AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Çfarë ishin ustashët për ministrin kroat Hasanbegoviç?

Hrvoje SimicevicngaHrvoje Simicevic
10 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zlatko Hasanbegoviç. | Foto: BETAPHOTO/HINA/Damir SENCAR/DS

Është e vështirë të shikosh sesi Ministri i Kulturës i Kroacisë quhet “antifashist”, duke marrë parasysh natyrën e provave që e lidhin atë me ustashët.

Zlatko Hasanbegoviç. | Foto: BETAPHOTO/HINA/Damir SENCAR/DS
Zlatko Hasanbegoviç. | Foto: BETAPHOTO/HINA/Damir SENCAR/DS

Në tekstin e publikuar për një buletin pro-fashist në ditët e tij studentore në vitin 1996, Ministri i ri i Kulturës në Kroaci shkroi për luftëtarët fashistë ustashë të kohës së luftës si të ishin “viktima” dhe “martirë”.

Zlatko Hasanbegoviç qartazi i lavdëroi ustashët dhe mbështeti krijimin e Kroacisë së Madhe në revistën e përmuajshme “Shteti i Pavarur i Kroacisë”, e cila botohej në vitet 1990.

Ai është fotografuar në të me Mladen Schwartz, Velimir Bujanec dhe dhëndrin e ish-diktatorit fashist dhe liderin ustashë Ante Paveliç. Në një fotografi ai mban në kokë një kapele ustashe.

Kryeredaktori i atëhershëm i të përmuajshmes, Srecko Psenicnik, ishte dhëndri i Ante Paveliç, si edhe President i Lëvizjes Kroate Çlirimtare, HOP, një parti pro-ustashe e themeluar nga Paveliç.

Në vitin 1996, Hasanbegoviç shkroi të paktën dy artikuj për të përmuajshmen që propagandonte punën dhe idetë e Paveliçit dhe në mënyrë sistematike mohonte krimet e kryera nga shteti kukull i Paveliçit, Shteti i Pavarur i Kroacisë, NDH.

Si student i historisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Njerëzore, Hasanbegoviç shkroi rreth historisë së myslimanëve në Kroaci, duke theksuar rilindjen e tyre sociale dhe politike gjatë mbretërimit të Paveliçit dhe nën sundimin e NDH-së.

Në një koment të shkurtër, të ilustruar me fotografinë e hapjes së një xhamie në Zagreb, në të cilën shfaqet Paveliç në shoqëri të personaliteteve myslimane nga lëvizja e ustashëve, Hasanbegoviç kritikon ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës nga Kroacia.

Ai tha se përkrahësit e kësaj politike “po abuzonin me simbolet e nderuara dhe emrat e heronjve ustashë, eshtrat e të cilëve tani nuk po gjejnë paqe në varret e tyre nga turpi dhe mjerimi i ushtruar mbi ta pesëdhjetë vjet më vonë nga të ashtuquajturit pasuesit e tyre”.

Si alternativë për këta pasues të rremë, Hasanbegoviç ofron ustashët “heronj dhe martirë”, të cilët, njësoj si vetë autori, nxiten nga një dëshirë për të krijuar një Kroaci më të Madhe siç dëshironte edhe Paveliç.

“Në emër të atyre heronjve të vërtetë, të cilët dhanë jetën e tyre për atdheun tonë, ne, kroatët e vërtetë nacionalistë, myslimanët dhe katolikët e mashtruar dhe të mposhtur, duhet të ekspozojnë hipokritët dhe tradhtarët moralë për atë që ata janë vërtet, dhe t’i tregojmë popullit rrugën për të dalë nga ky tunel i errët drejt paqes, unitetit dhe tolerancës fetare, e cila mund të ndodhë vërtet vetëm në një atdhe vërtet të lirë dhe të bashkuar, që shtrihet nga lumenjtë e Mura, Drava dhe Drina deri në Adriatik,” shkroi ai.

