.

Abuja, kryeqyteti i Nigerisë. Foto: Flickr/Jeff Attaway
Abuja, kryeqyteti i Nigerisë. Foto: Flickr/Jeff Attaway

Zyra e Prokurorit për Krime Lufte në Serbi të enjten tha se i kishte kërkuar Nigerisë të marrë në pyetje Philip Njemanze – një mjek i cili pohoi se politikani i Kosovës Hashim Thaçi dhe politikani nigerian Rochas Okorocha ishin të përfshirë në tregtinë e organeve të serbëve që janë zhdukur gjatë dhe pas luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Prokuroria ka nisur procedurën që do të mundësonte marrjen në pyetje të një personi i cili mund të jetë në dijeni të trafikimit të organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë,” tha prokuroria në një deklaratë.

Kërkesa erdhi pasi Njemanze, kryetar i Shoqatës Mjekësore Nigeriane, NMA, më 4 shkurt akuzoi Okorochan, i cili është guvernator i provincës Imo të Nigerisë, për trafikim organesh njerëzore  me bashkëpunëtorë në Kosovë, Turqi, Kroaci dhe vende të tjera.

“Për herë të parë në historinë e njerëzimit, një qeveri e ka deklaruar veten një kartel trafiku organesh. Qeveria e shtetit Imo po përdor objekte shëndetësore shtetërore për të lehtësuar një rrjet trafikimi organesh,” tha Njemanze në Owerri, kryeqyteti i shtetit Imo, thanë raportet mediatike.

“Bashkëpunëtorë të huaj të qeverive nga Turqia, Kosova, Kroacia dhe të tjerë janë tashmë këtu në Imo për të përsosur krijimin e rrjetit. Është një rrjet ndërkombëtar me Okorochan në krye të saj,” shtoi ai.

“Një ish-kryeministër i Kosovës është kreu i trafikut të organeve në Europë dhe ai është  mik i Okorochas,” vazhdoi ai.

Njemanze më tej pohoi se në udhëtimet e fundit në Turqi, Kosovë, Kroaci dhe vende tjera të Amerikës Latine dhe Azisë, guvernator kishte kryer trafik organesh në shtet.

Prokuroria serbe për krimet e luftës tha gjithashtu se deri më tani ka dëgjuar 160 dëshmitarë dhe shtoi se po bashkëpunon me EULEX-in, i cili ka dëgjuar më shumë se 200 dëshmitarë në Serbi.

Akuzat për trafik dhe marrje organesh për herë të parë u shfaq në një memo të shkruar në vitin 1999 nga gazetari amerikan Michael Montgomery, i cili hetoi dyshimin për trafik organesh nga luftëtarët e Kosovës pas luftës.

Ajo iu dërgua më pas Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut, i cili ishte autoriteti administrativ në Kosovë pas përfundimit të luftës.

Një raport i botuar në vitin 2011 nga raportuesi i Këshillit të Europës, Dick Marty, më pas tha se nuk kishte prova se grupet, përfshirë liderë të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, kanë qenë pjesë e një rrjeti marrjesh dhe trafikimi organesh, e cila operonte në një vilë në qytetin e Fushë Krujës në Shqipëri.

Pas raportit, BE-ja ngriti një grup pune që kreu një hetim trevjeçar në lidhje me këto pretendime dhe publikoi raportin e saj.

Ai th se kishte prova për të ndjekur penalisht zyrtarë të paidentifikuar të lartë të UÇK-së për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë rrëmbime dhe vrasje të kryera pas konfliktit të vitit 1999.

Këto zbulime siguruan bazë për ndjekje penale në gjykatën e re të krimeve të luftës, për të gjykuar zyrtarë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe vepra penale të pasluftës, e cila do të ngrihet në Hagë këtë vit.

Trafikimi i organeve nuk është përmendur drejtpërdrejt në legjislacionin e miratuar nga parlamenti i Kosovës që autorizon gjykatën e re të funksionojë.

Megjithatë, ai thotë se njerëzit mund të ndiqen penalisht për “nënshtrim të personave i përkasin një pale kundërshtare për gjymtime fizike, eksperimente mjekësore apo shkencore ose të të çdo lloji, të cilat nuk justifikohen si trajtime mjekësore, dentalë apo spitalore”.

Deri tani, një gjykatë në Kosovë ka dënuar pesë burra për pjesëmarrje në një rrjet të paligjshëm tregtimi organesh që merrte dhe shiste veshka njerëzish në klinikën “Medicus” pranë Prishtinës.

Së fundmi, një tjetër i dyshuar për trafikim organesh, një doktor turk Kenan Demirkol, u dorëzua në Prishtinë më 25 janar për të dhënë një deklaratë për prokurorët.

Në këmbim, Demirkol kërkoi heqjen e urdhër arrestit të nxjerrë nga Interpoli, i cili hyri në fuqi në vitin 2014. Ai akuzohet për trafikim organesh, së bashku me një mjek tjetër turk, Yusuf Sonmez, i cili mbetet ende i lirë.

Etiketa: BEDick MartyEULEXGjykatëGuvernatorHashim ThaçiHetimKosovaKosovëKrimekrime lufteKroaciKroaciaKrujëkryetarLufteMjekmjekëOKBprokurorProkuroriaPunëPunëtorQeveriaraportSerbiSerbiaSHshqipShqipëriTrafiktrafik organeshtrafikuTurqiTurqiaUNMIKvrasje
Tjetri
Pas kuintave në muze: Panik në Athinë dhe Beograd

Kriza pakufi, liderë batakçinj dhe mbrojtës të pashpresë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.