Fragmente të shkrimit të Hasanbegoviçit në gazetën Shteti i Pavarur i Kroacisë. | Foto: Novosti
Fragmente të shkrimit të Hasanbegoviçit në gazetën Shteti i Pavarur i Kroacisë. | Foto: Novosti

Ministri është listuar si një shkrimtar i asociuar për botimin e NDH-së nga prilli deri në nëntor të vitit 1996, por paraqitet ai autor në numrin e muajit shkurt të NDH-së, si dhe në numrin e parë të shtypur në Kroaci pasi u botua jashtë shtetit për shumë vite.

Psenicnik, president i HOP, kishte arritur ta transferonte botimin e NDH-së nga Kanadaja në Kroaci, dhe e regjistroi HOP-in si një parti të ligjshme në Kroaci, pavarësisht se platforma e saj politike e lidhte atë me Lëvizjen Ustashe dhe akte terrorizmi.

Partia është ende aktive në Kroaci dhe ajo ende promovon axhendën politike të Paveliçit. Veprimtaria e saj nuk është e konsiderueshme, por sipas të dhënave të fundit, ajo ka 650 anëtarë.

Në paraqitjet e tij më të fundit, Hasanbegoviç e ka mohuar përfshirjen e tij të mëparshme me HOP-in. Megjithatë, në një prej fotografive të botuara në të përmuajshme “NDH”, ai përshkruhet si një “anëtar i ri i HOP”. Në fotografitë e tjera, ai përshkruhet si një anëtar i një partie të quajtur Të Rinjtë e Djathtë Kroatë, e drejtuar në atë kohë nga Velimir Bujanec.

Ai është fotografuar edhe në shoqërinë e Mladen Schwartz, një aktivist politik i krahut të djathtë që në vitet 1990 përkrahu një regjim fashist në Kroaci. Cilado qoftë natyra formale e lidhjeve të tij me partinë e Paveliçit dhe Bujanecit, e vërteta është se Hasanbegoviç ka pasur kontakte intensive sociale me disa nga anëtarët e tyre më të shquar dhe ka marrë pjesë në evente të organizuara nga e djathta radikale.

Fotografitë në gazetën e përmuajshme e vërtetojnë këtë. Ato tregojnë Hasanbegoviçin duke protestuar kundër Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 në Bosnje, duke marrë pjesë në përkujtimoren e Bleiburgut dhe duke pozuar në shëtitoren e Splitit me kapele ustashe në kokë.

Në Bleiburg, ai është fotografuar me përfaqësuesit e HOP dhe me Psenicnikun, autori i tekstit që shoqëron fotografitë. Në një raport nga Bleiburgu, të ilustruar nga kjo dhe fotografi të tjera me një sërë simbolesh ustashe, Psenicnik haptazi lavdëron lëvizjen ustashe.

Në Split, Hasanbegoviç pozon me pesë të rinjtë të gjithë të përshkruar si “nacionalistë të rinj” në përshkrimin e fotografisë. Midis tyre është Bujaneci, i cili në një intervistë të botuar shprehet se: “E ardhmja është e jona”, pak para zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 1995.

Në të tria fotot, Hasanbegoviç është në shoqërinë e Bujanecit, një njeri i cili më vonë do të bëhej anëtar i fraksionit të të rinjve të HOP-it, një përfaqësues i bordit të revistës NDH dhe oficeri i tyre i marrëdhënieve me publikun.

Në atë kohë, Bujaneci, i cili tani drejton programin televiziv “Bujica”, ishte një nga anëtarët e shumtë të Partisë Kroate të Djathtë HSP, dhe i Të Rinjve Kroatë të Djathtë, të cilët më pas u bashkuan me HOP-in. Dhëndri i Paveliç, Psenicnik, shkroi në NDH se kishte shumë arsye për transferimin e tyre masive te HOP-i, por se arsyeja kryesore ishte pakënaqësia ndaj faktit se të gjitha fotografitë e Paveliçit janë hequr nga të gjitha zyrat e HSP-së.

Më vonë, Bujanec u përpoq të distancohej nga e kaluara e tij neo-fashiste, sidomos nga pjesa që ka lidhje me të përmuajshmen NDH. Shoku i tij i asaj kohe, Ministri aktual i Kulturës, më vonë u bë i ftuar i shpeshtë në programin e tij televiziv, “Bujica”.

Ndërsa ishte i ftuar në program në vitin 2015, Hasabegoviç tha se qeveria nuk duhet të sponsorizojë më përkujtimoret në Jasenovac, dedikuar viktimave të regjimit ustashë, sepse ato nuk shërbenin për të përkujtuar viktimat, por për të rehabilituar komunizmin jugosllav.

Në vitin 1996, Hasanbegoviç u zgjodh kryetar i fraksionit të rinjve të Partisë Të Pastër Kroate të Djathtë, HCSP, dhe ndenji në atë pozicion deri në fund të vitit 1997. Një artikull në faqen e internetit të HCSP-së pohon se organizata fitoi shumë forcë dhe anëtarësim gjatë kohë së Hasanbegoviçit.

Partia në atë kohë drejtohej nga politikani Ivan Gabelica, i cili, pasi fitoi një vend në parlament, u largua nga HSP-ja dhe riaktivizoi anëtarësimin e tij në HCSP.

Gabelica i dedikoi vite të tëra pune politike rehabilitimit të ustashëve, duke pretenduar se interpretimi negativ i ustashëve duhet të shihet në dritën e historiografisë jugosllavo-komuniste. Habitusi i tij ideologjik ilustrohet mirë me faktin se Mladen Schwartz dhe Psenicnik e konsideronin atë si të vetmin person të denjë për të udhëhequr bashkimin e të gjitha partive ekzistuese të bazuara në mësimet e Starcevicit.

HCSP-ja përbashkët ideologjinë Gabelicës. Gjatë viteve 1990, HCSP-ja dhe HOP-i organizuar mesha katolike për të përkujtuar Paveliçin dhe sot e kësaj dite ata mbeten ndjekës të rregullt të meshave të tilla, të cilat zhvillohen rregullisht në kryeqytet. Ata kanë marrë pjesë rregullisht në demonstrata kundër paradës së homoseksualëve, si edhe në ato kundër organizatave jo-qeveritare që duan që një shesh në qendër të Zagrebit të marrë përsëri emrin që ka pasur dikur, Sheshi i Viktimave të Fashizmit.

Prirja e tyre drejt idesë së NDH-së është shprehur në shumë raste, qoftë kjo nëpërmjet përdorimit të përshëndetjes ustashe “Za dom spremni” (“Gati për atdheun”), bashkëpunimit të tyre me grupet neo-naziste si Jobbik-u hungarez , ose gjatë kohëve të fundit nëpërmjet videove promovuese në YouTube në të cilat ata tërheqin anëtarët e rinj me postera propagandistik nga epoka e NDH-së.

Ministri i emëruar së fundmi kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij politike në organizatat politike ekstremiste dhe kurrë nuk e ka distancuar veten nga kjo e kaluar. Në vend të kësaj, ai është përpjekur të sqarojë se deklaratat e tij përfaqësojnë relativizimin e Luftës së Dytë Botërore, duke pretenduar se të gjitha deklaratat e tij janë marrë jashtë kontekstit.

Megjithatë, konteksti është se Hasanbegoviç ishte një kontribuues i gazetës së përmuajshme të quajtur “Shteti i Pavarur i Kroacisë“, që ai ka lavdëruar ustashët nën autoritetin editorial të dhëndrit të Paveliçit, që ai i ka quajtur ustashët “heronj dhe martirë” dhe ai ka pozuar me kapele ustashe.

Kur u pyet së fundmi në lidhje me polemikat rreth Hasanbegoviçit, kryeministri Oreskoviç deklaroi se Hasanbegoviç ishte një antifashist dhe e përsëriti këtë deklaratë kohët e fundit kur tha se Hasanbegoviçi ishte në fakt “një antifashist i përkushtuar”. Pas zbulimeve më të fundit, mezi po presim të dëgjojmë edhe njëherë atë që kryeministri ka për të thënë në lidhje me këtë.

Etiketa: 1997AdriatikaktivistBosnjedemonstratae djathtafotografiheronjJasenovackatolikëKroaciKroaciakryetarmyslimanenazistepaktpaqeParaparlamentPartiapresidentPunëQeveriaraportSHSplitstudentTerrorizmiviktimaZagreb
Tjetri
Libri i ri jep një panoramë të zymtë për rumunët e Britanisë

Libri i ri jep një panoramë të zymtë për rumunët e Britanisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.